Zana Çela shkarkon Edi Ramën si ministër të Jashtëm (Ftesa)
Kush është ministër i Jashtëm, Edi Rama apo Genti Cakaj? De jure, i dekretuar është Edi por de facto në karrigen e ministrit qëndron Genti.
Këtë mesa duket do ketë patur parasysh edhe drejtoresha e Teatrit të Operas dhe Baletit Zana Çela kur ka përpiluar një ftesë të rezervuar për ministrin e Jashtëm të Shqipërisë për koncertin "Crescendo Musicale" që do mbahet në 3 shkurt dhe ku dirigjent do jetë Rafet Rudi.
Votimi dhe teknologjia, sa rrezikohen zgjedhjet europiane?
Sa i sigurt është votimi elektronik? Si ndikon teknologjia e aplikuar në masë të gjerë në procesin e votimit?
Një padi që nëse konfirmohet si e drejtë, duhet të çojë në pastrimin e Autoritetit të Dosjeve
Bëhet fjalë për një person, i cili nuk mund të jetë pjesë e institucioneve të drejtësisë së demokracisë për shkak të bashkëpunimit të tij me Sigurimin e Shtetit gjatë diktaturës. Por është e drejta e tij të ankohet në prokurori
Kështu është shprehur sot drejtoresha e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula, në lidhje me rastin e Bujar Sheshi.
Ja Sheshi, ja mejdani!
Stuata e krijuar me prokurorin Bujar Sheshi ka ekspozuar një praktikë interesash që përplasen në kuadër të reformës në drejtësi. Insistimi i amerikanëve për të ngritur sa më shpejt SPAK-un mesa duket ka prodhuar edhe parregullsi në procedurë, çka është tipike për këtë shtet, aq më tepër kur nga mbrapa janë të huajt. Në këtë kontekst është e qartë se Prokuroria është jashtë loje pasi ka marrë urdhërin ta vijojë procesin duke bërë një sy qorr dhe një vesh shurdh, ndërsa opozita që mesa duket ka qenë në dijeni të faktit ka pritur momentin për të goditur procesin.
Britania kthen vizat për europianët nga 29 Marsi
Një Brexit pa marrëveshje më 29 mars do të thotë që qytetarët e BE që dëshirojnë të udhëtojnë në Britaninë e Madhe për më shumë se tre muaj do të duhet të aplikojnë për vizë pa pagesë.
Siç u zbulua të hënën nga Ministria e Brendshme Britanike, masa do të zbatohet drejtpërsëdrejti për ata që duan të jetojnë, punojnë ose studjojnë në këtë vend.
Një rugëtim letrar midis legjendës dhe realitetit
Mbi romanin “Ngjyrat e dashurisë” të Lis Bukurocës (Naser Aliu)
“Ngjyrat e dashurisë” i lexova dhe i shijova deri tek fjalia e fundit. Nuk u nxitova ta lexoja shpejt. E shijova nga pak çdo ditë, madje me kursim, ashtu siç pihet një liker i kualitetit të lartë me mendimin se pasi ta kesh mbaruar, nuk do kesh mundësi për ta shijuar përsëri dhe për të ndjerë sërish atë kënaqësi të thellë që të ka dhënë.
Pranon publikisht se është pro idesë së ndarjes së Kosovës
Qeveria shqiptare e Edi Ramës deklarohet zyrtarisht pro opsioneve për një ndarje, shkëmbim territori, apo korrigjim të kufirit të Kosovës. Në një intervistë për agjencinë gjermane, Deutsche Welle, Edi Rama, është fshehur pas këtij qëndrimi:
Tre faktorët që kërcënojnë njerëzimin
Shkencëtarët kanë krijuar një neologjizëm, të quajtur Syndemia Globale (Global Syndemic), për të përcaktuar atë që ata e shohin si kërcënimin më të madh ndaj njerëzimit dhe planetit: bashkëveprimin e tre "epidemive" obezitetit, kequshqyerjes dhe ndryshimeve klimatike, si një kombinim që prek shumicën e njerëzve në pothuajse çdo vend të botës.
Nga Kozma Jano te Bujar Sheshi. A mund të besohet më Autoriteti i Dosjeve?
Rasti i tanishëm i Bujar Sheshit që ka fituar garën për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, por po rezulton me njollë në biografi, nuk është i pari në kuadër të procesit të verifikimit të figurave që krijon dyshime mbi seriozitetin e institucioneve shqiptare.
Gati ftesa për Maqedoninë në NATO
Javën e ardhshme, parlamenti grek pritet të ratifikojë protokollin e pranimit të Maqedonisë në NATO. Seksioni grek i CNN duke iu referuar burimeve nga Ministria e Jashtme njoftoi se procedurat nisën këtë të hënë.