Parlamenti portativ i PS-së mund të mblidhet edhe natën

Postuar në 26 Shkurt, 2019 10:06

Kryeministri i Shqipërisë mund të bëjë çdo gjë vetëm e vetëm që të mos përmbushë atë që ai e sheh si skenar të opozitës: përballjen e tij me protestën. Masiviteti i dy protestave të fundit dhe dorëzimi i mandateve e kanë evidentuar krizën. Një rrethim i parlamentit në seancë, do ta theksonte gravitetin e saj dhe defunksionalizimin e plotë të institucioneve.

Largimi, kusht minimal që investimi i opozitës të ketë kuptim

Postuar në 26 Shkurt, 2019 09:39

Në vitin 2001, pas zgjedhjeve të Dushkut, Sali Berisha, asokohe në detyrën e kryetarit të Partisë Demokratike ndërmori një tur në Parlamentin Europian dhe instanca të tjera për të dokumentuar siç thotë manipulimet elektorale. Me dosje në dorë ai trokiti nëpër zyra dhe në fund ia doli të merrte njohjen e problemit, një rezolutë të PE-së dhe marrëveshjen me Fatos Nanon. 

Asnjë konçesion për rrugët deri më 2021. ATRAKO do ruajë të gjitha ofertat, jo vetëm atë fituese

Postuar në 25 Shkurt, 2019 19:55

Ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja ka propozuar që oferta e pakërkuar në infrastrukturë të mos pranohet deri më 31 dhjetor 2021. Kjo kërkesë u miratua parimisht në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ndërkohë që u hodhën poshte propozimet e “EcoAlbania”. Po kështu komisioni pranoi që ATRAKO, agjencia e trajtimit të koncesioneve, të mbajë në regjistër jo vetëm ofertat fituese, por edhe propozimet e tjera. 

TvT

Padi ndaj qeverisë për Zagorinë. Por aktivistët dhe bashkia nuk kanë bërë asgjë për planin e zhvillimit

Postuar në 25 Shkurt, 2019 19:51

Një pjesë e shoqërisë civile që është lëshuar në mbrojtje të parkut të Zagorisë nga kërkimi i naftës nga Shell, po mendon paditë ndaj qeverisë si rrugë të mundhme. Në një prononcim për TemaTv, aktivisti Lavdosh Ferruni flet për një lumë padish, nëse qeveria nuk merr masa.

Por ndërkohë që vjen ky shqetëism, vetë përfaqësuesit e institucioneve dhe shoqëria cviile nk kanë hartuar planin e zhvillimit dhe menaxhimit të zonës, që është detyrim ligjor. Diçka që do ta bënte mbrojtjen e kauzës mjedisore më serioze nga pretendimet e disa personave.

Opozita quhet armik i brendshëm

Postuar në 25 Shkurt, 2019 17:59

Qeveria e ka pozicionuar veten si lokomotivën që po çon vendin drejt Perëndimit duke shpallur praktikisht opozitën si armik të brendshëm.

Kryeministri ka akuzuar shpesh kundërshtarët politikë se kanë hedhur baltë mbi qeverinë në takimet jashtë vendit, ndonëse vetë po tregon me gisht opozitën lartë e poshtë.

Itali/Zbulohet për herë të parë "heroinë sintetike", më ekonomike dhe shumë më toksike se heroina

Postuar në 25 Shkurt, 2019 15:33

Strukturat e karabinierisë italiane, NAS(Nuclei Antisofisticazioni e Sanità dell'Arma) kanë sekuestruar për herë të parë në Europë një lloj i ri droge, që është e ngjashme me heroinën sintetike, por shumë më ekonomike dhe vrasëse. Sipas raportimeve të mediave në Itali, mjaftojnë vetëm 20 gramë për të prodhuar 20 000 doza, ndërkohë që edhe kontakti me lëkurën provokon irritim dhe intoksikim.

Ninulla e Brukselit që nuk vë në gjumë

Postuar në 25 Shkurt, 2019 14:52

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç, ka përsëritur qëndrimet veta për krizën në Shqipëri, duke sjellë në vëmendje faktin se bojkoti apo dorëzimi i mandateve parlamentare është i dëmshëm.

Imzot Frendo: Situata në Shqipëri është tragjike

Postuar në 25 Shkurt, 2019 10:23

Arkipeshkvi i Durrësit dhe Tiranës, imzot George Frendo ka deklaruar për mediat italiane se situata në Shqipëri është tragjike dhe se mungon dialogu mes palëve. Ai ka kërkuar që palët të ulen në bisedime duke sakrifikuar diçka. 

Fjalimi që duhet të dëgjojë kryeministri i sotshëm i Shqipërisë

Postuar në 24 Shkurt, 2019 19:11

Deklarimi i kryeministrit Edi Rama në një intervistë për “Il Fatto Qutidiano” se në Shqipëri nuk ka revoltë, apo kaos, por vetëm protestë të një grupimi që nuk fiton dot zgjedhjet përbën një hap për të mohuar krizën. Është ajo që është pritur të ndodhte, teksa kryeministri që kaloi pa eksese fazën e përplasjes, po ndërmerr sulmin për të menaxhuar titullimin e kësaj që po ndodh.

Mësoni si negociohet me Edi Ramën

Postuar në 24 Shkurt, 2019 14:18

Në dhjetor të vitit 2018, në revistën “Monitor” u publikua një intervistë e Luca Nam, përfaqësues i Yura Corporation, kompania koreanojugore që merret me prodhimin e pjesëve të automobilëve. Nam ankohej se në Shqipëri është shumë e vështirë të bësh biznes. Ai sillte përvojën e vet me administratën shqiptare  që ishte e tillë saqë po vinte në diskutim edhe vendimin për të investuar.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS