Erdoganit i mbeten vetëm kërcënimet në Mesdhe: Qiproja bën mirë të kujtojë 1974-ën
Turqia e Recep Erdoganit ka mbetur vetëm me kërcënimet ndaj Qipros që së fundmi është ktyer në pikë strategjiek në Mesdheun Lindor për shkak të gazsjellësit EastMed. Zëdhënësi i partisë qeverisëse, AKP, Omer Çelik, deklaroi në një konferencë për shtyp se:
Do të ishte mirë për Anastasiades të kujtojë vitin 1974 dhe të rifreskojë atë
“Illyrian Guard” regjistrohet në QKB, zv. ministri i Brendshëm Hodaj: Nuk konkuron privatin
Shoqëria Aksionere Ilyrian Guard regjistrohet në QKB dhe me shumë gjasë në korrik të këtij viti mund të nis Punën. Zv. ministri i Brendshëm Julian Hodaj i cili është edhe anëtar monitorues i Ilyrian Guard mohon akuzat se kjo SHA po krijohet për motivacione politike për të punësuar militantët.
Mjeshtëria unike e Primo Levit
Një vështrim depërtues mbi veprën e Primo Levit nga filologu dhe kritiku italian, Pier Vincenzo Mengaldo.
Ju Mengaldo propozoni një lexim jashtë skemave për “Nëse ky është një Njeri”(përkthyer në shqip nën titullin: A është vallë njeri?”), pra jo vetëm si çelës i dëshmisë dhe narrativës.
Ish-gardisti i Grupit të Zjarrit në 21 Janar, kandidat i PS në zgjedhje
21 janari është një datë simbol për Partinë Socialiste, një lloj reference e revolucionit të Rilindjes ndaj autokracisë së ish-punistit Sali Berisha.
4 “Dëshmorët” që u vranë me duar në xhepa nga plumbat e Gardës, tani nuk janë veçse disa dordolecë që patën çmimin e tyre në rikthimin e PS dhe zotit Rama në pushtet, kuptohet me ndihmën e Ilir Metës dhe partisë së tij. Pushteti vrastar i Sali Berishës siç e kanë etiketuar socialistët tashmë është vitrinë e Rilindjes.
Një kriminel lufte në paradën e Ditës së Fitores në Serbi
Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott ka deklaruar se është e turpshme që gjenerali në pension, Vladimir Lazareviç ishte pjesë e marshimit ushtarak të Regjimentit të Pavdekshëm në Ditën e Fitores në Nish.
Është e turpshme që një kriminel lufte i dënuar të ecë përballë atyre që duan të nderojnë aleatët që kanë vdekur duke luftuar për drejtësi dhe paqe në Europë
shkruan Scot në tuiter.
Ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm italian, Gianni de Michelis
Ka ndërruar jetë në moshë 78 vjeçare, Gianni de Michelis, ish-ministër i Jashtëm i Italisë në fillim të viteve’90, ish-zv.sekretar i Partisë Socialiste Italiane në vitet e drejtimit të saj prej Bettino Craxi.
Sinodi i Shenjtë zgjedh Mitropolitin e Bursës në krye të Kishës Orthodhokse të Amerikës
Mitropoliti i Bursës, Elpidoforos është zgjedhur kryepeshkop i Arkdioqezës së Amerikës përmes një vendimi të marrë nga Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës Ekumenike në Stamboll. Ai zëvendëson në këtë detyrë Kryepeshkopin Demetrios që dha dorëheqjen këtë muaj për shkak të moshës së shkuar dhe gjendjes shëndetësore.
Valë spastrimesh në Tatime. Thirrje ekselentëve njësoj si në Diplomaci
Drejtori i ri i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Enton Duro e ka marrë me revan dhe pasion punën e re. Pak ditë pasi njoftoi nisjen e procesit të ristrukturimit, DPT-ja ka shtuar sot një njoftim të dytë: 56 studentë apo të diplomuar ekselentë janë tanimë pjesë organike e drejtorisë në nivel qendror dhe rajonal.
Heshtja kompromentuese e Presidentit për rolin e Kryeministrit në planin e ndarjes së Kosovës
Në datën 10 janar të këtij viti Presidenti i Republikës i refuzoi Kryeministrit të Shqipërisë propozimin për emërimin në detyrën e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të z. Gent Cakaj. Në njoftimin zyrtar për këtë çështje, presidenti i Republikës ndër të tjera shprehej se:
Qeveria distancohet nga zgjedhjet vetëm në orarin zyrtar
Qeveria premton paanshmëri politike për zgjedhjet por vetëm në orarin zyrtar të administratës.
Në një VKM të publikuar këtë të premte nënvizohet se “Punonjësit e administratës shtetërore, pas orarit zyrtar të punës dhe jashtë mjediseve të institucioneve shtetërore, kanë të drejtë të marrë pjesë në veprimtari politike apo zgjedhore të një partie politike ose kandidati në zgjedhje”
Po me një VKM të posaçme, pezullohen të gjithë procedurat e prokurimit nga njësitë e qeverisjes vendore dhe autoritetet kontraktore në varësi të tyre.