Menstruimi dhe Holokausti
Menstruacionet janë një temë që rrallë vjen në mendje kur mendojmë për Holokaustin dhe si e tillë ajo është shmangur përgjithësisht nga fusha e kërkimit historik. Kjo është për të ardhur keq, pasi periodat janë një pjesë qendrore e përvojës së një femre. Dëshmitë gojore dhe kujtimet tregojnë se femrat ndiheshin të turpëruara të diskutonin menstruacionet gjatë kohës së qëndrimit të tyre në kampet e përqendrimit, por në të njëjtën kohë, ato vazhdimisht e risillnin atë argument, duke kapërcyer stigmën që i bashkëngjitet.
Zbulohet njësiti guerril që fshiu germat e Teatrit Kombëtar
Pas u fshinë gërmat e ballinës në Teatrin Kombëtar, qeveria që e kap lepurin me qerre, edhe kur fshihet nëpër pyjet kanabiste të lirisë, tha se do hetonte se nuk dinte gjë.
Në fakt nga një foto e qarkulluar së fundmi në media duket qartë se kush është njësiti guerrlil që punon natën për të zhbërë institucionet sepse premtimi për tenderin është dhënë. Janë mjete të epër të ngjashme me ato të Bashkisë së Tiranës drejtuar nga Erion Veliaj - që sado të fshihet ka një fytyrë që bërtet më shumë se çdo demagogji se çfarë është pas saj.
Për çfarë u zhvillua takimi në Berlin? Vetëm Jo për të gjithë dhe fjalë inkurajuese
Takimi i Berlinit ka rezervuar një shaka të hidhur për qeverinë shqiptare, por edhe ato të rajonit që presin hapjen e negociatave të anëtarësimit. Vetë kryeministri Rama nuk foli për data, por Deutsche Welle raporton se vendimi i Gjermanisë nuk mund të merret para shtatorit, ndërkohë që Parisi zyrtar as që e ka dëshirë termin zgjerim.
Qarqet diplomatike nga Berlini rikonfirmojnë për DW se Franca nuk dëshiron ta zërë fare në gojë çështjen e zgjerimit të BE-se në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, që do të mbahen në fund të majit.
Ti kishe veshur ato atletet!
Agjencia Telegrafike Shqiptare ka përcjellë sot disa “lajme” nga takimi i Berlinit. Në përpjekjen sfilitëse të bëjë lajm aty ku në fakt nuk ka ndonëse takimi duhet pasqyruar, Agjencia ka vënë në punë të gjitha aftësitë e “kimisë së informacionit” për të nxjerrë diçka nga takimi Merkel-Rama. Që ka qenë protokollar.
Takimi i Berlinit, Austria jashtë loje dhe me të edhe shkëmbimi i territoreve
Eksperti austriak për Europën Juglindore në universitetin e Gracit, Florian Baiber mendon se takimi i sotshëm i Berlinit ofron një mundësi të rrallë për të vënë në rrgë disa çështje të rëndësishme të Ballkanit Perëndimor. Sipas tij bashkimi në një qëndrim i presidentit francez Macron dhe kancelares gjermane Merkel është diçka jo e zakonshme, ndërkohë që pala gjermane sipas tij do të kërkojë anullimin përfundimtar të planeve për shkëmbim territory mes Serbisë dhe Kosovës.
Lebra akute që rëndom e quajnë Turizëm*
A mund të vonohesh 20 minuta në Laç? Po, e bën policia e Sandër Lleshajt
“Shqiptarja.com”, gazeta e Carlo Bollinos, raporton sot mbi ngjarjen e djeshme në Laç ku gjetën vdekjen dy persona. Shkruan ndër të tjera gazeta:
Takimi i Berlinit, një shans për Europën
Konferencë për Ballkanin - e pastaj? Nganjaherë disa thumbues që qesëndisin nuk e fshehin dot, se nuk kanë ç'të thonë. Që frazat e tyre kanë të njëjtat formula nuk e bën përmbajtjen e tyre më interesante.
Sepse ka ngjarje, nga të cilat shohim befas të shfaqet një potencial i ri veprues për çështje të vjetra. E një ngjarje e tillë mund të na çojë në një moment të papritur kthese të historisë e të na tregojë një kapitull të ri të së ardhmes së përbashkët. Konferenca e Ballkanit në Berlin më 29 Prill ka potencialin të jetë një ngjarje e tillë.
Egoja e një kryebashkiaku – Erion Veliaj shpërblehet për “pjesëmarrjen”
Në vendin tonë ekziston një kompleks i veçantë “profesional”, të cilit nuk i ka shpëtuar as zoti Veliaj, Kryetari i Bashkisë Tiranë.
Kompleksi kap zakonisht pjesëmarrësit në konferenca, trajnime apo aktivitete të tjera ekstrakurrikulare, kryesisht jashtë vendit. Ai manifestohet në zmadhimin e qëllimit të këtyre aktiviteteve, të rolit të pjesëmarrësit, dhe më pas përdoret për të fryrë rëndësinë e vetes si “intelektual” apo “lider”.
Parlamenti i Portugalisë njeh Genocidin Armen
Parlamenti i Portugalisë ka votuar më datë 27 prill që të njohë Genocidin Armen, term që përmbledh një seri ngjarjesh tragjike të vitit 1915 në ish-Perandorinë Osmane.
Rezoluta e miratur thekson se: shfarrosja sistematike nga autoritetet otomane drejtuar ndaj pakicës armene në territorin e vet është konsideruar nga komuniteti ndërkombëtar i historianëve si genocidi i parë i shekullit të 20-të”.
