“Kadastra”, kryregjistruesi: Do sistemohen hartat e gabuara

Postuar në 14 Shkurt, 2019 14:43

Shkrirja e tre agjencive në një të vetme, konkretisht ajo e ALUIZNI-t, Hipotekës dhe Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, dhe projektligji i kadastrës kanë hasur në kontestimin e opozitës dhe presidentit Ilir Meta, me argumentin se do të shkaktonte një kaos me pronësinë, për shkak të hartës së re dixhitale. Por për kryeregjistruesin Valdin Pjetri, hartat e reja nuk do të krijojnë probleme pronësie, pasi bëhet fjalë për sistemim të hartave të vjetra. Po ashtu, Pjetri theksoi se shqetësim kryesor në Shqipëri është mosregjistrimi fillestar i 10% të pronave. 

Zoti Soreca, merrni një shtëpi me qera tek Astiri!

Postuar në 14 Shkurt, 2019 14:13

Në një intervistë për Deutsche Welle, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca ka thënë ndër të tjera se:

Greqi, Kammenos propozon qeveri të unitetit kombëtar me Karamanlis kryeministër

Postuar në 14 Shkurt, 2019 13:17

Ish-ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos ka propozuar së fundmi krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar në Greqi me kryeministër Costas Karamanlis. Sipas tij, kjo qeveri duhet të jetë alternativë nëse zgjedhjet e përgjithshme të këtij viti nuk prodhojnë një shumicë partiake të qartë.

Dozimi i duhur për të prishur një show që nuk hahet më

Postuar në 14 Shkurt, 2019 12:28

Ca spërka boje mbi fytyrën dhe xhaketën e kryeministrit të vendit janë bërë lajm i momentit. Fotot e shumta me fytyrën e përveshur të Edi Ramës ku dallohen dhëmbët e ngjyrosur me gjasë do të qarkullojnë gjatë dhe në lloj lloj memesh. Epoka e internetit, nuk ke çfarë bën.

Por akti në fjalë nuk ka kurrfarë dramaciteti që përpiqet t’i japë shumica. Edi Paloka mund të akuzohet penalisht e gjithfarë gjërash nga garda apo policia, por në fakt asgjë nuk ngre peshë.

Djali indian me "Sindromën e Volframit" (Video)

Postuar në 14 Shkurt, 2019 12:02

Hirsutizmi, ose "Sindromi i Volframit", është një çrregullim gjenetik që manifestohet nga rritja e tepërt e qimeve në të gjithë trupin. Në varësi të rritjes dhe shtrirjes së tyre mund të dallohet nëse është hirsutizëm total apo lokal.

Njerëzit me këtë simptomë janë identifikuar shumë shekuj më parë. Sot, fati i këtyre njerëzve nuk mund të jetë i njëjtë me ta, por sigurisht që gjërat nuk janë janë kaq të lehta, siç është rasti i një djali 13-vjeçar i cili jeton në Indi dhe ka të njëjtin çrregullim gjenetik.

E skuqën, e bënë me bojë(video)

Postuar në 14 Shkurt, 2019 11:58

Seanca e sotme parlamentare ka qenë e pazakonshme edhe për standardin shqiptar.

Deputeti demokrat Edi Paloka ka hedhur bojë mbi kryeministrin, pas qëndrimeve të këtij të fundit ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha, ndonëse përmes një deklarate për shtyp PD-ja thotë se akti lidhet me bullizmin e Ramës ndaj Palokës për mënyrën e të folurit të këtij të fundit.

Në sallë ndodhej edhe kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Telat Xhaferri.

Luftë hibride që 10 vjet më parë. “Guaido i trajnuar nga serbët e Otpor”

Postuar në 14 Shkurt, 2019 11:07

Juan Guaido u vetëshpall president i Venezuelës pas një takimi me zv.presidentin amerikan Mike Pence. Në media madje është shkuar se ai u vetëshpall pas një telefonate me Pence, por kjo mbetet në kuadër të dyshimit të madh që lidhet me sjelljen e Perëndimit pas puçit të tij ndaj presidentit të vendit, Maduro. 
Dje, agjencia ruse e lajmeve “Sputinik” citonte ambasadorin venezuelian në Moskë, Carlos Rafael Faria Tortosa sipas të cilit Guaido është rekrutuar 10 vjet më parë në Serbi. 

Morali i shimpanzesë

Postuar në 14 Shkurt, 2019 00:22

 

I dashur Palokë!

Miqësi shqiptaro-amerikane? Ndoshta na duhet një term tjetër...

Postuar në 14 Shkurt, 2019 00:03

Askush nuk mund ta cenojë miqësinë me SHBA

Ky është mesazhi i thjeshtuar që po lexohet në Kosovë pas letrës së zv.ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, Mathew Palmer.

Jashtë Kosovës...

Postuar në 13 Shkurt, 2019 19:10

Hashim Thaçi ka ardhur dy herë këto dy javë në Tiranë për dy intervista televizive. Ai I është drejtuar audiencës së Shqipërisë, por edhe të Kosovës me mesazhet e  veta politike mbi nevojën e marrëveshjes me Serbinë dhe çështjen e ndjeshme të kufirit. Presidenti i Kosovës nuk e ka përmendur në asnjë rast kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, e ka anashkaluar tërësisht duke lënë të lirë diskutimn mbi ndonjë rol hipotetik të z. Rama në këtë çështje.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS