Një avokati që tradhëton situatën kritike të Kryeministrit

Postuar në 22 Shkurt, 2019 00:54

Pasi ndau kufijtë e Serbisë dhe të Kosovës, gazetari polifunksional, Baton Haxhiu, po ndan edhe hartën politike të Shqipërisë. Në një falje në emisionin “Open” në Top-Channel, ai ka marrë rolin e ekspertit elektoral.

As dy, apo tri polare. Shqipëria është e ndarë në dy kampe

Postuar në 21 Shkurt, 2019 21:02

Në Shqipëri tanimë një gjë është konfirmuar pavarësisht leximeve të ndryshme: vendi është në krizë të thellë politike.

Sido që ta lexosh situatën, askush nuk mund të quhet objektiv nëse thotë se Shqipëria e sotme ka opozitën në krizë dhe qeverinë efektive. Për këtë mjafton të dëgjosh fjalimin kaotik të kryeministrit, i cili teksa referon zgjidhjet juridike kushetetuese të “mandatit legjitim”, vetëofrohet për zgjidhje politike që kalojnë nga dialogu me opozitën.

Video/Kronikani i Shqipërisë politike të para 21 shkurtit

Postuar në 21 Shkurt, 2019 19:26

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur sot për krizën politike, duke përshkruar rrjedhën e ngjarjeve që sollën në këtë situatë, por pa ofruar asnjë zgjidhje. Ndoshta edhe sepse ai nuk është më në kushtet të ofrojë diçka. Më poshtë videoja e konferencës: 

Me Sali Berishën kemi punuar në të zezë. Por ky as në të zezë dhe as në të bardhë...

Postuar në 21 Shkurt, 2019 17:23

Top-Channel ka përgatitur sot një kronikë për protestën e organizuar nga opozita duke intervistuar vetë njerëzit: Përse protestoni?

Kjo ka qenë pyetja që ka marrë shumë përgjigje. Të drejtat e mohuara, tatimet, vrasjet, përdhunimet, pra rendi në përgjithësi. Këto kanë qenë disa arsye. Por njëra ndoshta bën përjashtim, pasi sintetizon atë që është në fakt e vërteta e madhe poshtë cipës së propagandës. Një e vërtetë që shpjegon Shqipërinsë siç është:

Sondazhi/43% e qytetarëve të Kosovës mbështesin bashkimin me Shqipërinë

Postuar në 21 Shkurt, 2019 15:25

Opinioni në Kosovë është i ndarë në lidhje me opsionin e bashkimit me Shqipërinë. Në rast të arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë dhe njohjes de jure dhe de facto nga kjo e fundit, shqiptarët e Kosovës e mbështesin idenë e bashkimit me Shqipërinë në masën 43%.

Tallja publike, loja që nxjerr të fituar Trump*

Postuar në 21 Shkurt, 2019 15:22

Është gjerësisht i pranuar fakti se asnjë lider amerikan nuk ka bërë më shumë për komedianët e kombit sesa Donald Trump. Si biznesmen, ai ia ka dalë të ngrejë nga zero kompani të suksesshme. Por si president, ka nxitur një bum të vërtetë në industrinë e satirës. Ajo që njihet më pak – madje shpesh injorohet plotësisht – është mënyra me të cilën komedianët dhe komedia i kanë shërbyer Trumpit.

Kërpudha si simbol propagande

Postuar në 21 Shkurt, 2019 14:33

Që nga shkatërrimi i skulpturës së diktatorit Enver Hoxha, si rrallëherë më parë gjatë historikut të protestave në vend, qytetarë të pakënaqur, veç godinës së Kryeministrisë, sulmuan dhe dëmtuan edhe veprat e artit të ekspozuara në mjediset jashtë saj. Kështu ndodhi me skulpturën e ndriçuar të artistit Philippe Parreno, titulluar “Marquee” (“Tenda”) dhe skulpturën “Triple Giant Mushroom”, (“Kërpudha gjigante trepjesëshe”) e Carsten Höller. Bashkë me “Rilindjen”, dy skulpturat shënjuan periudhën e Edi Ramës si Kryeministër i vendit.

Vurkot e shekullit XXI

Postuar në 21 Shkurt, 2019 13:47

Shumëkush prej nesh e kanë lexuar komedinë “Pas vdekjes” të Çajupit. Në mos e kanë lexuar kanë parë vënien në skenë. Në këtë komedi është një personazh, një gazetar i gazetës “Rrufeja”, Vurkua – Zoti Vurko – që ndër të tjera ka si biçim zanati shkruajtjen e nekrologjive. 

Video/Kush u largua nga Kryeministria para se të mbërrinin protestuesit?

Postuar në 21 Shkurt, 2019 12:44

Alo Edi...Pip, pip, pip. Nuk të lë Ilir Zela

Postuar në 21 Shkurt, 2019 12:36

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka urdhëruar sot paradite bllokimin e thirrjeve hyrëse dhe dalëse nga aparatet celularë të paktën në zonën pranë protestës së opozitës. Po kështu u bllokua edhe komunikimi në internet në një akt të pakuptueshëm që cenon interesin e konsumatorit që këtu konsiderohet i njëjtësuar me protestuesin.

Ligji për Komunikimet Elektronike i jep të drejtë AKEP – në nenin 8 – të tij – që ndër të tjera të:

Pages

Subscribe to ResPublica RSS