Në 22 vjet pushtet në një shtet me 2 milionë banorë mund të vjedhësh 1 miliard dollarë
Sa është shuma e mundshme e parave që mund të vjedhë një njeri për 22 vjet në pushtet në një shtet me 2 milionë banorë?
Një përgjigje e konfirmuar është 1 miliardë dollarë.
Bëhet fjalë për Yahya Jammeh, ish-presidentin e shtetit afrikan të Gambias, i cili tashmë është larguar nga vendi. Në kohën që jetojmë mund të quhet histori suksesi, ose në një variant do të ishte një skenar i një filmi të suksesshëm.
Video-protesta/Nuk ka qetësi për qeverinë dhe Parlamentin e opozitës së shpikur
A mund ta ndalë Polonia hovin e Gazpromit në Europë?
Piotr Wozniak, presidenti i firmës shtetërore të gazit, PGNiG është njeri me vizione. "Strategjia e PGNiG është të shpërndajë gazin natyror, që është një përzierje e importeve nga shelfi norvegjez, LNG, dhe prodhimi vendas", thotë ai në një intervistë me Deutsche Wellen.
Nga Europa në Gjirin Persik, vendimi i Trump për Lartësitë Golan kundërshtohet nga të gjithë
Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump për t’ia njohur Lartësitë Golan Izraelit, është kundërshtuar nga një seri vendesh, përfshirë aleatët e SHBA-së. Vendet e Gjirit Persik, Irani, Bahrain, Katari, Kuvajti dhe Arabia Saudite e kanë kritikuar aktin në fjalë. Teherani zyrtar, i konsideruar armik nga SHBA-ja, e ka cilësuar veprimin të paprecedentë.
Askush nuk mund të imagjinojë që dikush në Amerikë të vijë dhe t’i japë një copë territori të një shteti, shtetit pushtues, kundër ligjeve ndërkombëtare dhe konventave
Edhe Opozita serbe vendos 13 prillin si ultimatum për qeverinë serbe
Opozita serbe i ka vënë ultimatum qeverisë dhe presidentit Aleksandër Vuçiç, ndaj të cilëve kërkon dorëheqjen deri në datën 13 prill. Në një dalje për mediat, kryeministra e Serbisë, Ana Brnabiç, ka hedhur poshtë kërkesën duke shtuar se ajo nuk do t’i nënshtrohet ultimatumeve.
Lëvizje edhe në hipoteka. Informacione jozyrtare për largimin nga detyra të Kryeregjistruesit
Valdin Pjetri, Kryeregjistrues i Republikës është larguar sot nga detyra. Lajmi nuk konfirmohet ende zyrtarisht, por burime pranë Kryeministrisë i thanë ResPublica se Pjetri mendohet të emërohet Prefekt në Shkodër.
Ndërkohë sipas të njëjtave burime thuhet se është larguar nga detyra edhe drejtuesi i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Tiranë.
Informacione për shkarkimin e drejtueses së Tatimeve, Vasilika Vjero
Burime pranë qeverisë shqiptare bëjnë me dije se është larguar nga detyra e drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Vasilika Vjero. Nuk sqarohen arsyet e largimit, por këto tre muaj u verifikua rënie e madhe në mbledhjen e detyrimeve që imponoi kalimin në aksion në terren nga tatimorët.
Të njëjtat burime sqarojnë për ResPublica se një emër i mundshëm për të ardhur në krye të DPTT-së është Enton Duro, aktualisht drejtor i Drejtorisë së Taksës së Pronës.
Edhe Apple kthehet në platformë televizve
Apple njoftoi lançimin e platformës televizive që synon të konkurrojë me Netflix, Amazon, si dhe TV kabllor në vetvete.
Platforma që do të përmbajë lajme, sport dhe filma, vlerësohet se do t’i kushtojë Apple më shumë se një miliardë dollarë amerikanë - me siguri shumë më pak se sa ka shpenzuar Netflix dhe HBO vit.
Video/Oktapodi me vija blu, një ndër më helmuesit, filmohet në Australi
Deputeti Murrizi: SHISH nuk ka të dhëna për financime të huaja ndaj partive shqiptare
Deputeti Myslim Murrizi, deri pak javë më parë përfaqësues Partisë Demokratike, ka sqaruar sot në mbrëmje në emisionin “Aktualitet” në “Channel One” se Shërbimi Informativ i Shtetit nuk ka asnjë të dhënë për financime të huaja ndaj ndonjë partie politike shqiptare.
Unë e kam pyetur vetë kryetarin e SHISH. Ka qenë mbledhja e parë e Komisionit të Sigurisë që kam shkuar. Dhe ai më tha: nuk kemi të dhëna – ai flet në emër të institucionit – për financime të huaja ndaj partive shqiptare
