Shqiptarët shesin Haradinajn për të mbajtur Vuçiçin
Mbijetesa e Qeverisë Haradinaj e varur nga pezullimi i tarifës
Këtë titull e sheh tashmë në faqet online shqip, që i mëshojnë një ideje që e kërkon shkakun e krizës politike në Kosovë te vendimi i qeverisë së z. Haradinaj për vendosjen e tarifës 100% për mallrat serbe.
Video/Studentët - Veliajt: Propaganda juaj nuk mbulon vrasjen e Ardit Gjoklajt
Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, ka qenë sot në Qytetin Studenti për të folur për kushtet e konvikteve. Mirëpo disa studentë të pranishëm i janë kthyer z. Veliaj duke e akuzuar rëndë. Më poshtë video:
Haradinaj: Na kanë kërkuar të lëshojmë Veriun
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duket se po mbetet një ndër të paktët zëra që deklaron se është për ruajtjen e tërësisë tokësore të Kosovës. Në Tiranë dhe në Prishtin, të gjithë duket se janë dakord për shkëmbim territori dhe në këtë garë për t’ia pagëzuar edhe shekullin e 21-të me poshtërim shqiptarëve është edhe komuniteti ndërkombëtar.
Paralelet Bruksel-Tiranë
Jeta parlamentare e Brukselit e parë nga optika ime gjatë qendrimit tim në parlamentin europian dhe paralelet e hequra me parlamentarizmin shqiptar. Për vite të tëra të pluralizmit në Shqipëri, mendimi, këshillat dhe sygjerimet e Bashkimit Europian kanë qënë dhe mbeten baza nga e cila ne jemi përpjekur të ndërtojmë shtetin tonë. Politika shqiptare është munduar gjithnjë të shfaqi veten e saj më të mirë në arenën europiane, qëllim që pak herë ja ka dal ta arrijë. Nga ana tjetër Bashkimi Europian ka treguar gatishmëri për të ndihmuar vendin tonë në sfidat e veta.
Maduro: SHBA urdhëroi eleminimin tim
Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro ka akuzuar presidentin amerikan, Donald Trump se ka urdhëruar qeverinë dhe mafian kolumbiane për të vrarë duke shpërthyer me të tjera akuza ndaj kreut të Shtëpisë së Bardhë për orkestrimin e një grushti shteti që synonte ardhjen e Huan Guaidos në krye të Venezuelës.
54 të vdekur nga gripi në Rumani
Gripi po bën kërdinë në Rumani. Autoritetet shëndetësore janë në alarm pasi numri i të vdekurve ka shkuar në 54 .
Situata është shumë e rëndë, tha ministrja e Shëndetësisë, Sorina Pint gjatë një interviste për kanalin televiziv «Antena 3», duke iu referuar shpejtësisë së përhapjes së virusit të gripit. Sipas kritereve të vendosura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kriteri më i rëndësishëm për të shpallur epideminë e gripit, është konfirmimi i 1,500 rasteve për 100,000 banorë.
E ndjekin hallet e shifrave dhe borxhit
Beni iku ashtu siç nuk donte në fakt. Me dyshime të mëdha pas vetes dhe me për më tepër me besimin e thyer te kryeministri. Si të mos mjaftonte kjo, në diskutim po vihen edhe shifrat që ish-ministri i Financave la në tabelat e qeverisë. Ahmetaj përgenjeshtrohet nga FMN sa i takon nivelit të borxhit publik.
Zana Çela shkarkon Edi Ramën si ministër të Jashtëm (Ftesa)
Kush është ministër i Jashtëm, Edi Rama apo Genti Cakaj? De jure, i dekretuar është Edi por de facto në karrigen e ministrit qëndron Genti.
Këtë mesa duket do ketë patur parasysh edhe drejtoresha e Teatrit të Operas dhe Baletit Zana Çela kur ka përpiluar një ftesë të rezervuar për ministrin e Jashtëm të Shqipërisë për koncertin "Crescendo Musicale" që do mbahet në 3 shkurt dhe ku dirigjent do jetë Rafet Rudi.
Votimi dhe teknologjia, sa rrezikohen zgjedhjet europiane?
Sa i sigurt është votimi elektronik? Si ndikon teknologjia e aplikuar në masë të gjerë në procesin e votimit?
Një padi që nëse konfirmohet si e drejtë, duhet të çojë në pastrimin e Autoritetit të Dosjeve
Bëhet fjalë për një person, i cili nuk mund të jetë pjesë e institucioneve të drejtësisë së demokracisë për shkak të bashkëpunimit të tij me Sigurimin e Shtetit gjatë diktaturës. Por është e drejta e tij të ankohet në prokurori
Kështu është shprehur sot drejtoresha e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula, në lidhje me rastin e Bujar Sheshi.
