Morali i shimpanzesë
I dashur Palokë!
Miqësi shqiptaro-amerikane? Ndoshta na duhet një term tjetër...
Askush nuk mund ta cenojë miqësinë me SHBA
Ky është mesazhi i thjeshtuar që po lexohet në Kosovë pas letrës së zv.ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, Mathew Palmer.
Jashtë Kosovës...
Hashim Thaçi ka ardhur dy herë këto dy javë në Tiranë për dy intervista televizive. Ai I është drejtuar audiencës së Shqipërisë, por edhe të Kosovës me mesazhet e veta politike mbi nevojën e marrëveshjes me Serbinë dhe çështjen e ndjeshme të kufirit. Presidenti i Kosovës nuk e ka përmendur në asnjë rast kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, e ka anashkaluar tërësisht duke lënë të lirë diskutimn mbi ndonjë rol hipotetik të z. Rama në këtë çështje.
Betimi i dytë pas 21 Janarit dhe një ftesë për Lulin (Video)
Edi Rama ka premtuar se nuk do t’u ndahet gjyqtarëve që shfuqizuan burgimin e përjetshëm për Dritan Dajtin. I pyetur nga një qytetar në Lezhë ai tha se dënimi me 25 vjet i njeriut që vrau 4 policë është një akt kriminal sepse jo vetëm e liruan autorin por i rivranë katër viktimat.
“Nuk do ti ndahemi kësaj çështje dhe këtë vendimi do ta bëjmë duke bërë të gjithë presionin e nevojshme, edhe para gjykatës, besoj se nuk t’ia dalin kaq lehtë. Këta lloj gjykatësish dhe prokurorësh janë si tumore, dhe i keni parë sesi vetingu po i largon të gjithë një nga një”-tha Rama.
Tarifë e re për karburantet
Qeveria shqiptare ka ndërmarrqë së fundmi një nismë ligjore që parashikon ndryshimin e praktikës së menaxhimit të rezervave minimale te sigurisë të naftës bruto dhe nënprodukteve të saj. Aktualisht këto rezerva krijohen dhe menaxhohen për 30 ditë nga operatorët në treg. Projektligji i propozuar nga Ministria e Energjisë, parashikon krijimin e një Agjencie Shtetërore e cila do të monitorojë operatorët dhe do të krijojnë rezervën e vet deri në vitin 2022.
Gjermania ka nevojë për 260 mijë imigrantë/vit për t'iu përgjigjur tregut të punës
Një raport i përgatitur nga Bertelsmann Foundation sugjeron se Gjermania do të ketë nevojë për 260 mijë imigrantë çdo vit për 40 vjetët e ardhshme në mënyrë që kërkesa për punë në vend të plotësohet. Kjo nevojë për punëtorë të huaj qëndron edhe nëse në Gjermani mosha e pensionit mes femrave dhe burrave do të barazohej në 70 vjeç, ndërkohë që vendi mendon ta çojë moshën e pensionimit në 67 vjeç në vitin 2029.
Amendamentet kushtetuese janë vepër politike e jo, profesionale
Autorët e Marrëveshjes së Prespës kanë qasje bashkëkohore ndaj shtetësisë. Me të kuptuarin e tillë të shtetësisë shoqëria e Maqedonisë më shpejtë do të transformohet nga shoqëri multietnike në shoqëri civile dhe në mënyrë me të sigurt do të lëviz drejt UE.
Bloomberg: Europa, kërcënim real për ekonominë botërore
"Pavarësisht shqetësimeve të ngritura nga lufta tregtare mes SHBA dhe Kinës, kërcënimi më i madh për ekonominë botërore duket të jetë Evropa”- thotë agjencia Bloomberg
Rënia e kërkesës është e dukshme në eurozonë në krahasim me vitin 2018, madje edhe lokomotiva gjermane po ndeshet me probleme, duke paralajmëruar një rrezik real që rritja ekonomike të arrijë në më pak se 1% këtë vit. Investitorët e kanë kuptuar këtë. Indeksi Euro i Bloomberg ka shkuar në nivelin më të ulët që nga mesi i vitit 2017, ndërsa aksionet evropiane në bursa kanë rënë.
Ndahet nga jeta akademiku Idriz Ajeti
Ka ndërruar sot jetë akademiku kosovar, Idriz Ajeti. Albanolog, gjuhëtar dhe pedagog, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, kryetar i saj në dy mandate, anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademik Idriz Ajeti ka lënë gjurmët e veta të qarta në shkencën dhe mendimin shqiptar.
Nënkultura kurioze e diagnostikimit të artistëve të vdekur nga veprat e tyre
"Mjekëve u pëlqen të luajnë me diagnozat", është shprehur dr. Michael F. Marmor, profesor i okulistikës në Universitetin Stanford, dhe autor i disa librave mbi artistët dhe shikimin. Shumica e mjekëve i rezervojnë diagnozat e tyre për pacientët, por ekziston një nënkulturë e profesionistëve të mjekësisë që joshen nga problemet shëndetësore të artistëve të famshëm apo të atyre që nuk jetojnë më dhe mënyran se si mund të ketë ndikuar kjo në artin e tyre.