I bie pragut të dëgjojë dera!
Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka publikuar sot një opinion në gazetën “Panorama” ku e vë theksin tek dështimi koherent i politikës për t’i dhënë vendit një perspektivë të shpejtë europiane. Referuar situatës aktuale, ish-ministri fut në rrethin e përgjegjësive si qeverinë ashtu dhe opozitën, duke folur për sëmundjen kronike të ikjes nga përgjegjësitë, ku qeveritë dhe mazhorancat mbajnë peshën kryesore. Me pak fjalë i bie pragut të dëgjoje dera!
Biçim diplomatët e Tiranës
Në Wikipedia, termi Diplomaci përkufizohet kështu:
Arti dhe praktika e drejtimit të negociatave mes përfaqësuesve të shteteve. I referohet zakonisht diplomacisë ndërkombëtare, drejtimit të marrëdhënieve ndërkombëtare përmes përballjes së diplomatëve profesionistë
Në Enciklopedinë Britanike i njëjti term gjen këtë shtjellim:
Tradhëtimi i parimeve demokratike nga OSBE-ja
Çfarë është Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë? Shumica e amerikanëve nuk kanë dëgjuar për të dhe s’ka dyshim se këtu hyn edhe Trump. Në ndryshim nga NATO-ja me 29 anëtarë të cilën Trump e përçmon, OSBE-ja ka 57 anëtarë bazuar në një përkufizim të vagullt të Europës. Po ashtu, në ndryshim nga NATO-ja që ka selinë qendrore në Bruksel(me BE-në), OSBE-ja operon nga Vjena në Austri. NATO-ja bën bashkë demokracitë, për të cilat Trump ka mospërfillje.
Merkel nuk konsumohet. Ka mbështetjen e 59% të gjermanëve
Angela Merkel duket se do të hyjë në historinë e politikës gjermane për mbështetjen e vazhdueshme që gëzon mes qytetarëve të saj. Një sondazh i televzionit publik ARD tregon se 59% e të anketuarve dëshirojnë që kancelarja të rrijë në zrë deri në zgjedhjet e reja federale që zhvillohen pas dy vjetësh e gjysmë. Kjo përqindje është 2 pikë më shumë sesa sondazhi i muajit dhjetor dhe flet qartë se integriteti është çelësi i mbështetjes, përveç suksesit.
Përballje, jo thjesht protestë
Kryeministri do i përvidhet sërish protestës së opozitës. Deputetja Ermonela Felaj njofton se në datën 16 mars Edi Rama do të ketë në Berat në kuadër të turit “Bashkia që Duam”.
Lëvizjet e kreut të qeverisë tashmë janë të zbardhura. Ai nuk do të lejojë në asnjë rast që të vendoset si objektiv i drejtpërdrejtë i protestës, përshkallëzimi i së cilës do ta detyrojë atë të vihet në krye të zbatimit të planit të masave për përballimin e saj. Këtë detyrë z. Rama i aka ngecur ministrit të Brendshëm që nuk kursehet në hedhjen e gazit lotsjellës.
Fjalëkryqi i ish-zv.kryeministres: Përgjegjësi ka edhe shumica...Takova Zoran Zaev
Agjencia Telegrafike Shqiptare ka publikuar sot fragmente të një interviste televizive siç e quan ajo, të deputetes socialiste Senida Mesi, ish-zv. Kryeministre.
Nga mënyra e editimit të paragrafëve të jepet përshtypja se zonja Mesi nuk ka qenë mirë në momentin e intervistës, ose se ajo nuk i kushtohet as minimalisht kërkesës për një të folur koheziv. Citon ndër të tjera ATSH:
Qoka e Rothit përgënjeshtron pa dashje Ramën
Një vit më parë kryeministri i Shqipërisë e shpalli veten triumfator të një beteje 20 vjeçare të shqiptarëve për t’u afruar me Europën. Tha se qeveria e tij e bindi Brukselin të japë një datë për hapjen e negociatave dhe se periudha një vjeçare deri në qershorin e 2019 do ishte një proces formal i të ashtuquajturit screeening.
Ja çfarë deklaronte ai:
Konsideratat pozitive të Tajanit për Duçen ngjallin reagime
Reagime të shumta ka provokuar një intervistë e kreut të Parlamentit Europian, Antonio Tajani në të cilën thotë se Benito Musolini "ka bërë disa gjëra pozitive" në kohën e regjimit fashist.
"Para se t’i deklaronte luftë gjithë botës, duke imituar Hitlerin, përpara se të miratonte ligjet raciste, para rastit tragjik Mateoti (deputetit socialist që u vra nga fashistët), ai bëri disa gjëra pozitive, për infrastrukturën e vendin tonë"-dekalroi Tajani në intervistën e tij me Radio24.
Veliaj pati të drejtë. "Populli" nuk feston dot pa Partinë
Erjon Veliaj tha se nuk do ketë festime të Ditës së Verës më 14 mars, sepse do binte shi. Në fakt shi nuk ra, ose ranë disa pika që thanë veten. Ndaj shtyrja e festimeve “kur të dalë Dielli“, nuk eci siç pritej. Zotit Veliaj nuk i ecin skenarët entuziastë, pasi hileja e tyre është kaq banale saqë i nënshtrohet lloj lloj rastëisve. Si kjo e sotmja që nuk ra shi.
Shou i ri i ambientalistëve
Mbrëmë ishte një diskutim në TV mbi lëvizjen e re ambientaliste të nxënësve në shtete të ndryshme të Europës. Ndërsa nesër të dy fëmijët e mi, njëri klasa e nëntë e tjetra klasa e shtatë, do të marrin pjesë për herë të parë në këtë lëvizje, duke demostruar.
