Provokimi i zë vendin politikës në Itali
Presidenti francez, Emmanuel Macron thotë se i vjen keq për provokimet e vazhdueshme të populistëve në Itali. Ai ka heshtur shumë kohë, por tani ai ka thirrur përkohësisht ambasadorin nga Palazzo Farnese, përfaqësia franceze e tij në Romë. Deklarata e Pallatit Elysée për aksionin dënues diplomatik, që nuk duhet të ndodhte midis vendeve anëtare të BE-së, u morr shumë për keq. Zërat thonë se marrëdhëniet midis qeverive të Parisit dhe Romës janë aq të këqija sa kurrë më parë pas Luftës së Dytë Botërore.
Rumiu...Njeriu ka nevojë për dy gjëra: Dashuri dhe sy të përlotur
Megjithëse kanë kaluar gati tetë shekuj nga koha e tij, mesazhet e Mevlanës nuk dinë të vjetrohen, duke ruajtur freskinë e gjallërinë akoma midis nesh. I destinuar që të bindë njerëzit se me dashuri mund të bëjnë mrekulli, Mevlana ka arritur që të studiohet ndër shekuj nga shumë universitete dhe studiues me emër në mbarë botën. Dashuria hyjnore, sipas tij, nënkupton dashurinë e dyanshme: Dashurinë e Zotit ndaj njeriut dhe të njeriut ndaj Tij.
Krijohet Netanyahu Tv: Mbulim vetëm me të Vërtetën Pozitive
Po më kërkoni mbulim pozitiv?
Po kërkoj të përcillni të vërtetën.
Mund të mos jetë pozitive.
Ju do të përcillni vetëm atë që është e vërtetë dhe unë do të vazhdoj të garantoj se ajo do të jetë vetëm pozitive
Kur të përçudnon Elisa, me porosi të Endrit edhe në emër të Edit
Shoqëritë e qytetëruara”, u fliste dje Elisa Spiropali prindërve dhe gjyshit të vajzës së dhunuar në Kavajë, “dallohen nga mënyra se si përballen me sfidat, si përballen me raste të tilla dhe si e trajtojnë dinjitetin e njeriut”.
Mirëpo gjuha e trupit e atyre njerëzve fliste më shumë se Spiropali dhe veshjet e saj të zeza.
Nëna e vajzës kishte kryqëzuar këmbët edhe duart, një komunikin ky jo verbal që ulëret padëshirën e personit për tu hapur ndaj çdo mesazhi apo ngacmimi të jashtëm, si mesazhet që po përpiqej Spiropali të përcillte.
Rusët fituan picën. Ne ndoshta kemi (ri)emigrimin...
Spoti publicitar në fjalë evokon tranzicionin postsovjetik dhe siç mund të shihet është një përpjekje për të përcjellë një mesazh të thjeshtë dhe të kapshëm për masën e gjerë. Ndonëse u realizua në vitin 1997, ideja është e qartë: me çfarë gjëje pozitive mund ta asociojmë drejtuesin e një vendi, e cila të pranohet me konsensus, ndërkohë që për çështjet politike do të ketë përherë debate dhe ndasi?
Prokurori/policia online vs qeverisë individuale
Televizioni personal i kryeministrit Edi Rama, ERTV, ka përcjellë së fundmi një tjetër rast sesi sipas tij, platform shqiperiaqeduam.al zgjidh hallet e qytetarëve.
Mark Gjon Koja, nga një fshat në Zadrimë, konstatoi se ishte mbifaturuar kur i erdhi fatura e energjisë elektrike 400 mijë lekë të vjetra. Ankimimi në OSHEE-në e Shkodrës nuk ia zgjidhi problemin, e ai iu drejtua platformës së bashkëqeverisjes “Shqiperiaqeduam.al”
raporton Agjencia Telegrafike Shqiptare.
"Karikaturë": Propaganda qeveritare
Në 21 Prill Maqedonia zgjedh Presidentin
Kryetari i parlamentit të Maqedonisë Talat Xhaferri njoftoi 21 Prillin si datën e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale. Nëse do të jetë i nevojshëm një raund i dytë, çka duket pothuajse e sigurt, ai do të mbahet më 5 maj.
Mandati i presidentit aktual, Gjorge Ivanov përfundon më 12 maj. Partitë më të mëdha në vend kanë filluar procedurat e brendshme për emërimin e kandidatëve të tyre.
Athina ratifikon e para protokollin e NATO-s per Maqedonine
Greqia ratifikoi e para Protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO. Cipas ia doli të sigurojë votat e 153 deputetëve në një seancë plenare të dominuar nga debati mes tij dhe partnerit në qeveri dhe Panos Kammenos.
Kryetari i Grekëve të Pavarur i tërhequr në opozitë pak ditë para se marrëveshja për emrin me Maqedoninë të kalonte në parlament sulmoi ashpër shefin e qeverisë greke duke e akuzuar për tradhëti kombëtare dhe blerjen e tre deputetëve nga grupi i tij parlamentar.
Ministrja është viktimë edhe vetë
Po diskutohet shumë këto orë një vizitë e ministres Elisa Spiropali në shtëpinë e vajzës së mitur në Kavajë e cila sipas raportimeve të policisë është përdhunuar për disa kohë nga bashkëmoshatarë të saj nën presionin e videove intime. Ky është version paraprak, për të cilin do të duhet të shprehet gjykata.
Vizita e Spiropalit siç u tha u bë pas kërkesës së vetë familjarëve, konkretisht gjyshit të vajzës.