Qeveria nuk komenton në shqip raportin anglisht të DASH
Qeveria shqiptare ka vendosur të mos bëjë asnjë koment për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit që e përkufizonte Shqipërinë thuajse njësoj si në vitin 2013 dhe qeverinë si të korruptuar në të gjitha nivelet e saj. Është një heshtje “anglezi” që nuk i shkon qeverisë së cicmiceve me çdo portal.
Sukses i madh nga sirtari një ditë pas raportit diskretitues të DASH
Qeveria e kaloi në heshtje Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut, ku përveç korrupsionit sistemik dhe presionit të politikës për t'iu shmangur hetimeve, notën më negative e mori policia ose më saktë shteti i së drejtës.
Raportoi flet për torturua çnjerëzore dhe trajtim aspak dinjitoz të të arrestuarve apo të dënuarve në burgje, duke faktuar një situatë tërësisht ndryshe nga ajo që propagandon kryeministri dhe vartësi i tij, Lleshaj.
Shkencëtarët rusë pretendojnë se kanë arritur të kthejnë kahun e Kohës
Kërkues të Institutit për Fizikën dhe Teknologjinë në Moskë deklarojnë se ia kanë dalë që të ndryshojnë kahjen e lëvizjes së kohës. Një pretendim që nëse konfirmohet dhe nëse gjen zbatime praktike do të ndryshojë paradigmat e shkencës.
2013-2018, asnjë ndryshim
Kryeministri Edi Rama deklaron shpesh se ndryshimi i qeverisjes, standardeve dhe shumëçkaje tjetër që ka të bëjë me institucionet publike në Shqipëri është epokal në krahasim me qeverinë e mëparëshme të drejtuar nga Sali Berisha.
Është kundërshtuar shpesh ky qëndrim dhe z. Rama është kritikuar se e ka element demagogjikë në këtë drejtim. Raporti i publikuar sot nga Departamenti Amerikan i Shtetit në fakt e konfirmon këtë kritikë, meqenëse sikurse shihet më poshtë, në treguesit kryesorë ai është thuajase identik në përkufizimet e veta me raportin e vitit 2013.
Pyetje vetëm nga RTSH... Zaev "çan izolimin" me një intervistë me 16 pyetje
Vizita e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut në Tiranë, Zoran Zaev do të duhej të kishte patur tjetër pasqyrim mediatik nga ai që pati sot. Një arsye për këtë është edhe kufizimi në dy pyetje, të njëjtat për të dy kryeministrat, që u bë nga zyra e Protokollit për mediat në konferencën e përbashkët për shtyp. Një pyetje u bë nga RTSh-ja për nivelin e marrëdhënieve mes të dyja vende, kurse një tjetër nga Vizion Plus për rrezikun rus. Ishte parashikuar në fakt vetëm një pyetje, por siç u tha nga njerëzit e kryeministrit, pyetjen e Vizion Plus “e negocioi Koli”.
PE vazhdon lojën "ngriva-shkriva" me Turqinë
Me 370 vota pro Parlamenti Evropian i kërkoi Komisionit të pezullojë negociatat e pranimit me Ankaranë.Kjo, duke iu referuar situatës lidhur me sundimin e ligjit në Turqi ku vihet re rritje e kontrollit të ekzekutivit mbi autoritetet gjyqësore dhe ndërhyrjet politike në drejtësi.
Raporti i DASH, pasqyrë e “zezë” për korrupsionin e qeverisë
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar Raportin për të Drejtat e Njeriut për vitin 2018, ku vihet theksi tek korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisë, mungesa e transparencës dhe sjellja çnjerëzore në stacionet policore dhe burgje.
Pjesë nga Raporti
Raporti i APP-së, 129 milionë dollarë prokurime gjatë vitit 2018
Agtjencia e Prokurimit Publik ka zhvilluar dje analizën vjetore për vitin 2018 duke publikuar edhe raportin përkatës. SIpas të dhënave të përcjella, rezulton se në Shqipëri gjatë vitit që lamë pas fondi limit i prokurimit publik në total ishte 129,819,994,300, një shifër që është 7.8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto që në shifra absolute shkon në 1,647,625,000,000.
Bojë "feministe" mbi statujën e Montanellit në Milano
Mbi një statujë të Indro Montanellit është hedhur një kovë me bojë rozë. Ngjarja ka ndodhur në Milano në 8 mars dhe ka provokuar një lloj debate në Itali. Bojën e kanë hedhur anëtare të lëvizjes feministe “Non Una di Meno” gjatë një manifestimi sepse sipas tyre, Montanelli ka qenë një pedofil dhe përdhunues.
Një mesazh i paqëlluar i z. Zaev në Tiranë
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka vizituar sot Shqipërinë. Është një nga ato vizita që kanë rëndësi shumë të madhe dhe që konfirmojnë nevojën e marrëdhënieve të posaçme mes të dyja vendeve tona. Zoti Zaev patjetër që duhet të jetë i mirëpritur në Tiranë nga gjithë spektri politik sepse në fund të fundit përfaqëson një shtet që ka brenda shqiptarët si subjekt konstituiv.
Por kjo nuk ka pse të na ndalojë në gjykimin kritik apo analizues të qëndrimeve të tija të caktuara.
