Kur një "regjim komunist" persekuton marksistët

Postuar në 19 Shkurt, 2019 10:40

Udhëheqja e Partisë Komuniste të Kinës këmbëngul t’i referohet marksizmit si një ideologji zyrtare. Megjithatë, Pekni akuzohet gjithashtu për përndjekje të studentëve marksistë që mbrojnë të drejtat e punëtorëve

Duke folur në zyrën e studimeve politik të PKK-së, krei i saj Ji Xi Ping analizoi nevojën për të kuptuar të vërtetën mbi marksizmin dhe rëndësinë e tij për socializmin sipas karakteristikave kineze. Ai theksoi rëndësinë e studimit të veprave të marksizmit dhe argumentoi se Partia Komuniste e Kinës është trashëgimtari shpirtëror i Manifestit Komunist.

Lëmshi sirian edhe më i mpleksur pas 8 vitesh lufte

Postuar në 19 Shkurt, 2019 02:43

Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të tërhequr trupat nga Siria ka krijuar situatë cilësisht të re në vend, por edhe në rajon. Pikëpyetja e parë që është shtruar brenda vetë politikës amerikane është se çfarë do të ndodhë me kurdët të cilët kontrollojnë 1/3 e territorit sirian dhe kanë qenë aleatët më të mirë të SHBA deri më tani.

Defaktorizimi i burokratëve të BE-së. SHBA flet për njohje, Mogherini për normalizim

Postuar në 18 Shkurt, 2019 22:55

Dy ditë më parë mediat e rajonit qarkulluan një letër që presidenti amerikan Donald Trump i ka dërguar homologut serb, Aleksander Vuçiç, përmes së cilës kërkon njohjen e Kosovës. Ky tekst, ku nuk përmendet ndonjë kusht specific për dialog, e zhvendosi në plan të dytë çështjen e shumëdiskutuar të tarifës 100% mbi mallrat serbe që mbahet nga qeveria e Kosovës. Arsyeja është e thjeshtë: Njohja e Kosovës është qëllimi dhe në fund pa të asnjë lloj dialogu nuk ka kuptim. Që këtej merr shumë kuptim edhe qëndresa e qeverisë së z. Haradinaj.

Dalin SMS-të shantazhuese të Kamenos ndaj Kotzias

Postuar në 18 Shkurt, 2019 21:17

Mediat greke kanë publikuar një seri mesazhesh kërcënuese që ish-ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias  mori në telefonin e tij celular nga Panos Kammenos, ish-ministër i Mbrojtjes në qeverinë Tsipras. 

Nuk-u i Knutit, pa vlerë. Jo-ja për negociatat ka kohë që është vendosur

Postuar në 18 Shkurt, 2019 17:59

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, ka deklaruar sot për gazetën “Tema” se vendimi i opozitës për djegien e mandateve parlamentare do të ndikojë për hapjen e negociatave. Zotëria bën edhe vlerësime morale për opozitën që janë tashmë të njohura. 
Ky qëndrim i shtohet varganit të qëndrimeve të njëanshme dhe manipuluese të përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar.

Ca pyetje për shokun zv.Kryeministër(1. Ridvan Bode duhet të ketë frikë nga SPAK...?)

Postuar në 18 Shkurt, 2019 16:20

Zv.kryeministri Erjon Braçe ka analizuar sot sipas mënyrës së vet arsyen se përse Partia Demokratike vendosi djegien e mandateve. Shkruan z. Braçe, i cituar gjerësisht nga mediat e pushetit:

As SPAK e as BKH, as Gjykatës Kushtetuese, as Gjykatës së Lartë, të gjitha në punë shumë shpejt.

Arsye e fortë apo jo?! Vetëdjegia buron nga deshpërimi i madh!

Arsyeja është #ReformaPerpara pa pyetur për bllokimin me tym e flakë, hekur e beton, votë e bojkot prej tyre

Ndryshimet klimatike, KE: Mund të kenë pasoja në paqen dhe sigurinë e vendeve

Postuar në 18 Shkurt, 2019 15:18

Këshilli i Europës ka miratuar një paketë konkluzionesh mbi diplomacinë klimatike. KE vë në dukje se ndryshet klimatike përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë dhe ekzistencial, i cili nuk do të kursejë asnjë vend. Megjithatë, pavarësisht ndikimeve të shumta shkatërruese që kanë pasur ndryshimet klimatike, veprimi për ta penguar progresin e këtyrë të fundit mbetet i pamjaftueshëm.

Ndahet nga jeta albanologu Eric P Hump

Postuar në 18 Shkurt, 2019 13:27

Ndahet nga jeta në moshën 99-vjeçare albanologu Eric P Hump. Gjuhëtar indoeuropeist, ballknolog dhe njohës i albanologjisë, ish-anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Kosovës, Eric P Hamp ka lënë pas një sërë artikujsh e studimesh në fushën e gjuhësisë. 

Qyqet e analizave për një protestë etike...

Postuar në 18 Shkurt, 2019 13:08

Ndërkohë që opozita parlamentare është duke diskutuar se çfarë do të bëjë me mandatet dhe me hapat e mëtejshëm, mediat e pushtetit, analistët sazexhinj, intelektualët qytetas, ndërqytetas dhe mandej edhe akademikët e bulevardit, po diskutojnë protestën e 16 shkurtit. Dhunën në të, sjelljen, pasojën etj..

Qenka dëmtuar imazhi i Shqipërisë, na këndojnë këto qyqe. Imazhi i Shqipërisë është në fakt rehatia e tyre, sëkëlldia se babai i korrupsionit nuk i ka mirë punët, se diçka mund të ndodhë.

Video/Vendim zyrtar i PD-së: Digjen mandatet parlamentare

Postuar në 18 Shkurt, 2019 13:02

Vendimi u njoftua nga kreu i partisë, Lulzim Basha, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar:

Pages

Subscribe to ResPublica RSS