Trump kërcënon Europën me lirimin e luftëtarëve të ISIS
Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi vendet evropiane se nëse nuk riatdhesojnë shtetasit e tyre që luftuan në radhët e xhihadistëve të Shtetit Islamik (IK) në Siri, do të përballen me perspektivën e kthimit të paorganizuar në vendlindje.
"Ne kemi mijëra luftëtarë të IKIL-it, të cilët duam që Evropa t’i tërheqë. Do e shohim nëse do ta bëjë këtë gjë, nëse jo, me siguri do kemi nevojë t'i lëshojmë ata dhe të kthehen vetë në Evropë"-u tha Trump gazetarëve, duke përdorur një akronim më të vjetër të Shtetit Islamik.
Lypësit e shumtë të Palmerit në Tiranë
Haberi se Mathew Palmer ka folur prapë është kryesor prej disa orësh tashmë. Zyrtari amerikan(ç’rëndësi ka detyra, mjafton që është amerikan) ka folur për korrupsionin, për zgjedhjet e 30 qershorit, duke bërë një rikonjicion mbi humorin e shoqërisë shqiptare.
Zoti Palmer foli, por çfarë tha? Nëse lexon mediat e opozitës, ai fshikulloi qeverinë; nëse lexon mediat e pushtetit ai ka thënë se SHBA nuk po mbështesin Ramën, ndaj kriza duhet zgjidhur mes shqiptarëve. Nëse lexon Palmerin, ai thotë në fakt një grumbull fjalish nga të cilat mund të nxjerrësh mesazhin që do.
Ligji për shtetësinë shqiptare, hiqen kufizimet për qytetarët e Kosovës. Shtetësi edhe për ata që lindin në Shqipëri
Qeveria shqiptare ka propozuar sot një projektligj të ri “Për Shtetësinë”. Në dispozitat e këtij drafti bie në sy mënyra e fitimit të shtetësisë shqiptare që është përmes lindjes, origjinës, lindjes në territorin e Republikës së Shqipërisë, natyralizim dhe birësim.
Bie në sy pika e dytë, pra fitimi i shtetësisë me origjinë që rregullohet në nenin 6:
Presidenti, lutje publike KQZ-së dhe kryeministrit: Bëni zgjedhje më 13 tetor
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë sot një lutje publike që dekreti i tij për zgjedhjet e 13 tetorit të zbatohet për arsye sepse kërcënohet integrimi i Shqipërisë.
I bllokohen 1.5 mln euro ish-zyrtarit të Legalizimeve
1.5 milionë euro llogari bankari i janë sekuestruar një ish-zyrtari të Agjencisë së Legalizimeve, para që dyshohet se janë përfituar nga burime të paligjshme.
Një njoftimin e saj policia nuk ka dhënë më shumë detaje për identitetin e tij, por thotë se zyrtari në fjalë ka qenë ish - punonjës i administratës shtetërore në vitet 2006 – 2011.
Kush e ka radhën nga familja socialiste?
Shpallja non grata e Vangjush Dakos nga Departamenti Amerikan i Shtetit e çoi në dy numrin e bashkëpunëtorëve të ngushtë të kryeministrit Rama që futen në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara. Më herët në këtë listë ishte renditur Tom Doshi, deputeti socialist i Shkodrës, një shërbëtor i devotshëm i kryeministrit socialiste.
Njoftimi nga Sekretari i Shtetit i SHBA , Mike Pompeo lidhur me ish-kryebashkiakun e Durrësit është i rëndësishëm, pasi cilësimi i tij si zyrtar i korruptuar do të thotë se SH.B.A. do të nisë një fushatë për të goditur korrupsionin në Shqipëri.
Një ligj i afërm i Athinës që shtron çështjen e statusit të Himarës
Kryeministi i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar dje se qeveria e tij do të vendosë në axhendën e diskutimeve parlamentare që u njeh të drejtën e votës edhe anëtarëve të diasporës greke.
E drejta e grekëve në botë për të votuar nga vendi i tyre i qëndrimit është një prioritet dhe sanksionimi i kësaj të drejte do të propozohet së shpejti. Shpresoj se do të gjejmë mirëkuptimin e duhur në Parlament
Racizmi i Reganit: Afrikanët, kanibalë dhe majmunë që kanë siklet të veshin këpucë
Një ditë pasi Kombet e Bashkuara votuan për të njohur Republikën Popullore të Kinës, në atë kohë guvernatori i Kalifornisë, Ronald Reagan, i telefonoi Presidentit Richard Nixon në Shtëpinë e Bardhë dhe zbrazi zhgënjimin e tij mbi delegatët që kishin dalë kundër Shteteve të Bashkuara. "T’i shihje ata, ata majmunë nga vendet afrikane – mallkuar qofshin - ata që ende nuk nuk janë mësuar të mbajnë këpucët veshur pa u ndier në siklet”, thoshte Reagan, ndërsa Nixon qeshte.
Gënjeshtrën e përditshme dhurona sot!
Shkruan kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në Facebook:
Irlandezi i Scorceses/Rinimi me VFX i De Niros dhe Pacinos
Filmi i ri biografik i Martin Scorceses, “Irlandezi” ofron një mundësi për të vlerësuar përdorimin e teknikës VFX, që zgjidh problemin e rinimit. Pra në një film ku aktori detyrohet të luajë rolin e personazhit në faza të caktuara të jetës, duhet të kalojë nga i plakur në të ri. Në rastin e aktorëve të rinj që luajnë rolin e plakut, kjo zgjidhet me make up, kurse e anasjellta, pra kur kemi aktorë të vjetër që duhet të luajnë personazhin në të ri, vjen në ndihmë teknologjia VFX, e njohur edhe si teknologjia e ç’plakjes.
