Censura e ndeshjes së Kombëtares, RTSh padit në prokurori FShF-në
Federata Shqiptare e Futbollit kundër çdo logjike të thjeshtë, del jashtë kornizave ligjore dhe në mënyrë të paprecedentë u mohon shqiptarëve të ndjekin falas në një televizion kombëtar, ndeshjen e kombëtares Shpresa. Pas ankesës publike të RTSH për përjashtim nga gara për transmetimin e sfidës kundër Turqisë, Federata del me një qëndrim publik ku pa asnjë bazë ligjore, justifikon vendimin për t’ia shitur ndeshjen vetëm një transmetuesi me pagesë. Si pjesë e kushteve të konkurrimit ka qenë edhe që transmetuesi të garantojë transmetimin në një televizion kombëtar.
Shah i vështirë në Mesdhe*
Ajo që filloi "aksidentalisht" në një restorant në Moskë sot ka evoluar në një marrëdhënie strategjike. Bëhet fjalë për bashkëpunimin e Greqisë - Izraelit - Qipros. Kjo tregon se çfarë është i aftë të bëjë vendi ynë kur ka vazhdimësi në politikën e jashtme, pa marrë parasysh se cila qeveri është në pushtet.
Problemet reale dhe problemet e preferuara nga kryeministri në shërbimin e Jashtëm
Sot Kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjatë një aktiviteti për prezantimin e portalit të transparencës universitare se së shpejti do të nisë pastrimi i shërbimit diplomatik nga nepotizmi.
Skenar sirian në Venezuelë. Rusia dërgon trupat e para ushtarake
Një tjetër front përplasjeje mes Rusië dhe ShBA-së është krijuar në Venezuelë. Pas javësh përplasjeje në rrugët e Caracasit dhe pas dështimit të planit të dorëzimit të shpejtë të presidentit Nicolas Maduro, Kremlini ka menduar të ndërhyjë në një formë të ngjashme si në Siri.
Ekskluzive/Qeveria shqiptare angazhon Robert Mueller për hetimin e lidhjeve ruse të Lulëzim Bashës
Pas përfundimit të hetimit për Donald Trump, prokurori i Posaçëm, Robert Mueller do të hetojë edhe lidhjet e mundshme ruse të Lulëzim Bashës. Kërkesa i është bërë zoti Muller nga qeveria shqiptare përmes Departamentit Amerikan të Drejtësisë dhe ajo ka referuar për këtë letërporosinë që ka ardhur nga SHBA. Po kështu sipas burimeve nga qeveria shqiptare në dritë kanë dalë të dhëna të reja që meritojnë një hetim të pavarur.
Trump del i pastër pas hetimit dy vjeçar. Asnjë bashkëpunim me rusët
Donald Trump ka dalë i pastër nga hetimi i Prokurorit të posaçëm, Robert Mueller. Mediat kryesore të huaja, mes të cilave edhe ato që kanë qenë hapur kundër presidentit aktual amerikan, kanë qenë të detyruara të raportojnë se raporti i Mueller nuk ka nxjerë asnjë implikim për bashkëpunimin e fshehtë të Trump me Rusinë gjatë fushatë presidenciale të vitit 2016.
Etilda ndërhyn në vetë të parë për fotografimin e Borëbardhës
Në datën 20 mars, redaksia e “Të Kripura” në ResPublica, që kryen punë autonome për llogari të buzëqeshjes publike dhe buzëvarjes politike, publikoi një lajm sipas të cilit fotografi i zonjës Belinda Balluku, njohur nga Gjenerata X si Borëbardha e Infrastrukturës, ishte pushuar nga puna.
Video/Lebërit mbajnë lart traditën. I ngrenë këngë Erjon Veliajt
Kënga është kënduar nga Ansambli Polifonik “Bashkimi” në aktivitetin “Krraba n’fest”.
Vdes kryeagjenti i Mosadit
Vdiq në moshën 92 vjeçare, Rafi Eitan, agjent veteran i Mossad-it, i cili udhëhoqi operacionin për rrëmbimin e ish-arkitektit nazist të Holokaustit, Adolf Eichmann. Eitan kishte luajtur një rol të rëndësishëm në vitet e para të shërbimeve të inteligjencës izraelite.
Në vitin 1960 ai u vu në krye të operacionit të Mosad që vuri në pranga Adolf Eichmann, i cili jetonte në Argjentinë nën një identitet të rremë. Eichmann u gjykua në Izrael dhe u dënua me vdekje në vitin 1961.
Rajoni i 21-të i Italisë ngjan Jashtë Europës
Shqipëria, Rajoni i 21-të italian
Kështu e tiullon Rai2, materialin dokumentar kushtuar vendit tonë në të cilin bëhet një kalim shumëplanësh dhe I shpejtë mbi historinë e afërt dhe situatën social-politike. Emigrimi i viteve ’90, rikthimi në Shqipëri, italianët në vendin tonë, biznesi, jeta e natës në Tiranë, varfëria ekstreme në periferi dhe në fund gjakmarrja në veri.
