Zbulimi amerikan/Turbo-fotosinteza te bimët rrit prodhimin me 40%

Postuar në 04 Janar, 2019 17:56

Shkencëtarët në SHBA ndërhynë në procesin gjenetik të fotosintezës natyrore të bimëve duke arritur ta përmirësojnë atë artificialisht, me qëllim rritjen me 40% të produktivitetit të bimëve. Bimët e kthejnë dritën e diellit në energji kimike nëpërmjet fotosintezës, por paralelisht kryejnë edhe procesin e njohur si  foto-respirim (frymëmarrje), i cili është një lloj anti-fotosinteze dhe e kufizon fatë në masën nga 20% deri në 50%.

"Lista e Shindlerit" trazon Gjermaninë (trailer)

Postuar në 04 Janar, 2019 16:58

Vendimi fillestar i një kinemaje në qytetin Hachenburg  të Gjermanisë për t’u ofruar bileta falas anëtarëve të Partisë Alternativa  e Ekstremit të Djathtë (AFD) për premierën e filmit "Lista e Shindlerit" ngjalli reagime të ashpra.

Varrezë e re për ushtarakët grekë në Dragot të Tepelenës

Postuar në 04 Janar, 2019 15:32

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë të rënë në vendin tonë gjatë luftës greko-italiane(vërejtje: në përgjithësi historiografia shqiptare e ka njohur si lufta italo-greke) të viteve 1940-1941, parashikon ndërtimin edhe të një varreze tjetër në Dragot të Tepelenës.

Ndryshon ligji "Për shtetësinë"

Postuar në 04 Janar, 2019 13:43

Qeveria shqiptare planifikon ndryshimin e ligjit për shtetësinë. Në një vendim të Këshillit të Ministrave që titullohet “Për miratimin e programit të përgjithshëm analitik të projektakteve, që do të paraqiten për shqyrtim në Këshillin e Ministrave gjatë vitit 2019”, është parashikuar që gjatë katërmujorit të parë të vitit 2019 të futet në rend dite për shqyrtim edhe projektligji për shtetësinë. VKM-ja I cakton si detyrë ministrit të Brendshëm që të bëjë propozimin me synim kryesor:

"Babi po largohem. Të dua, vazhdo të më godasësh"

Postuar në 04 Janar, 2019 13:24

Vrasja e 29 vjeçares Anxhelina Petro që tronditi opinionin publik Greqi ishte epilogu i një marrëdhënie të komplikuar që ajo kishte me babain e saj 52 vjeçar.

Çnjerëzore dhe thellësisht tragjike momentet e fundit kur ajo u godit të paktën 7 herë me levë hekuri në kokë, duke i thënë të atit të saj se po ikte nga kjo jetë edhe me dashurinë për të. “Babi po largohem. Të dua, vazhdo të më godasesh”, ishin fjalët e fundit që ajo i tha të atit.

SHBA, betohet senatorja e parë biseksuale

Postuar në 04 Janar, 2019 13:11

Kysten Sinema po bën histori. Të paktën kështu shkruajnë mediat amerikane për senatoren e Arizonës e cila vjen nga Partia Demokratike. Sinema është biseksuale dhe e ka deklaruar këtë gjë hapur. Ndaj edhe ajo po bën histori në Senatin amerikan ku është betuar nën drejtimin e zv. Presidenti Mike Pence, i cilësuar nga disa media si homofob.

Një hap i madh për Sinema, por një hap i vockël edhe për njerëzimin amerikan që përjeton histori të zhurmshme si kjo që lidhen me të drejta të mohuara.

Diplomatët amerikanë zbarkojnë në Turqi

Postuar në 04 Janar, 2019 11:56

Një delegacion  zyrtarësh të lartë amerikanë ndodhet në Turqi për të vijuar "diskutimet me turqit"-siç pohoi sekretari i Jashtëm amerikan, Mike Pompeo.

Në veçanti, kreu i Këshillit Kombëtar të Sigurimsë, John Bolton dhe diplomat Jim Jeffrey, i cili u emërua në gusht nga Pompeo si përgjegjës për mbikëqyrjen e bisedimeve mbi tranzicionit politik në Siri pritet të shkojë javën e ardhshme në Ankara për të diskutuar situatën në Siri.

Lideri i menaxhimit nxjerr nga konservimi TEC-in e Vlorës

Postuar në 03 Janar, 2019 21:04

Para se të lërë edhe zyrtarisht detyrën e ministrit të Energjisë, Damian Gjiknuri urdhëroi hapjen e garës për dhënien me konçesion të TEC-it të Vlorës. Procedurat janë vënë në lëvizje nga Ministria e Energjisë në në datën 31 dhjetor.

64 fotografi të rralla që duhen parë (Video)

Postuar në 03 Janar, 2019 20:30

Fotografia është një dëshmi që udhëton në kohë dhe i mbijeton asaj! Video në vijim tregon 64 foto të vjetra që nuk duhen humbur.

Zyrtare, Gruevski doli ilegalisht nga Maqedonia

Postuar në 03 Janar, 2019 18:50

Ish-kryeministri i Maqedonisë,  Nikolla Gruevski doli ilegalisht nga Maqedonia. Kryeprokurori i Përgjithshëm, Ljubomir Gioveski zbuloi në një konferencë për shtyp se ish-kreu i qeverisë nuk kaloi në asnjë pikë kufitare gjatë arratisjes për në Shqipëri.

Ai tha  se gjatë hetimit ishin ishin dëgjuar disa dëshmitarë, por nuk dha detaje të tjera në mënyrë që të mos cënohej hetimi paraprak.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS