Pakënaqësia po rritet, edhe hungarezët në rrugë

Postuar në 17 Dhjetor, 2018 17:02

Mijëra hungarezë dolën në rrugët e Budapestit për të protestuar kundër ligji të ri të punës, por edhe qeverisjen gjithmonë e më autoritare të kryeministrit të djathtë, Viktor Orban.

Ky ishte demonstrimi i katërt në një javë me pjesëmarrjen e partive të krahut të majtë, organizatave studentore dhe qytetarëve të opozitës të cilët kundërshtojnë qeverinë e konservatorit Orban.

Kandidat i vetes dhe i...LSI-së

Postuar në 17 Dhjetor, 2018 13:11

Sinqerisht mezi po pres fushatën. Dua të shoh çfarë alternativash të reja ka që edhe unë të mësoj dhe të shoh çfarë duhet të bëjmë më mirë

Kështu deklaroi në daljen e fundit në “E diela shqiptare”, kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj. Zoti Veliaj madje ka shtuar se ai e ka me shumë pasion punën që bën. Një deklaratë e cila lë të kuptojë se z. Veliaj e konsideron veten si kandidatin e Partisë Socialiste për zgjedhjet vendore të vitit 2019.

Lufta Civile mes mitit dhe të vërtetës në librat e historisë shqiptare

Postuar në 17 Dhjetor, 2018 11:56

Çdo popull e ka historinë e vet. Por, nëse një popull nuk e njeh historinë e vet, është e barabartë me atë sikur mos ta ketë fare atë. Më keq se një popull pa histori, i ka punët vetëm ai popull që brezave ua mëson historinë e rrejshme. Fatkeqësisht, shqiptarët bëjnë pjesë në këtë kategori. Nxënësit e studentët tanë vazhdojnë të mësojnë histori të rrejshme. Kjo është një fatkeqësi e madhe.

Vettingu fshin Gjykatën Kushtetuese. Bie edhe kryetari Bashkim Dedja

Postuar në 17 Dhjetor, 2018 11:44

Kolegji i Posaçëm i Apelit ka shkarkuar sot nga detyra kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja. Trupa e përbërë nga Ardian Hajdari, Luan Daçi, Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz arritën në përfundimin Bashkim Dedja nuk justifikon pasurinë dhe nuk ka nivelin e besueshëm për të vijuar detyrën.
Çështja erdhi në Kolegj pas ankesës së Komisionerit Publik pasi Dedja kishte kaluar provën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. 

Lufta që ribëri trupin e njeriut*

Postuar në 17 Dhjetor, 2018 02:33

 

Studentë, takojeni Kryeministrin. Mos kini frikë nga logoreja dhe gjatësia e tij!

Postuar në 16 Dhjetor, 2018 15:53

Për protestën e studentëve ka folur sot në gazetën “Dita” historian dhe studiuesi Pëllumb Xhufi, që qysh në hapje e quan atë një lajm të mirë, apo si të vetmen protest demokratiek të viteve të fundit. Sipas Xhufit përgjegjësia për shkatërrimin e universitetit fillon me Partinë Demokratike që e plaçkiti atë duke caktuar aty militantët e vet të përjetshëm. Por PS-ja nga ana e vet ka përgjegjësinë e vet sidomos me ligjin “Për Arsimin”, miratuar në vitn 2015.

200 shtete miratojnë manualin për Klimën

Postuar në 16 Dhjetor, 2018 13:07

Bashkësia ndërkombëtare aprovoi manualin që do t'i japë jetë marrëveshjes së Parisit për klimën, por pa objektiva më ambicioze për veprim të shpejtë kundër ngrohjes globale, pavarësisht alarmit se jeta në Tokë kërcënohet nga fatkeqësi.

Rregullat Zbatuese të Marrëveshjes së Parisit ishin objekt i një pune trevjeçare që u diskutua në 14 ditët e fundit në Katovicë të Polonisë. Ato përmblidhen në një tekst prej njëqind faqesh që përcakton se si duhet të zbatohet nga vendi, duke ofruar njëfarë fleksibiliteti për vendet në zhvillim.

Video/Protesta në Belgjikë kundër Paktit Global për Migracionin

Postuar në 16 Dhjetor, 2018 13:07

Gallup/Në Shqipëri duan të vijnë të paarsimuarit dhe pleqtë

Postuar në 16 Dhjetor, 2018 12:37

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, një ndër analistët e Gallup, Jon Clifton shprehet se tendenca e lëvizjes demografike në Shqipëri është shqetësuese jo vetëm pse njerëzit duan të ikin, por edhe sepse ata që duan të vijnë janë të paarsimuar dhe pleq. Me 60% të njerëzve që duan të ikin, vendi ynë renditet i katërti në botë për prirjen emigruese.

Demonët tanë dhe arti i justifikueshëm moralisht i Schiele

Postuar në 15 Dhjetor, 2018 22:14

Egon Schiele filloi të priste vajza adoleshente në studion e tij në Neulengbach, Austri, për herë të parë  rreth vitit 1910. Rreth tridhjetë milje nga Vjena, ai kishte një studio të vogël pikture me një kopsht nga mbrapa. Djemtë dhe vajzat, shpesh nga shtresat më të varfra, kalonin kohë atje me të dhe me të dashurën  e tij modele, Walburga Neuzil, të cilin ai e thërriste Wally. Schiele ishte vetëm njëzet vjeç atëherë. Wally ishte shtatëmbëdhjetë vjeçe. Mosha e lejueshme për marrëdhënie në atë kohë në Austri ishte katërmbëdhjetë (siç është sot) dhe lidhja e tyre nuk ishte ndonjë skandal.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS