Qetësia e rreme e kryeministrit
Dy konferenca shtypi të kryeministrit në tre ditë me plot 180 minuta sqarime për situatën politike dhe një status në rrjetet sociale me mesazhin "Kur do flasim?"
Dy dalje të stërzgjatura me gazetarët në të cilat Edi Rama është përpjekur të përcjellë përshtypjen se është shumë i qetë, madje i relaksuar edhe me reporterët e terrenit.
Komisioni Europian paralajmëron Rumaninë: Mos mbroni të korruptuarit ose do keni sanksione
Komisioni Europian ka kërcënuar qeverinë e Rumanisë se do të ndërmarrë masa të forta ligjore nëse nuk anullohen ligjet që cenojnë pavarësinë e gjykatave dhe luftën kundër korrupsionit. Komisioni i ka nisur një letër Bukureshtit zyrtar përmes zv. presidentit të Komisionit, Frans Timmermans ku shprehet shqetësimi për disa amendamente në Kodin Penal që krijojnë de facto pandëshkueshmëri për krimet.
Kryeministri: Dako dhe Sejdini u tërhoqën vetë. U ndërgjegjësuan se ishin konsumuar
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në konferencën për shtyp me gazetarët se Qazim Sjedini dhe Vangjush Dako janë tërhequr vetë nga rikandidimi.
Jeni të lirë ta besoni ose mos ta besoni, por Qazim Sejdini dhe Vangjush Dako janë tërhequr vetë prej kohësh. Tre mandate në Elbasan dhe Durrës, dy qytete të rëndësishme, janë shumë, shumë. Ka një konsum të jashtëzakonshëm
ka thënë kryeministri.
Konferenca Ipeshkvore: Të ndalet Dhuna e ushtruar nga të dyja palët!
Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë ka dalë me një deklaratë për situatën në vend duke apeluar për heqjen dorë nga dhuna. Konferenca e sheh aplikimin e saj nga të dyja palët e përfshira në konflikt.
Borchardt jashtë loje, OSBE e Vjenës: Mos e zgjasni më krizën!
Vajtimi publik i mazhorancës kundër një parrulle në pallatin ku është rezident kreu i OSBE-së në Tiranë Bernd Borchardt dhe thirrjeve të një grupi të rinjsh i dha një dramacitet të panevojshëm incidentit që në fakt duket se nxori jashtë loje zotin Borchardt.
Protestat nuk kanë cenuar pronën. Atë e cenon korrupsioni i kullave dhe betonit
Do të ishte diçka kurioze nëse ndonjë psikiatër do të diagnostikonte sjelljen publike të Erion Veliajt dhe peshën që zë kjo sjellje në jetën e tij të përditshme. Sepse është të paktën neurotike invencioni i përditshëm i një roli për veten, sidomos kur e shkëput atë nga detyra që ke përsipër. Zotit Veliaj nuk i del detyra e kryetarit të Bashkisë, të ciln me shumë gjasë do ta luajë edhe për një mandat. Ai do diçka më shumë, diçka sipër punëve të tjera. Dhe këtë diçka nuk e thotë dot me gojë, por e nënkupton.
Drejt rikthimit të SHBA në Hënë dhe uljes në Mars
Presidenti amerikan Donald Trump i kërkoi të hënën Kongresit të shtojë fondet për Agjencinë Amerikane të Hapësirës (NASA) me 1.6 miliardë dollarë. Një shumë e konsideruar si paradhënie brenda kufijve që lejojnë përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të ridërguar një mision në në hënë deri më 2024.
Kontrollorët e demokracisë
Kush – apo çfarë – janë kontrollorët(gatekeepers) e demokracisë? Çfarë bëjnë ata? Një kolege në shoqërinë civile, drejtuese e bordit të një OJQ-je, sugjeroi termin në fjalë për një konferencë të cilën do ta bashkëdrejtojmë, mbi rolin e OJQ-ve dhe qendrave studimore në promovimin e demokracisë. Termi është i zakonshëm mes teoricienvëe të shoqërisë civile dhe aktivistëve, më siguroi ajo. Në fillim kisha dyshimet e mia.
Ekskluzive/"Dy botë", film dokumentar në Gjermani për protestën e 11 majit
Çfarë do ndodhë me tokën nëse përplaset nga një asteroid? (Video)
Rënia e një asteroidi në Tokë është një nga skenarët më apokaliptikë që është duke u shqyrtuar seriozisht nga agjencitë hapësinore dhe qeveritë në mbarë botën.
Ndikimi i një ngjarjeje të tillë padyshim do të ishte shkatërruese, por sa shkatërruese të varet nga shumë faktorë.