Në Bruksel i njohin mirë të dyja palët*
Nuk mjafton dorëheqja për Damianin
Damian Gjiknuri – që tashmë nuk ka nevojë për prezantim – ka replikuar sot në Parlament me deputetin Ralf Gjoni. Replika në fakt erdhi pas kërkesës së Gjonit sipas të cilit Gjiknuri është kusht i opozitës. Pra ikja e tij nga drejtimi i Komisionit të Reformës. Lexoni më poshtë replikën e ish-ministrit të Infrastrukturës dhe subjekt i dosjes 184:
Ne fitimtarët e 30 qershorit...
Partia Socialiste ka ngushtuar zyrtarisht rrezen e audiencës së vet, duke nisur të bëjë një ndarje artificiale mes atyre që janë pro saj dhe kundër saj. Në një fjalë të mbajtur sot në Parlament, numri dy i kësaj partie, Taulant Balla deklaroi se 30 qershori ishte një fitore e kursit properëndimor të Shqipërisë.
Berisha komenton raportin e ODIHR: La në fuqi dekretin e Metës (Video)
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se misioni i ODIHR-it konfirmoi paligjshmërinë zgjedhjeve të 30 qershorit.
Në një deklaratë të bërë në selinë blu, ai tha se raporti i ODIHR la në fuqi dekretin e presidentit që sipas misionit mund të shqyrtohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese.
Kusht për reformën zgjedhore, largimi i Damian Gjiknurit
Opozita parlamentare deklaroi se do të kushtëzojë mbështetjen e çdo nisme të Kuvendit, me miratimin e reformës zgjedhore sipas kërkesës që kanë bërë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian.
Deputeti Ralf Gjoni kërkoi largimin e Damian Gjiknurit si bashkëkryetar i reformës zgjedhore dhe Ulsi Manjës nga Komisioni i Ligjeve derisa gjykata të hetojë përgjimet për ndikimin e tyre në proceset zgjedhore.
Von der Leyen, Gjermania eksporton paaftësinë në krye të Komisionit Europian
Ursula Von der Leyen është zgjedhur presidente e Komisionit Europian, një kandidaturë që është brohoritur në disa vende. Asaj i përmenden disa cilësi, mes të cilave fakti se ka shtatë fëmijë dhe përfaqëson kështu shembullin e disiplinës.
Mirëpo në Gjermani, nga sa raportohet në mediat e huaja, mendojnë ndryshe. Socialdemokrati Martin Schulz, ish-president I Parlamentit Europian, ka shkruar në tuiter se:
Pse janë kaq të qetë socialistët përballë reformës në drejtësi? Ja një shpjegim...
Lexoni sesi përgjigjet një ish-zv.ministër nëse e akuzojnë për korrupsion:
Ore nuk më intimidon dot as ti as 10 si ti. Kam kaluar si puna jote pa fund. KLSH bën 1 mijë kallëzim, për kë i teket atyre. Ka bërë kallëzim dhe organi që e verifikon këtë është prokuroria dhe jo çështja është pushuar me një hetim të formës së prerë
30 qershori, një lloj referendumi për të grabitur demokracinë
Kreu i Departamentit Për Studime Politike dhe Ndërkombëtare në Kembrixh, David Runciman në librin e tij me titull “How Democracy Ends” në shqip “Përfundimi i Demokracive” ilustron mënyrën me të cilën “grabitet demokracia përmes grushteve graduale të shtetit nga disa që pastaj bëjnë zgjedhje për të legjitimuar pushtetin e tyre".
Duke analizuar skemat graduale të rithemelimit të regjimeve Runciman thotë se në demokracitë e audiencës apo demokracitë referendare njerëzit vetëm sa shikojnë një shfaqje ku roli i tyre është të japin ose jo duartrokitjet e tyre, kur kjo gjë u kërkohet.
Letrat e Frojdit, një analizë e babait të psikanalizës përmes shkrimit epistolar
Në moshën 17-vjeçare, Zigmund Frojd i shkruante një shoku: "Deri tani ndoshta nuk e ke ditur se ke shkëmbyer letra me një stilist gjerman. Dhe tani unë të këshilloj si mik, jo si palë e interesuar, t'i ruash ato. Kujdesu për to, kurrë nuk i dihet”.
Shifranti i paaftë i KQZ-së
Komision Qendror i Zgjedhjeve ka deklaruar sot një shidër të re pjesëmarrjeje në votimet e 30 qershorit, 812 249 zgjedhës. Në datën 30 qershor, KQZ-ja e përditësoi përqindje e pjesëmarrjes në orën 22:00, ndërkohë që kishte dalë për herë të fundit në orën 16:00. Për të evidentuar pjesëmarrjen, KQZ-ja nuk ka nevojë për numërimin e fletëve të votimit, por për firmat e vëna në listat e zgjedhësve, që është një punë që bëhet shumë shpejt sepse QV-të nuk kanë me ligj më shumë se 1200 votues. Si vallë ndodhi që KQZ-ja të ketë këtë mospërputhje?
