Trump jep goditjen në Siri: Lartësitë Golan do njihen si territor i Izraelit
Deklaroi tërheqjen nga Siria dhe për këtë u kritikua ose u analizua gjerë e gjatë. Por presidenti amerikan Donald Trump nuk ka munguar të ofrojë surprizën e radhës duke sfiduar një realitet ndërkombëtar në Lindjen e Mesme. Përmes një statusi në tuiter, Trump shkruan se ka ardhur koha që Lartësitë Golan t’i njihen Izraelit si territor i vet. Sipas tij kjo rrafshnaltë ka rëndësi për paqen rajonale.
Beogradi: Shqipëria dhe Kroacia po destabilizojnë rajonin
Serbia shikon tek Shqipëria dhe Kroacia dy shtete që po sabotojnë stabilitetin rajonal. Milorad Drecun, kreu i Komitetit Parlamentar serb për Kosovën dhe Metohinë i tha televizionit Pink se vendimi për të zhvilluar sëtërvitje ushtarake mes forcave ushtarake të Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, përvën provokim dhe kërcënim për serbët.
I zgjedhim partnerët me nuhatje dhe “qëllojmë në shenjë”
Kimia luan një rol të rëndësishëm kur është fjala për përzgjedhjen e partnerit. Një studim i kryer së fundmi ka zbuluar se ne zgjedhim partnerë gjenetikisht të ndryshëm nga vetja, duke u nisur pikërisht nga aroma karakteristike e tyre.
Studiuesit e universitetit “Diderot” në Paris arritën në konkluzionin se nëpërmjet nuhatjes, ne arrijmë të seleksionojmë partnerin/en e preferuar gjenetikisht. Studimi i publikuar në “Proceedings of Royal Society B” analizon kompleksin e histokompatibilitetit (MHC) dhe aftësinë e njeriut për ta dalluar atë përmes nuhatjes.
Basha refuzon Prokurorinë për kontratat e lobimit (Letra)
Lulzim Basha ishte thirrur këtë të enjte në Prokurori për t’u pyetur për kontratat e lobimit të Partisë Demokratike. Por përmes një letre drejtuar Prokurorisë së Tiranës, Basha e çmon të panevojshme paraqitjen në Prokurori pasi sipas tij ai dhe asnjë drejtues tjetër i Partisë Demorkatike nuk janë të pandehur në asnjë hetim, arsye për të cilën ata nuk ka nevojë të informohen dhe se prokuroria nuk ka asnjë detyrim të informojë për të dhënat e verifikimeve që po bën.
Zv/ambasadorja e SHBA: Gabohet kush mendon se reforma në drejtësi ka dështuar
Një deklaratë me kontekst të qartë për situatën politike që po kalon vendi lëshoi sot zv/ambasadorja amerikane Leyla Moses-One, teksa mori pjesë në një aktivitet për 10-vjetorin e anëtarësimit të Shaipërisë në NATO. Ajo iu referua reformës në drejtësi, duke thënë se gabohet kush mendon se reforma në drejtësi ka dështuar.
Pyet zemrën se çfarë do bësh se gjykatën e zhbëre!
Zoti Rama ka rifutur në lojë deputetët e vet besnikë për të goditur presidentin e Republikës. Ermonela Fellaj dhe Lindita Nikolla kanë thyer monotoninë e Taulant Ballës dhe Elisa Spiropalit për të dalë sot me qëndrime që kundërshtojnë kreun e shtetit.
Thumanë - Kashar, kumar me paratë publike
Padia e kompanisë Gener 2 në pronësi të biznesmenit Bashkim Ulaj për konçesionin e rrugës Thumanë Kashar, bart në vetvete dyshime se kemi të bëjmë me një koordinim me qeverinë.
Kjo të paktën për tri arsye:
Karaxhiç priste lirimin, por zbrazi përfundimisht valixhet
Gjykata e Apelit të Hagës rriti dënimin për ish-kreun serb të Bosnjës, Radovan Karaxhiç nga 49 vjet burg në burgim të përjetshëm.
Radovan Karaxhiç ka qenë psikiatër, poet, president, mjek popullor, por do të mbetet në histori si një nga urdhëruesit e krimeve më të tmerrshme që kanë ndodhur në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.
Borëbardha e Ministrisë së Infrastrukturës shkarkon fotografin; nxirrte foto që e tregonin të shëndoshë. Borëbardha i vë syrin fotografes së Etilda Gjonajt
Presidenti "dekreton" Mosbindjen Civile ndaj qeverisë. Ambasadorët e huaj dalin jashtë loje
Sot Presidenti i Republikës Ilir Meta ka deklaruar publikisht se kriza e tanishme politike është shumë e thellë dhe se vendi rrezkohet të bjerë nën sundimin e një junte me natyrë ushtarake. Po kështu kreu i shtetit ka deklaruar se në gjykimin e tij Parlamenti i Shqipërisë ka vetëm 85 deputetë të ligjshëm, ndërkohë që ka folur për më shumë se 1 milionë shqiptarë të cilët jaë të pastër dhe mund të thirren për të votuar ligje.
