Pse po falimenton telekomi i Kosovës?

Postuar në 02 Shkurt, 2019 00:14

Të arrish të zbresësh të hyrat e Telekomit të Kosovës nga 182.5 milionë euro në 70.2 milionë euro, kurse fitimin prej 97.7 milionë euro ta shndërrosh në humbje prej 51 milionë euro, duhet të jesh vërtet talent !

HEC i Skavicës do të ndërtohet nga shteti?

Postuar në 01 Shkurt, 2019 17:13

Tv Klan raporton sot se hidrocentrali i Skavicës do të ndërtohet me para publike nga Korporata Energjetike Shqiptare. HEC-i në fjalë do të shërbejë për konsumatorët fundorë dhe do të ndahet në dy njësi: Katundi i Ri dhe Skavica. Projekti ka nisur që në vitet ’70 dhe i shtohet heceve të tjerë në kaskadën e Drinit, Fierza, Komani dhe Vau i Dejës. 

Basha thirrje bankave: Mos financoni! Do i hetojmë dhe anullojmë PPP-të

Postuar në 01 Shkurt, 2019 15:12

Kryetari i Partisë Demokratike Lulëzim Basha ka përsëritur sërish sot paralajmërimin e tij se çdo kontratë e partneritetit publik – privat do të shfuqizohet. Në një takim me shoqatat e biznesit, Basha u ka bërë thirrje bankave që të mos financojnë kontrata të këtilla sepse ato do të jenë subjekt i ligjit antimafia të cilin PD-ja e ka premtuar se do të miratohet edhe për të fuqizuar sekuestrimin e pasurive që janë të paligjshme.

Haradinaj nuk tërhiqet. "Taksa do të mbesë deri në njohje"

Postuar në 01 Shkurt, 2019 13:49

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj duket i vendosur që të mos e heqë taksën 100% ndaj mallrave serbe, pavarësisht presionit të hapur amerikan dhe atij të BE-së. Sipas Haradinajt taksa nuk është vendosur kundër interesave amerikane, por atyre ruse dhe serbe meqenëse ka qenë Rusia dhe Serbia që kanë punuar që të tërhiqen njohjet për Kosovën.

Nuk u fye nga Berisha. Thjesht luftë ndaj Thaçit për të qenë Lajmi në Tiranë

Postuar në 01 Shkurt, 2019 13:09

Dje në mbrëmje kryeministri Edi Rama doli në një videokonferencë, apo videoselfie për të shfryrë kundër Sali Berishës dhe akuzave të këtij të fundit për familjen e z. Rama. Dalja e z. Rama u përcoll live në disa televizione, ndonëse jo e plotë.

Askush nuk gjeti ndonjë arsye të vërtetë se përse kryeministri i Shqipërisë, i cili e prishi keq gojën dhe në të vërtetë ja tha të gjitha ish-kryeministri në sallën e parlamentit, duhet të dilte në orët e mbrëmjes për të shpërfaqur një gjendje të vetën ku ngatërrohej realja me aktrimin.

DASH: Berisha, jo në listën e zezë të vizave

Postuar në 01 Shkurt, 2019 12:23

Departamenti Amerikan i shtetit ka reaguar për dyshimet e hedhura nga kryeministri Rama në parlament, për refuzimin e vizës amerikane për ish-kryeministrin Berisha.Në një koment për Gazetën Shqiptare  ky departament thotë se refuzimet e vizave për raste korruptive i publikon gjithmonë në faqen online. https://www.state.gov/j/inl/rls/prsrl/2018/index.htm.

Kushti publiçitar, a duhet të japë sqarime Ilir Meta? (Video)

Postuar në 01 Shkurt, 2019 10:44

Me një dalje në orët e vona në Facebook, kryeministri u përpoq të rregullonte disi imazhin e degraduar që prodhoi debati në seancën e parlamentit. Në morinë e deklaratave që u lëshuan pa doganë, kaloi si pa u vënë re një deklaratë e Berishës se  Ilir Meta e detyroi Edi Ramën të njihte djalin si kusht për kandidimin për kyetar bashkie.

Dueti i drogës dhe mushkonjave që duhet t'i kërkojë falje Shqipërisë

Postuar në 01 Shkurt, 2019 04:12

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo, ka dhënë dje një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan. Ndër të tjera, ambasadori është pyetur edhe për dukurinë e kanabizimit e cila identifikoi mandatin e parë të Rilindjes së Edi Ramës, kur në detyrën e ministrit të Brendshëm ishte Saimir Tahiri. Tha ndër të tjera, z. Cutillo:

Video/Dëgjojeni Kryeministrin. Po shpjegon gjendjen e vet

Postuar në 31 Janar, 2019 22:55

Hashim Thaçi harron në Prishtinë, Baton Haxhiun, "truprojën analitike" të ndarjes së Kosovës

Postuar në 31 Janar, 2019 21:15

Sot në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24 ka qenë i ftuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Zoti Thaçi vjen në Tiranë për të sqaruar para opinionit të Shqipërisë çështjen e shumëdebatueshme të marrëveshjes me Serbinë dhe korrigjimit të kufijve.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS