Kisha Ukrainase shpall Autoqefalinë
Ukraina zgjodhi Mitropolitin, Sergiy Dumenko si kreun e Kishës së re Autoqefale Orthodokse, duke shënuar shkëputjen historike me Rusinë, ndarje të cilën Kievi e konsideron të nevojshme për sigurinë dhe pavarësinë e vendit.
Presidenti ukrainas Petro Poroshenko tha në fjalën e tij se "Ukraina nuk mund të jetë territori kanonik i Kishës Ruse. Në nëntor të këtij viti Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës Ekumenike të Kostandinopojës, miratoi pavarësinë dhe autoqefalinë e Kishës Ukrainës"
Trafiku i Pornhub, çfarë preferojnë femrat (harta)
Cilat janë preferencat e femrave kur shikojnë pornografi? Trafiku i Porhub, jep të dhëna mbi preferencat e tyre
Sipas tyre, përqindja e grave që shikojnë pornografinë nuk është aspak e dominante. Nga 60 milion vizita në ditë, vetëm 24% e përdoruesve janë gra.
Sipas hartës botërore, seksi lesbik është i pari në renditje. Në veçanti, videot lezbike janë duke shënuar rekorde në Amerikë, shumicën e Evropës dhe Australisë.
https://www.pornhub.com/insights/womens-favorite-searches-worldwide
Asistent padish!
Lulzim Bashën e kemi parë të ngrejë zërin, të kërcënojë oligarkët, t’u thotë njerëzve të grisin teserat e LSI-së apo t’u shpojnë gomat pushtetarëve.
Personazhi që kishte objektiv shpalljen e Republikës së Re po bën rolin e opozitarit të thekur, duke denoncuar një e dy afera të qeverisë, por si gjithmonë ka mbetur te fjalët.
Francë, në protestë shfaqet edhe simboli i Marianne
Diversifikohen ngjyrat e protestuesve në Francë. Pas jelekëve të verdhë që prej pesë javësh kanë pushtuar vëmendjen e mbarë Europës, tani në rrugët e Parisit po protestojnë edhe femrat gjysmë të zhveshura në stilin e Marianës, simboli i lirisë, arsyes dhe rezistencës, që vjen që nga koha e Revolucionit dhe është realizuar si ilustrim më mirë nga Delacroix.
4 të vrarët e 21 janarit të shpallen dëshmorë të atdheut
Në komisionin e sigurisë po diskutohet projektligjin e ri për statusin e dëshmorit të atdheut. Zv. Ministri i mbrojtjes Petro Koci deklaroi për TemA Tv se ligji ri parashikon që të shpallen dëshmor të atdheut edhe 4 të vrarët në bulevardin dëshmorët e kombit në më 21 janar.
Lideri i PD pengohet me këmbët e veta (Video)
Partia Demokratike mblodhi Këshillin Kombëtar, për të votuar 170 anëtarët e rinj. Duke u kthyer përgjigje kritikave për mënyren e drejtimit të partisë, Lulzim Basha foli për hapje të saj, dhe për të mos u ndalur përballë çdo pengese që i del pëpara.
Basha sulmoi edhe qeverinë, ndërsa tha se Partia Demokratike do të vijë në pushtet vetëm me zgjedhje dhe jo me dhunë.
Kuvendi Kombëtar i Përrallave
I ulur në një radhë, ngjitur me Sali Berishën, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka luajtur edhe sot teatrin e liderit të ndryshimit. NJë lideri që flet me fjalë të mëdha për misionin e PD-së kundër krimit, kapjes dhe oligarkëve.
E ndërkohë që ai fliste në një podium të Kuvendit Kombëtar të PD-së, njeriu kryesor i saj, ishte Sali Berisha. Ai që i ulur ngjitur me beniaminin e tij dha mesazhin kryesor se Lulzim Basha nuk luan nga karrigia. Se ai është i zgjedhur dhe konfirmuar për misionin e ruajtjes së status quosë.
Përgjigje me pamje nga lart!
Për momentin peshorja e imazhit është në anën e kryeministrit sa i takon masës që vazhdon të ketë përballë nga ajo që nisi si protestë e studentëve, por që ditët e fundit duket se ka rënë në duart e PD-së.
Video/Java e pestë e protestave në Francë
Transferimi i tokave shtetërore, banorët e Lukovës: Më shumë se 270 ha janë pronë private
Duket se transferimi i 1472 ha tokë shtetërore drejt Ministrisë së Turizmit, me vendndodhje në zonën Vlorë –Sarandë, ka krijuar problemet e para. Vendimi i Këshillit të Ministrave me numër 708, i datës 22.11.2018 përcaktonte kalimin e pronës dhe regjistrimin në emër të Republikës në hipotekë, duke e shoqëruar të gjithë hapësirën me harta kufizuese.