Zyrtare, Gruevski doli ilegalisht nga Maqedonia
Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski doli ilegalisht nga Maqedonia. Kryeprokurori i Përgjithshëm, Ljubomir Gioveski zbuloi në një konferencë për shtyp se ish-kreu i qeverisë nuk kaloi në asnjë pikë kufitare gjatë arratisjes për në Shqipëri.
Ai tha se gjatë hetimit ishin ishin dëgjuar disa dëshmitarë, por nuk dha detaje të tjera në mënyrë që të mos cënohej hetimi paraprak.
12 miljet e Greqisë në Jon hyjnë në fuqi në tetor
Ikja e ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias la disi pezull çështjet me Shqipërinë dhe në veçanti marrëveshjen e Detit. Ministri Alternativ i Punëve të Jashtme, Jorgos Katrougalos tha në një intervistë radiofonike se Greqia do të shpallë zgjerimin në 12 milje të ujërave territoriale në detin Jon, brenda këtij viti.
“Sigurisht që mbetet në fuqi, do ta bëjmë duke filluar nga deti Jon. Do të bëhet brenda mandatit të qeverisë aktuale, deri në tetor 2019”- tha Katrougalos për radio News 24/7.
Ministri serb i Mbrojtjes: Shqipëria e Madhe çon në luftë
Ministri i Mbrojtjes së Serbisë kërkon publikisht që vendi i tij të ripërkufizojë politikën ndaj bashkimit Europian. Sipas tij standardet e dyfishta që unioni po përdor në raport me Beogradin zyrtar e bëjnë të detyrueshëm ndryshimin e qëndrimit, ndonëse ka pranuar se nuk ka marrë mbështetjen e presidentit Aleksander Vuçiç për këtë propozim.
Foto/Shkolla në gjendje të mjerueshme në Malinat të Beratit
Këto foto janë raportuar nga banorët pranë platformës "Porta Vendore". Ato paraqesin kushtet e shkollës 9-vjeçare në Malinat të Beratit. Myku dhe lagështira "bëjnë ligjin" në një mjedis që nuk është i përshtatshëm për mësim.
Italianët grabisin me eskavator paratë e pensioneve (Video)
Grabitja që ndodhi të mërkurën në një autostradë të Barit është e denjë për një skenar hollivudian. Grabitësit përdorën një eskavator për të shqyer furgonin e blinduar ku nodheshin 2.3 milionë euro që do të shpërndaheshin për pensionistët.
Grabitja që ndodhi të mërkurën në autostradën që lidh Barin me qytetin e Materas. Fillimisht ishin dy trajlera që i prenë rrugën mjetit të blinduar. Më pas autorët neutralizuan 3 punonjësit e sigurisë dhe vunë në punë eskavatorin për të çarë më dysh furgonin. Në pak sekonda çekiçi hapi edhe kasafortën që kishte në brendësi 2.3 milionë eruo.
Kina ulet e para në "anën e padukshme të Hënës"
Sonda kineze Chang’e 4 është mjeti i parë i prodhuar nga njeriu që ka prekur sipërfaqen e Hënës në atë që quhet si pjesa e pasme e saj. Pra në atë pjesë që nuk duket asnjëherë me sy të lirë nga Toka. Ajo është ulur në basenin Aitken në Polin e Jugut që është edhe krateri më i vjetër, më i madh dhe më i thellë i Hënës.
20 artistët më ndikues të vitit 2018...Mungon Edi Rama!!!
Në mesin e dhjetorit të vitit 2018, Artsy, një platformë e njohur oline për zbulimin dhe mbledhjen e veprave të artit, publikoi një listë të atyre që i quan artistët më ndikues të vitit 2018. Në hyrje të shkrimit sqarohen edhe kriteret mbi të cilat është bërë kjo përzgjedhje që në përgjithësi merr në konsideratë inovacionin.
Air Force Juncket, qindra mijëra euro bileta në udhëtime private nga Presidenti i KE-së
Gazeta e njohur britanike “Daily Mail” ka publikuar tri ditë më parë një investigim mbi udhëtimet presidentit të Komisionit Europian, Jean Claude Juncker. Sipas raportit të saj, në 21 vizita zyrtare nga 43 të tilla gjithësej, Juncker ka udhëtuar me avion privat, ndonëse kjo është e ndakuar nga Komisioni përveçse kur nuk ka mundësi të tjera.
Maqedonia shpall epideminë e fruthit
Maqedonia shpall epideminë e fruthit në rajonin e Shkupit, pas regjistrimit të 6 rasteve të reja dhe pritjes së analizave për 6 raste të tjera.
“Jemi të detyruar të marrim një masë të përkohshme për të ndaluar pranimin në çerdhe, kopshte e shkolla të fëmijëve që nuk janë të vaksinuar”- tha ministri i Shëndetësisë.
Grek bëhesh, nuk lind!
Greqizimi i shqiptarëve ka qenë shpesh objekt diskutimesh në Shqipëri, formale dhe jo formale. Madje janë ngritur teori të ndryshme konspiracioni mbi qëllimin e vertëtë të dhënies së pensioneve në jug të Shqipërisë apo ndryshimit të emrave nga emigrantët. Gjithmonë nga analistë, gazetarë apo intelektualë të prapavijës që kanë denoncuar një fenomen sipas tyre me objektiva të qarta politike të Athinës.
