E majta dhe censura. Rasti i kadrinjve që lënë pa gjumë Macron
Flini mirë, babi Zeus merret me gjithçka. I urdhëruar nga qeveria, një raport sapo është publikuar në lidhje me “krijimin e një Njësie autorregulluese dhe të ndërmjetësimit të informacionit”. Si quhet? “Besim dhe Liri”. Kot s’e quajtën “Vargonj dhe asfiksi”. Sepse për atë bëhet fjalë. Liria e shtypit dhe kufizimet e saja janë të rregulluara nga një nga ligjet më brilante të historisë së Republikës, ligji i 29 korrikut 1881.
Çuna, mos harroni raportin e KLSH-së!
Raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka evidentuar një dëm ekonomik prej 193 milionë eurosh për vitin 2018, ndërkohë që ndikimi nga mosarkëtimi i të ardhurave shkon në 1.5 miliardë euro.
KLSH-ja ka çuar për ndjekje penale dhjetëra titullarë institucionesh dhe drejtues të nivelit më të ulët.
Presidenti refuzon ndërmjetësimin për krizën politike
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka refuzuar të iniciojë një tryezë dialogu ndërpartiak dukem bërë thirrje që partitë politike të dëshmojnë vullnetin për të gjetur zgjidhje.
Kaos në Libi, forcat amerikane largohen nga vendi
Forcat amerikane të stacionuara në Libi për sigurinë e personelit diplomatik kanë lënë vendin. Mediat e huaja përcjellin një deklaratë të gjeneralit amerikan, Thomas Waldhauser sipas të cilit, ndonëse forcat amerikane mbeten të angazhuara në Libi, lëvizjet e tyre aktuale lidhen me një planfikim të kujdesshëm ushtarak që synon verifikimin e kushteve të sigurisë.
Parashikimi për krizën post-TAP në Shqipëri
Revista ekonomike “Monitor” shkruan se ekonomia shqiptare po i ekspohet një krize të afërt për shkak të mungesës së investimeve të huaja të mëdha. Në një shkrim dedikuar kësaj teme, revista vë në dukje se dy investimet kryesore, gazsjellësi Transadriatik dhe HEC i Devollit po shkojnë drejt fundit.
7 kompanitë më fitimprurëse në botë
Apple ka qenë prej vitesh kompania më fitimprurëse në botë. Por, stafetën e ka marrë kompania shtetërore e naftës në Arabinë Saudite, “Saudi Aramco”, e cila është duke u përgatitur të futet në bursë.
Kompania u detyrua të publikojë të dhënat financiare, të cilat u vlerësuan nga Moody. Fitimet e Saudi Aramco llogariten në 111.1 miliardë $ në 2018.
Politikë që cenon ekuilibrin psikik të popullit*
Javën që shkoi në Sllovaki u zhvilluan zgjedhjet presidenciale. Ato i fitoi aktivistja liberale antikorrupsion Suzana Kaputova e cila u bë presidentja e parë femër në historinë e atij vendi. Slogan i fushatës së saj ishte: “Në këmbë kundër së keqes, ta luftojmë të keqen së bashku” dhe, kur fliste për të keqen, nuk kishte parasysh persona, por veprimet korruptive. Zemërimin ndaj gjendjes së krijuar në Sllovaki ajo e shprehte pa mllef, qetësisht, duke bërë thirrje për transparence, mirësjellje, humanizëm dhe drejtësi në politikë dhe në jetën publike.
Dështon ligji për sinjalizuesit. Bilbilfryrësit mbeten specie e rrallë
Një nga kriteret e Bashkimit Evropian për të çelur negociatat për integrimin e Shqipërisë në BE, është lufta kundër korrupsionit. Për këtë delegacioni i BE-së në Shqipëri ka ndërmarrë edhe veprime konkrete. Një prej tyre është financimi për ligjin nr. 60/2016 për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve.
Bllaca 99, Kosova ndërton Muzeun e Genocidit Serb
Qeveria e Kosovës synon të kthejë në Muze të Genocidit, trenin që në vitin 1999 solli në Bllacë të Maqedonisë shqiptarë të Kosovës të larguar me forcë nga vendi i tyre rpej forcave serbe. Në datën 10 prill të këtij viti, në Bllacë mendohet të nisë ndërtimi i Muzeut që do të kalojë nga një konkurs por që do të ketë si pjesë të vetën edhe Trenin.
Memoriali i Genocidit pritet të provokojë reagime nga Serbia, e cila deri më sot nuk ka pranuar asnjëherë se ka kryer spastrim etnik, apo genocide, qoftë edhe në Bosnje, por se sipas saj në këto vende janë kryer krime lufte.
Irani gati të shpallë ushtrinë amerikane organizatë terroriste
Irani paralajëmroi Shtetet e Bashkuara se do ta përfshijë ushtrinë amerikane në listën e organizatave terroriste, nëse SHBA-të e klasifikon Gardën Revolucionare të Iranit në një "organizatë terroriste.
Tre zyrtarë amerikanë të cituar nga Reuters thanë nse SHBA-të kanë për qëllim të përcaktojnë Gardën Revolucionare të Iranit në një organizatë terroriste, duke shënuar herën e parë që Uashingtoni karakterizon formalisht si organizatë terroriste ushtrinë e një vendi tjetër.