Basha në Londër para protestës së 25 Majit
PD nuk duket të jetë e braktisur nga ndërkombëtarët siç thotë qeveria në përpjekjen për t’i imponuar qeverisë një axhendë që do ta çojë vendin në shtyrjen e zgjedhjeve lokale dhe me gjasë në zgjedhje të parakohshme.
Deri më tani një pjesë e mirë e faktorit ndërkombëtar ka qenë e pozicionuar pro qetësisë së mazhorancës, përveç gjermanëve të CDU-CSU-së që kanë kanë qenë të barazlarguar nga palët madje janë ofruar për të negociuar zgjidhjen e krizës.
Do zbatohet Ligji?! Një paralajmërim shumë më serioz sesa qeveria e mburravecëve
Politika është kthyer në një fatkeësi argëtuese në këtë vend. Përfaqësues të pushtetit, aksidente të tranzicionit që shfaqen në paradën e statistëve të vetëshpallur dalin përditë për të thënë gjëra pa kuptim dhe që është e qartë se nuk iu përmbahen dot. Një ndër figurat më komike, kurioze madje për nga lehtësia e shfaqjes dhe manipulimit të vetes me ide madhështore, është ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Sot ministri ka bërë një paralajmërim që duket serioz.
Në Jekaterinburg protestohet për një park kundër ndërtimit të një katedraleje
Në qytetin e katërt të Rusisë, Jekaterinburg, po protestohet prej ditësh kundër prishjes së një lulishteje dhe ndërtimit në të të një katedraleje. “The Moscow Times”, një media kritike me pushtetin e presidentit Vladimir Putin, shkruan se protestuesit kanë ndarë në fakt qytetin më dysh, por me protestën e tyre kanë vënë në dukje se në Rusi po rritet aktivizmi lokal dhe fruma e shoqërisë civile.
Presidenti lokalizon krizën te një individ
Situata që po kalon vendi ka vendosur palët në një fushë veprimi, ku cdo lëvizje është e kushtëzuar nga kokëfortësia e kryeministrit për të mos pranuar problemet me qeverisjen e tij dhe sidomos me njerëzit që janë nën hetim për ndërhyrje në zgjedhjet e 2017. Presidenti Meta, të cilin partitë e vogla të opozitës e ftuan të thërrasë një tryezë politike, mesa duket nuk ka ndërmend të bëhet protagonist, duke e shfaqur hapur se ky qëndrim i shërben lokalizimit të problemit që ai lë të kuptohet se është Edi Rama.
Në Paris hapet loja e re për Kosovën*
Është provokim, natyrisht, që të përdor titullin e njërit prej filmave kult të shekullit XX, “Tangoja e fundit në Paris”, si hyrje për shpjegimin e mendimit, zakonisht primitiv, të Hashim Thaçit dhe dy a tre përkrahësve të tij që dalin në opinion publik ka dy javë për të shpjeguar se si ideja e presidentit të Serbisë për një vijë të re ndarëse mes shqiptarëve dhe serbëve në Ballkan nuk ka vdekur.
Kosova është e paqartë për historinë e vet
Në Kosovë ka shpërthyer një lloj histerie pas publikimit të fotove nga ana e deputetes Flora Brovina. Nëse lexon mediat e Kosovës të krijohet përshtypja se pa folur kanë mbetur vetëm burgaxhinjtë, pasi aradhat e kritikëve dhe autokritikëve nuk kanë të numëruar.
VOA: Petrit Vasilit i është refuzuar viza nga SHBA (Video)
Zëri i Amerikës tha sot se nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili i është refuzuar viza nga ambasada amerikane dhe se ai është një nga 170 zyrtarët që janë në listën e “zezë” të Departamentit të Shtetit. Zëri i amerikës nuk dha detaje por theksoi se refuzimi i vizave vjen si masë ndëshkimore ndaj zyrtarëve të korruptuar.
E ftuar në studio Monika Kryemadhi mohoi të kishte dijeni, por nuk përjashtoi që kjo masë ndaj Vasilit të ishte marrë.
Edhe bojkot edhe fut komisionerët në zgjedhje
Përmes Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, PD bëri të ditur se ka dërguar në KQZ emrat e anëtarëve që i takojnë PD në Komisionet Zonale Zgjedhore.
Argumenti është ky:
Hahn flet shqip: Treni juaj iku
Teksa panorama për vendimin e qershorit po qartësohet, ku në lidhje me Shqipërinë nuk pritet të ketë ndonjë suprizë pasi është bërë e qartë që nuk do ketë dritë jeshile, Komisioneri i Zgjerimit Johannes Hahn thotë se problemet e Shqipërisë nuk mund të penalizojnë Maqedoninë e Veriut.
Në kërkim të një lufte me Iranin
Nga Izraeli në Arabinë Saudite, aktorë të ndryshëm politikë dhe mediatikë po flasin për luftë kundër Iranit. “Qeni” i ndërsyer në këtë përballje ngjan të jetë SHBA që pasi po ngec në skenarin venezuelian, po hidhet në Lindjen e Mesme me alibi identike me ato që janë dëgjuar dekadat e fundit: luftë kundër terrorizmit, frymëzuesve të tij.