Kur do kemi njëherë Protokoll Shteti për të qenë?
Kthimi në Tiranë i trupit të ushatarakes Zarife Hasanaj është shoqëruar me një ceremoni zyrtare ushtarake. Trupi në arkivol është zbritur nga avioni I mbajtur nga trupa të Gardës së Republikës. Në rreth 10 persona që shoqërojnë trupin e ushtarakes sheh 4 uniforma dhe një lëvizje – ecje që nuk ka të bëjë me rregullin ushtarak.
Teshtimat e stisura të Beogradit për shëndetin e Edi Ramës dhe Hashim Thaçit
Beogradi zyrtar është katandisur tashmë në një recitues monoton të të vetmes vjershë që di: Shqipëria e Madhe. Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka deklaruar për televizionin publik serb se Edi Rama dhe Hashim Thaçi po krijojnë Shqipërinë e Madhe, ndërkohë që Serbia po përpiqet të ndjekë një politikë konstruktive.
Recetat e mjekëve popullorë për spazmat e politikës
Carlo Bollino, një gazetar i pavarur por që batohet padashje për nga pushteti – kuptohet pa humbur objektivitetin – shkruan sot për arsyet se përse komuniteti ndërkombëtar nuk po negocion për krizën aktuale. Normalisht çështja kryesore është trajtimi i krizës si i tillë, pastaj arsyet e negociatorëve. Por mesa duket ka disa gazetarë që entuziazmohen nga indiferenca e shtirur e komunitetit ndërkombëtar për arsye nga më të ndryshmet.
Rojtari i qetësisë së kryeministrit
Qeveria ka kohë që operon me gjuhën e forcës, madje kryeministri rekrutoi ish-këshilltarin e tij për t’u treguar qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë disponimin për dhunë. Zoti Rama nuk ka nerva të përballet më me njerëzit që e bezdisin, duke rikthyer shtetin policor si garanci për qetësinë e qeverisjes së tij dhe këtë natyrisht me kontributin e zotit Lleshaj.
Një diplomat i mirë, por një kryeministër jo efektiv
Federica Mogherini përcolli në Tiranë mendimin se Shqipërisë duhet t’i happen negociatat. Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme cilësoi se ajo shprehte në këtë rast mendimin e saj personal.
Për mua personalisht Ramës t’i hapen negociatat (Video)
Afërsia mes italianes Federica Mogherini dhe kryeministrit të Shqipërisë dihet. Vetë ky i fundit e ka promovuar me përqafimet dhe vlerësimet e larta që ka shprehur sa herë është takuar me shefen e BE-së.
Për zotin Rama janë kohë të vështira, pasi doli bllof me negociatat dhe angazhimin e tij në dialogun Kosovë-Serbi. Tashmë ai është i angazhuar në një fushatë për të bindur opinionin se qeveria e tij i ka përmbushur detyrimet dhe se janë forcat euroskeptike që po e pengojnë zotin rama të marrë dritën jeshile.
Thaçi nxjerr zbuluar Ramën
Edi Rama refuzon të thotë zyrtarisht se çfarë mendon për çështjen e Kosovës dhe idenë e korrigjimit të kufijve.
Kryeministri Haradinaj e ka përmendur si një nga personazhet që bashkë me Thaçin e Mogherinin kanë qenë pro ndarjes së Kosovës, madje se i kishin bërë presion në samitin e Berlinit. Kësaj ideje nuk i fshihet Hashim Thaçi që ka nxjerrë sërish zbuluar kryeministrin e Shqipërisë lidhur me këtë çështje.
Tatime, spastrime përmes ristrukturimit
Drejtoria e Përgjthshme e Tatimeve njofton sot për nisjen e procesit të ristrukturimit të administratës së vet bazuar në një urdhër të Kryeministrit, Edi Rama.
thuhet në njoftim.
Roli i Edi Ramës në planin e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës duhet sqaruar zyrtarisht
Gazeta “Zëri” në Kosovë ka publikuar sot një deklaratë të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas të cilit ka dyshime të besueshme që kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama, të ketë qenë pjesë e planit për Kosovën.
Ekziston një dyshim i bazuar, se Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç kanë biseduar për shkëmbim të territoreve se bashku nën udhëheqjen e Përfaqësueses së lartë, Frederika Mogerinit. Ekziston ky dyshim pavarësisht se unë nuk mund ta konfirmoj
Video/Made in Opinion - Tv Klan. Fyerje dhe sharje live
Baton Haxhiu është kapur në befasi nga kërcënimi i Meslida Dodës për një shishe kokës, duke marrë pozën e atij që nuk ndihet më rehat në studio. Ka ndodhur në Opinionin e Blendi Fevziut, marka kryesore e sherrit banal në televizionet shqiptare.
