Shqipja shkencore e Ministrisë së Arsimit
Nuk ka dyshim që ministrat e aq më tepër ata të qeverisë Rama punojnë ditë e natë për progresin, emancimin kulturor dhe atë shkencor. Madje vetë kryeministri është marrë personalisht me Reformën në Akademinë e Shkencave.
Çrëndësi ka nëse është zvarritur apo si çdo gjë që tjeter që shpallet prioritet kombëtar në fund del prodhim publiçitar. Këtë të premte Ministria e Arsimit ka shpërndarë një njoftim për përfshirjen dhe angazhimin e ministres Shahini në këtë proces, duke e përmbledhur kontributin e saj në këtë fjali;
Nevoja për hetim zyrtar mbi rolin e Kryeministrit të Shqipërisë për ndarjen e Kosovës
Thotë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi:
Takimi i adoleshentëve të Ballkanit
U quajt takimi i liderëve. Samiti i Brdo Brijunit që u zhvillua në Tiranë mblodhi bashkë drejtuesit e Ballkanit Perëndimor në shenjë angazhimi për integrimin.
U miratua një deklaratë, ndërkohë që dy presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiç nuk kanë lënë rast t’u ikë për të bërë deklarata që në fakt lidhen me shqetësimet e tyre personale. Thaçi qenka shqetësuar se Europa po vepron pa SHBA-në, ku me gjasë SHBA janë një tik nervor i shqiptarëve liderë sesa ndonjë arsyetim strategjik.
Presion BE-së nga Tirana për anëtarësim të shpejtë
Thirrje Bashkimit Europian ta konsiderojë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor një proces me rëndësi gjeopolitike bënë sot nga Tirana 8 presidentitët e vendeve të rajonit. Në deklaratën e përbashkët në përfundim të samitit të Brdo-Brijunit theksohet se ky hap lidhet jo vetëm me sigurinë e rajonit, por edhe të Europës.
Finalizohet shitja e “T-Albania”, hije dyshimi për aksionerët e rinj
Finalizohet procesi i shitjes së “T-Albania” tek “Albania Telecom Invest AD” në pronësi të aksionerit kryesor të Vivacom në Bullgari, Spas Roussev.
Transaksioni me vlerë 50 milionë euro mori aprovimin e autoriteteve mbikqyrëse në Shqipëri.
Shqipëria Telecom Invest AD kontrollohet bashkërisht nga aksionari kryesor i ofruesit më të madh të telekomunikacionit të Bullgarisë, Vivacom, dhe investitori shqiptar Elvin Guri. Ky partneritet është akuzuar në të kaluarën për marrëdhënie me Kremlinin.
Kur do kemi njëherë Protokoll Shteti për të qenë?
Kthimi në Tiranë i trupit të ushatarakes Zarife Hasanaj është shoqëruar me një ceremoni zyrtare ushtarake. Trupi në arkivol është zbritur nga avioni I mbajtur nga trupa të Gardës së Republikës. Në rreth 10 persona që shoqërojnë trupin e ushtarakes sheh 4 uniforma dhe një lëvizje – ecje që nuk ka të bëjë me rregullin ushtarak.
Teshtimat e stisura të Beogradit për shëndetin e Edi Ramës dhe Hashim Thaçit
Beogradi zyrtar është katandisur tashmë në një recitues monoton të të vetmes vjershë që di: Shqipëria e Madhe. Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka deklaruar për televizionin publik serb se Edi Rama dhe Hashim Thaçi po krijojnë Shqipërinë e Madhe, ndërkohë që Serbia po përpiqet të ndjekë një politikë konstruktive.
Recetat e mjekëve popullorë për spazmat e politikës
Carlo Bollino, një gazetar i pavarur por që batohet padashje për nga pushteti – kuptohet pa humbur objektivitetin – shkruan sot për arsyet se përse komuniteti ndërkombëtar nuk po negocion për krizën aktuale. Normalisht çështja kryesore është trajtimi i krizës si i tillë, pastaj arsyet e negociatorëve. Por mesa duket ka disa gazetarë që entuziazmohen nga indiferenca e shtirur e komunitetit ndërkombëtar për arsye nga më të ndryshmet.
Rojtari i qetësisë së kryeministrit
Qeveria ka kohë që operon me gjuhën e forcës, madje kryeministri rekrutoi ish-këshilltarin e tij për t’u treguar qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë disponimin për dhunë. Zoti Rama nuk ka nerva të përballet më me njerëzit që e bezdisin, duke rikthyer shtetin policor si garanci për qetësinë e qeverisjes së tij dhe këtë natyrisht me kontributin e zotit Lleshaj.
Një diplomat i mirë, por një kryeministër jo efektiv
Federica Mogherini përcolli në Tiranë mendimin se Shqipërisë duhet t’i happen negociatat. Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme cilësoi se ajo shprehte në këtë rast mendimin e saj personal.