Dikush ta mësojë znj. Xhaçka të shprehet si ministre e Mbrojtjes
Lexoni shqipen që shërben për t’ia argumentuar mendimin ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka dje në emisionin “Real Story”:
Është absolutisht shumë, një dëshmi e qartë e vlerësimit që Aleanca ka për rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti, si avokat i dyerve të hapura dhe i perspektivës euroatlantike të rajonit dhe në këtë kuptim është një vlerësim që i është bërë vendit, është një siguri e shtuar për rajonin, është baza e parë në llojin e saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor
Kryetari i Kuvendit ri-interpreton si shef i kundërzbulimit
Gramoz Ruçi, kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, i është bashkuar hamendësimeve politike të kryeministrit Edi Rama për financimet ruse në Shqipëri. Gjatë një takimi të kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të BE-së, Ruçi ndër të tjera ka thënë:
U përplas me Veliajn, policia shantazhon rektorin e Bujqësorit
Bahri Musabelliu, rektori i Universitetit Bujqësor, i cili doli kundër planeve të Veliajt për ndërtimin e dy shkollave në perimetrin e Universitetit po shantazhohet me hapjen e hetimeve kundër tij për shpërdorim detyre dhe pastrim parash.
Lajmi ka qarkulluar thuajse në të gjitha mediat që kontrollohen nga Veliaj, sipas të cilave hetimi ndaj Bahri Musabelliut ka nisur pas dyshimeve se rektori i Universitetit Bujqesor ka perfituar fondet publike përmes praktikave korruptive të ndjekura në disa tenderime.
Palmer, çfarë negocioi në Tiranë
Ka krijuar shumë pështjellim vizita në Tiranë e zv/ ndihmes sekretarit të shtetit per Euroazinë, Mathy Palmer. Pa ndonjë dijeni mbi axhendën e tij, mediat në Tiranë e komentuan si një përpjekje të SHBA-ve për të zgjidhur krizën politike, por ky fakt nuk është konfirmuar nga asnjë burim deri më tani.
Luli, kronikë e një dështimi të paralajmëruar!
Lulzim Basha po përpiqet me kokëfortësi të shmangë dështimin e paracaktuar si njeri politik pa menduar kostot e kapriçove të tij. Një PD e shkërrmoqur elektoralisht dhe e kthyer në patericë të qeverisë Rama 2.
Ndonëse i ka mbushur mendjen vetes se zotëron karizmën e nevojshme për t'ju imponuar të ardhmes së shqiptarëve, kreu i PD-së kërkon garanci shtesë në këtë drejtim. Oferta megjithatë nuk ka ndryshuar, ajo mbetet Republika e Re.
Deputeti Braho: Do kërkoj shkarkimin e Agron Tufës. T'i zbardhet edhe dosja "ruse"
Deputeti Spartak Braho ka deklaruar në një intervistë të sotme për gazetën “Dita” se do të kërkojë shkarkimin e Agron Tufës nga detyra e drejtuesit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit. Braho, i përfshrië në një polemikë me Tufën, thotë se kërkesa për shkarkim do të bëhet për shkak se Tufa abuzon me postin dhe përdhos me qëndrimet e veta Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Huawei, pretendenti për dominimin e sistemit nervor të ekonomisë së këtij shekulli
Huawei. Emri i kompanisë kineze përmendet përherë e më shumë në Perëndim, por jo për risitë dhe penetrimin në tregje. Ndaj saj ka një mori shkrimesh dhe materialesh që e vendosin në qendër të një konspiracioni të Pekinit zyrtar për të dominuar tregun e teknologjisë. Në SHBA, kompania mori goditje përmes vendimeve të administratës Trump që ndalojnë përdorimin e pajisjeve të saj në sektorë si ushtria dhe shërbimet sekrete, apo fusha të tjera të ndjeshme.
Mbyllet Banka e Kreditit e grupit AlKharafi
Banka e Kreditit të Shqipërisë ka kërkuar likujdimin e saj. Revista “Monitor” shkruan se banka në fjalë, që sipas saj zë 0.08% të totalit të aktiveve në sistemin bankar dhe depozitat e saj përfaqësojnë vetëm 0.01% të totalit, po tërhiqet nga vendi pas 16 vjetësh aktvitet.
E majta dhe censura. Rasti i kadrinjve që lënë pa gjumë Macron
Flini mirë, babi Zeus merret me gjithçka. I urdhëruar nga qeveria, një raport sapo është publikuar në lidhje me “krijimin e një Njësie autorregulluese dhe të ndërmjetësimit të informacionit”. Si quhet? “Besim dhe Liri”. Kot s’e quajtën “Vargonj dhe asfiksi”. Sepse për atë bëhet fjalë. Liria e shtypit dhe kufizimet e saja janë të rregulluara nga një nga ligjet më brilante të historisë së Republikës, ligji i 29 korrikut 1881.
Çuna, mos harroni raportin e KLSH-së!
Raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka evidentuar një dëm ekonomik prej 193 milionë eurosh për vitin 2018, ndërkohë që ndikimi nga mosarkëtimi i të ardhurave shkon në 1.5 miliardë euro.
KLSH-ja ka çuar për ndjekje penale dhjetëra titullarë institucionesh dhe drejtues të nivelit më të ulët.
