Dekreti i tretë: Zgjedhjet lokale më 13 tetor
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka njoftuar sot se do të dekretojë 13 tetorin si datë për zgjedhjet lokale. Në një konferencë të posaçme për shtyp, kreu i shtetit ka sqaruar arsyet e tij për këtë vendim që vjen pas dy dekreteve: të parit që caktoi datën 30 qershor dhe të dytit që e anulloi atë.
Dekreti për datën e re të zgjedhjeve, që është data 13 tetor. Dy arsyet pse kam vendosur këtë datë, sepse është dita më e shpejtë për të organizuar zgjedhjet vendore gjithëpërfshirëse.
Presidenti nuk ka çfarë të bëjë...Banorët nuk kanë asnjë hall, llafosen për Kushtetutën
Nuk ka kufij shtirja e Partisë Socialiste për të dëshmuar normalitetin në një vend që e ka humbur atë. Kryeministri Edi Rama e nis ditën me kafe me banorë të njësive administrative në Tiranë, metë cilët flet për çështje të politikës. Askush nuk e pyet kryeministrin për problemet e veta, për hajdutërinë e legalizuar të administratës, për çmimet, koston e jeteës. Jo, banorët e Tiranës janë të lumtur. Ata e pyesin kreun e qeverisë për hallet e Presidentit dhe të opozitës. Dhe si përgjigje marrin qetësinë e kryeministrit dhe mesazhet e tij për kundërshtarët.
Foto/Pamje nga hapësira të shpërthimit të vullkanit Raikoke
Astronautët në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor kanë kapur në 21 qershor të këtij viti, disa pamje spektakolare të vullkanit Raikoke në veriperëndim të Paqësorit. Raikoke shpërtheu javën e kaluar për herë të parë në thuajse 100 vjet. Shpërthimi i fundit i tij ishte në vitin 1924 kurse para tij në vitin 1778.

Video/Probleme me shëndetin për Merkel
Problemet shëndetësore për kancelaren Angela Merkel janë rishfaqur sërish gjatë një takimi të saj me presidentin Frank-Walter Steinmeier në Berlin. Siç paraqesin pamjet filmike, Merkel ka nisur të dridhet dhe të shqetësohet gjatë qëndrimit në këmbë. Të njëjtat simptoma ajo i shfaqi gjatë takimit një javë më parë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.
Video/Budapest, Gruevski shoqërohet në gjykatë
Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski është arrestuar mëngjesin e sotshëm në Budapest pas një kërkese të gjykatës së vendit. Ai është kërkuar të ekstradohet nga Hungaria nga Shkupi zyrtar që e akuzon për disa ngjarje përfshirë sulmin ndaj Parlamentit.
Libani, aty ku çdo gjë shpjegohet dhe ku asgjë nuk kuptohet*
Oferta nga Beogradi/Vuçiç siguron Edi Ramën për strehim politik në Serbi
Burime nga ambasada shqiptare në Beograd bëjnë me dije se presidenti serb Aleksander Vuçiç i ka dërguar me iniciativë të vet, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama garancitë shtetërore për strehim politik, apo strehim të përkohshëm, të drejtë kalimi tranzit në Serbi në çdo kohë. Burimet thonë se qeveria shqiptare nuk ka kthyer asnjë përgjigje, duke krijuar paqartësi mbi arsyen e kësaj oferte nga Beogradi, kur dihet fare mirë se destinacioni i parë i kryeministrit Rama është Turqia. Bëhet e ditur se z. Rama dhe z. Vuçiç kanë miqësi personale.
Ka nisur shpërndarja e armëve. Krimi do provokojë më 30 qershor. Do të mbrohemi me çdo mjet
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar sot pak pasi kryeministri Edi Rama refuzoi ftesën e presidentit Ilir Meta për takim, se në datë 30 qershor do të jetë krimi që do të derdhet rrugëve për të detyruar qytetarët të votojnë. Sipas Bashës dhe zyrtarëve të PD-së Rilindja po shpërndan armë për militantët e vet në funksion të provokimit të qytetarëve dhe krijimit të klimës së frikës.
Mitsotakis përjashton koalicionin paszgjedhor me Syrizan: Sërish në zgjedhje
Kreu i opozitës kryesore greke, Kyriakos Mitsotakis, ka përjashtur çdo mundës për koalicion paszgjedhor qeverisës me Syrizan, nëse zgjedhjet e datës 7 korrik nuk do të prodhojnë shumicë të qartë.
Nëse për ndonjë arsye pas zgjedhjeve të 7 korrikut nuk do të mund të krijohet një qeveri, atëherë vendi në mënyrë të padiskutueshe do t’i drejtohet sërish zgjedhjeve në mes të muajit gusht. Qytetarët duhet të kuptojnë mirë se çfarë do të thotë të mos kesh një mandat të fortë në natën e 7 korrikut
Tërheqja e Këshillit ë Europës, provë se zgjedhjet e 30 qershorit janë antikushtetuese
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë sot në një konferencë për shtyp përmes së cilës ka deklaruar se opozita do të bllokojë procesin zgjedhor të 30 qershorit. Basha ka vlerësuar se tërheqja e delegacionit të Këshillit të Europës nga vëzhgimi i zgjedhjeve është distancim i qartë nga një proces antiligjor.
