Akuza e parë publike për konçesionin e dokumenteve të identifikimit
Pasi kaluan pesë vjet përballje me akuza, skandale, dyshime dhe mashtrime të konfirmuara, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, ka menduar të thotë diçka për konçesionet. Këto kanë qenë temë elektorale e Partisë Socialiste, e cila premtoi se do t’i anullonte. Me të ardhur në pushtet, gjuha ndryshoi. Socialistët thanë se kontratat nuk zhbëhen sepse Shqipëria do të shkonte në arbitrazh. Kjo është e vërtetë padyshim.
Spastrimi në ARRSh nga të "pandehurit e mundshëm" për skandalin e DH Albania
Sot Top-Channel e pasuroi raportimin mbi shkarkimet në Autoritetin Rrugor Shqiptar me një video të kamerave të sigurisë që paraqisnin një situatë të paprecedentë. Një person me listë në dorë ndalonte që në institucion të hynin ata që mesa duket ishin shkarkuar, përfshirë edhe ish-drejtorin Afrim Qëndro.
Nikolas Geixh rizgjidhet në krye të Federatës Panepirote
Nikolas Geixh u rizgjodh kryetar i Federatës Panepirote te Amerikës në kongresin e 40-të që u mbajt në Clearwater të Floridas.
"Ne kemi zgjedhur një bord të përbërë nga “veteranë” të lindur në Epir dhe anëtarë më të rinj të cilët kanë lindur në Amerikë, por me ndjenja të forta për atdheun dhe traditat e prindërve të tyre"-shtoi ai.
Pafajësia e Bibës, Gjykata: Nuk provohet...elementi intelektual dhe ai volutiv
Në datën 15 shkurt Gjykata e Rrethir Gjyqsor Tiranë vendosi të pranojë kërkesën e Prokurorisë së këtij rrethi për pushimin e çështjes penale nr. 7581 të vitit 2018 ndaj Denar Bibës, akuzuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal.
Gjykata përmes gjyqtarit Erjon Bani ka çmuar se Biba është i pafajshëm për akuzën që i bëhet e që ka të bëjë me audiopërgjimin e kryer mes tij dhe Ledi Biankut, gjyqtar në Strasburg.
Gratë që rrezikuan jetën për të dokumentuar krimet e nazizmit
Një ekspozitë e re hedh dritë mbi punën e grave që rrezikuan jetën e tyre për të regjistruar mizoritë e nazistëve. Studiuesit thonë se këto gra janë lënë në hije nga kolegët e tyre meshkuj. Biblioteka “Wiener”, institucioni më i vjetër në botë i kushtuar studimit të Holokaustit, po gjurmon historitë dhe trashëgiminë që kanë lënë pas individë dhe institucione që mblodhën që në krye të herës provat e komplotit të shfarosjes.
Gjeni një fjali konsensuale për z. Cakaj!
Në 29 janar të këtij viti, Gent Cakaj ishte ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Të paktën për Teatrin e Operas dhe të Baletit.

Këto ditë, z. Cakaj është shndërruar në zëvendësministër me kompetenca të deleguara për ushtrimin e detyrës së Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme. Kaq fjalë nxë edhe formati A4.
Shkarkime masive në ARRSH: Nuk punuan mirë me PPP-të
11 punonjës, shumica prej të cilëve në nivele drejtuese janë shkarkuar nga detyra në Autoritetin Rrugor Shqiptar.
Respublica disponon shkresën urdhëruese të drejtoreshës Sonila Qato për shkarkimin e një punonjësi të Sektorit të PPP-ve, ndërkohë që burime nga Autoriteti thonë se ka patur largime në masë. Po kështu thuhet se ish-drejtorit të ARRSH-së, Afrim Qëndro i është ndaluar hyrja në institutcion.
Zyrtarisht i pandehur. A duhet të kërkojë falje kryeministri?
Prokuroria ka mbyllur hetimet për Saimir Tahirin.
Ish-ministri i Brendshëm do të paraqitet të enjten për t’u njohur me akuzat.
Krahas ish-ministrit të Brendshëm, në cilësinë e të pandehurit janë edhe 3 ish-zyrtarët e lartë të policisë së Vlorës: Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode.
Pak ditë më parë Gjykata i dha të drejtë Tahirit, i cili e ankimoi zgjatjen dhe me tre muaj të afateve hetimore. Hetimet për Tahirin nisën në tetor të vitit të kaluar me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe trafik të lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim.
Ta thellosh krizën duke refuzuar ta shpjegosh atë
Kriza aktuale politike ka risitë e veta në një fakt që bie në sy qartë: socialistët nuk janë më në gjendje të flasin hapur për shkaqet e saj. Kur themi socialistët me këtë nuk nënkuptohen ministrat e kabinetit, por ata njerëz që kanë një karrierë përfaqësimi dhe që nuk janë aktualisht në detyra funksionale. Dhe të mos jesh në gjendje të flasësh për krizën do të thotë që të mos arrish dot ta shpjegosh atë siç duhet dhe mandej ta përcjellësh këtë shpjegim te njerëzit që sidoqoftë kanë nevojë të kuptojnë diçka më shumësesa demagogjia e zakonshme.
(zv)Ambasadori i OSBE-së, as kuptohet dhe as kupton
Shkrimi i mëposhtëm është publikuar në gazëtën “Shqip” më 31 tetor 2012 me titullin: Ambasadori Wolfarth as kuptohet, as kupton. Autori është Andrea Stefani i cili sjell një koment kritik për ish-ambasadorin e OSBE-së në atë kohën, Eugen Wolfarth.
