Fotolajm/Protesta e PD-së para Kryeministrisë
Divorc Rama-Veliaj
Ka shumë aludime se kush qëndron pas protestës së studentëve ose më saktë kush po përpiqet ta përdorë atë në funksion të qëllimeve të caktuara politike.
Në të gjitha daljet apo reagimet e tij zoti Rama ka përmëndur Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin, por edhe aktorë të paspecifikuar që i ka emërtuar komshinjtë.
Spekullimet nuk kanë munguar se kujt i referohet zoti Rama me emërtimin komshinjtë. Dekriptimi lidhet me situatën dhe një aleancë të Monika Kryemadhit dhe Erion Veliajt kundër zotit Rama.
VOA: Pas kompanisë DH Albania fshihet biznesmeni Bashkim Ulaj
Në Shqipëri janë shtuar pyetjet rreth firmës së regjistruar në Delaëare të SHBA, Dunëell Haberman, e cila përmes falsifikimit të dokumenteve të regjistrimit kompani kishte arritur të siguronte dy kontrata me vlerë prej rreth 30 milionë eurosh nga qeveria shqiptare. Firma kryente biznes me emrin DH Albania dhe në regjistrat kombëtarë si përfaqësues i saj figuron 26-vjeçari Avdjol Dobi.
Kryeministri realizon përballjen e parë me studentët
Kryeministri Edi Rama ia ka dalë që të diskutojë me një përfaqësi studentësh që kanë qenë të ftuar në emisionin "Top-Show" ku është folur për çështjet e ngritura nga protesta. 14 mijë ndjekës live në faqen Facebook, dëshmojnë se interesi ka qenë shumë i lartë. Mbetet për t'u parë se çfarë do ndodhë, por duket se Kryeministri paradoksalisht ka ruajtur protestën në integritetin e kërkesave të shtruara.
Qelbi i partive në një protestë të pastër
Disa protestojnë te Ministria e Arsimit, disa në rrethrrotullimin e Zogut të Zi, disa te Kryeministra. Protesta e studentëve ka humbur kohezionin e fillimit, univokalitetin e saj për t’u shndërruar në fraksione protestash ku duken qartë duart e partive politike të opozitës. Qershia mbi tortë, deklarata e Kryeministrit Edi Rama, që nuk heq dot dorë nga protagonizmi:
Nga një bëhen dy protesta...
Protesta e studentëve ka diverguar në dy drejtime: njëri drejtim, i asociuuar me Lëvizjen për Universitetin, që mendon të vijojë protestën para Ministrisë së Arsimit dhe i dyti, nën drejtimin e këshillave studentorë që po planifikon bllokimin e akseve rrugore si p.sh kalimin te Zogu i Zi në Tiranë.
Një shans për Presidentin që të negociojë me studentët
Studentët duket se nuk pranojnë asnjë negociatë për kërkesat e tyre. Protesta ka hyrë në fazën e përdorimit në rastin më të keq dhe të anarkisë në rastin më të mirë, derisa asnjë prej poleve të saj nuk është i gatshëm të pajtojë këreksat me detyrimin që ato të kthehen në politika. Për të arritur këtë është e domosdoshme negociata që nuk kompromenton askënd.
Fotolajm/Qoftet e Lali Erit rivalizojnë protestën
Pas jelek-verdhëve, në protestë edhe studentët francezë
Në Francë protesta e jelek-verdhëve është pasuar nga një protest e studentëve që kundërshtojnë tarifat në universitete. Sipas France 24, politika franceze i ësghtë druajtur bashkimit të studentëve me punëtorët që nga viti 1968 kur edhe u sanksionua fundi politik i Charles de Gaul pikërisht nga protestat e studentëve.
Verifikime edhe për koncesionin e Thumanë- Kashar?
Pas skandalit me tenderin e Lotit 1 Të Unazës së Madhe, ku një shoqëri e themeluar me kapital 1 mijë lekë në muajin qershor dhe me dokumentacion të falsifikuar u shpall fituese, burime anonime nga MIE flasin dhe për verifikime të tenderit të rrugës Thumanë-Kashar. Kjo procedurë ka muaj që ka mbaruar dhe është shpallur fituesi por akoma nuk është firmosur kontrata. Arsyet për momentin nuk bëhen publike.