Opozita serbe futet në Televizionin Publik (Video)
Situatë e tensionuar politike edhe në Serbi, ku mbështetës të opozitës tentuan të hyjnë në Televizionin Publik. Reagimi erdhi pasi protesta e opozitës nuk gjeti asnjë pasqyrim në Televizionin Publik, që akuzohet se është i kontrolluar plotësisht nga qeveria dhe presidentit Vuçiç.
Kujtojmë që opozita serbe proteston prej javësh kundër Vuçiç dhe politikave të tij. Ajo kërkon dorëheqjen e presidentit dhe zgjedhje të lira. Opozita thotë se në Serbia nuk ka liri, mediat janë nën censurë dhe ka totalitarizëm e partitokraci.
Degradimi i rolit të reporterit në median shqiptare
Besueshmëri në rënie, integritet që gjithashtu vjen duke rënë, lidhje me biznesin dhe politikën etj. Këto janë vetëm disa nga problemet me të cilat përballet media shqiptare sot, ndërkohë që mungesa e reporterëve profesionistë në media, në disa raste është një tjetër problem i kësaj të fundit. Reporterët duket se vuajnë gjithashtu krizën, për vetë mënyrën se si media funksionon, për mënyrën se si trajtohen dhe vlerësohen. Shtrohet pyetja, cili është roli i reporterit në ditët e sotme dhe si ka ndryshuar ai ndër vite?!
INTERNETI, TEKNOLOGJIA DHE ROLI I REPORTERIT
ATA dhe NE - shpjegimi keqdashës dhe përçarës i krizës
Brenda krizës së sotme politike dhe institucionale në Shqipëri, po nxjerr krye më fort se më parë ajo që mund të quhet kriza e gjykimit publik dhe vlerësimit objektiv të saj. Nëse në radhët e opozitës ka një larmi qëndrimesh, qofshin këto edhe kaotike, kjo më së paku dëshmon për dinamikë interesash, mungesë disipline, pakënaqësi, etj., por së paku diçka po lëviz. Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi po prekin disa ekuilibra.
A mund të bindë Basha ndërkombëtarët?
Opozita mbylli një tjetër protestë në vazhdën e përpjekjeve për të detyruar zotin Rama të pranojë zgjedhjet e parakohshme me një qeveri teknike. Pjesëmarrja tregoi se PD, LSI e parti të tjera të vogla mund të mobilizojnë numra përtej mbështetësve tradicionalë edhe pse janë jashtë parlamentit. Sa i takon mesazheve të zotit Basha, ato ishin për ndërkombëtarët, në veccanti ambasadave të SHBA e BE që kanë mbajtur dukshëm krahun e qeverisë.
Protesta, e vetmja gjë reale në një vend pa Gjykatë Kushtetuese, pa Parlament dhe me një qeveri personale
Si ta komentojmë protestën e sotme?
Së pari duhet të shquajmë rrezikun e dëmtimit të saj së pari nga paqartësia e drejtuesve. Por ky është rrezik minimal pasi në fund të fudnit opozita ja doli që të sigurojë pjesëmarrje masive dhe të dëshmojë qëndresë.
Së dyti duhet ta ruajmë protestën – për hir të mirë leximit jo si të tillë në vetvete – nga përpjekja për ta paraqitur si pa vlerë dhe aspektet banale të saj.
Rreziku rus, Këshilli Atlantik përjashton Shqipërinë: Në Mal të Zi, Greqi dhe Maqedoni
Zv. presidenti ekzekutiv i Këshillit Atlantik, Damon M. Wilson, ka përcjellë në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” qëndrimin e njohur se Rusia po përdor luftën hibride në Ballkan për të sulmuar demokracinë. Një arsye pse Rusia vepron në këtë mënyrë është sipas tij pamundësia e saj për të konkuruar Perëndimin, sidomos në planin ekonomik. Përça dhe polarizo, ja deviza e Russië sipas Ëilson, e cila aplikohet edhe në Ballkan. Kur vjen puna për ta lexuar qëndrimin rus në terrenin ballkanik, Wilson bën këtë përcaktim:
Video/Protestë e tensionuar para Parlamentit
Terrori i Madh, Rusia refuzon publikimin e emrave të Trojkave që urdhëruan dënime pa gjyq
Ekzekutimet e urdhëruara gjatë Spastrimti të Madh në vitet ’30 në ish-Bashkimin Sovjetik vijojnë të mbeten sekret shtetëror në Rusi. Gazeta “Kommersant” raporton se autoritetet ruse i kanë refuzuar një studiuesi, Sergei Prudovksy të dhëna për emrat e gjyqtarëve që kanë urdhëruar dënime me vdekje pa process gjyqësor në vitet 1937-1938.
Bugajski: Thaçin e ka mashtruar Putini
Në një opinion të publikuar sot në gazetën “Dita”, analisti i njohuri çështjeve rajonale Janusz Bugajski shkruan se përpjekja e Rusisë në Ballkan synon përçarjen e vendeve të tij.
Jo vetëm Shqipëria pa regjistër pronash. Edhe Greqia në proces
Shqipëria nuk është i vetmi vend europian me probleme themelore në regjistrimin e pronës. Madje vendi ynë formalisht e ka një regjistër ndërkohë që Greqia ende nuk e disponon. Reuters shkruan se regjistri i pronës në Greqi kompletohet jo më parë se viti 2021 dhe ai ka nisur të përpilohet në vitin 1998 kur në pushtet ishte Kostas Simitis.