Rusia njeh Maqedoninë me emrin e ri kushtetues
Federata Ruse ka njohur Republikën e Maqedonisë së Veriut me emrin e ri kushtetues. Ndonëse kundërshtoi Marrëveshjen e Prespës që përcaktoi këtë ndryshim, Moska zyrtare nuk ka vonuar që të reflektojë vendimin e ri. Vendimi i Rusisë dëshmon një shenjë realizmi në politikën e Jashtme, sidomos nisur nga fakti se ajo nuk e ka njohur asnjëherë Maqedoninë me emrin ndërkombëtarr, i cili që nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë u njoh me emrin: Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.
Presidenti i Republikës: Parlamenti aktual, jokushtetues. Gati të dorëzoj mandatin
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pëcjellë sot prononcimin e parë serioz për krizën politike në vend. Duke folur nga Pogradeci Meta deklaroi se Parlamenti aktual është jokushtetues:
Përshkallëzohet protesta e fermerëve në Lushnjë (Video)
Femerët kanë bllokuar sot autostradën Lushnjë-Fier. Sipas tyre në mungesë të një zgjidhjeje nga Ministrisa e Financave dhe Ekonomisë, grumbulluesit dhe agropërpunuesit e Lushnjës, Beratit, Divjakës, Kuçovës, Gjirokastrës, Shkodrës e rretheve të tjera të vendit kanë ndërprerë grumbullimin e qumështit ne 19 -20 Mars. Gjithashtu, gjatë dy ditëve në vijim kompanitë agropërpunuese më të mëdha në vend do të përshkallzojnë më tej veprimet duke mos furnizuar tregun me produkte të freskëta bulmeti.
Ndryshon harta gjoestrategjike e Mesdheut Lindor
Nënshkrimi këtë të mërkurë në Jeruzalem i marrëveshjes mes Greqisë, Qipros dhe Izraelit për gazjellësin East-Med po ndryshon hartën gjeostrategjike të Mesdheut Juglindor.
Prania e sekretarit amerikan të Shtetit në firmiosjen e marrëveshjes ndërqeveritare sipas analistëve është një sinjal i qartë për rolin e tre vendeve nënshkruese në çështjet e sigurisë në rajon.
Lufta sekrete e SHBA në Somali
Sulmet ajrore amerikane në Somali, numri i të cilëve është "rritur ndjeshëm" dy vitet e fundit, kanë vrarë shumë civilë përveç luftëtarëve të organizatës Al-Shabab, të akuzuar se janë të lidhur me Al Kaedën.
Sipas OJQ-ve që mbrojnë të drejtat e njeriut, nga prilli 2017 ka pasur mbi 100 sulme me avionë telekomanduar pa pilot, disa herë më shumë se në Libi dhe Jemen së bashku.
"Opozitën në KZAZ e zëvendëson Shoqëria Civile"
Mazhoranca është duke krijuar lojën e përshtypjeve se mundësia e bojkotit të zgjedhjeve nga opozita nuk dëmton procesin e aq më tepër legjitimitetin e tij. Mosdorëzimi nga PD e LSI i listave për komisionerët zonalë të Administrimit Zgjedhor është sinjal i qartë se opozita me shumë gjasë do të bojkotojë zgjedhjet vendore të 30 qershorit.
Mesa duket e entusiazmuar edhe nga garancitë e kreut të OSBE-së, mazhoranca përpiqet te shfaqet e relaksuar në raport me hapësirat që i lejon ligji.
Dorëhiqet pas 30 vjetësh në detyrë, presidenti kazak Nazarbayev
Presidenti 78 vjeçar i Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev ka dhënë dorëheqjen pas 30 vjetëve në pushtet.
Kam marrë një vendim që nuk ishte i lehtë për mua, që të dorëhiqem si president. Si themelues i pavarësisë së Kazakistanit e shoh detyrën time te lehtësimi i ngjitjes së një brezi të ri liderësh që do të vazhdojnë reformat që janë duke u kryer në vend
tha ai në një mesazh televiziv.
Katër ditë para Kongresit / Vetëshpallet kandidat i PS-së për zgjedhjet lokale
Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, ka shpallur veten kandidat të Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale të këtij viti.
Të jemi të gjithë të shtunën në Kongresin e PS-së, ku ne do të shpallim në publik, jo në salla të mbyllura, kandidaturën për një mandat të dytë të Tiranës, si dhe Këshillit Bashkiak të Tiranës, në orën 11 te sheshi ‘Nënë Tereza’. Është një mënyrë që qyteti ngre kokë dhe më shumë se një përsëritje e Ditës së Verës, në një pranverë të fushatës sonë të dytë
Volkswagen largohet nga Ukraina. Zhvendosja në Serbi, Rumani, Bullgari, ose Turqi
Fabrika e kompanisë Volkswagen që aktualisht operon në Ukrainë mund të zhvendoset në Serbi. Lajmi konfirmohet nga mediat serbe që citojnë importuesin e Skodës, Milenko Kostiç sipas të cilit një ndër arsyet pse kompania gjermane mendon të largohet nga Ukraina është mospërmbushja e objektivave të paravendosur.
Kostiç deklaron se është kontaktuar nga ekipi i menaxhimit nga Skoda dhe Volkswagen të cilët i kanë kërkuar një vlerësim për klimën e biznesit në Serbi.
Zgjedhje pa opozitën, ambasadori Borchardt: Nuk e parashikoj dot nëse do t'i njohim
Ambasadori i OSBE-së ka dalë me deklaratën e radhës për situatën në Shqipëri, duke luajtur me enigmën e madhe, nëse OSBE do t’i njohë zgjedhjet lokale të qershorit pa opozitën.
Borchardt ka shkuar edhe më tej në analizën e tij, duke menduar për efektet që veprimet e opozitës shqiptare do kenë për gjithë rajonin.
Nga monitorues i zgjedhjeve, Borchardt po bën rojtarin e demokracisë për gjithë Ballkanin, me alibinë se rajoni mund të rrëshqasë kollaj në destablitet tani që Shqipëria po del nga binarët
