Osmani: BE-ja nuk i trajton baraz në proces Serbinë dhe Kosovën
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se negociatat me Serbinë kanë ngecur sepse shtetet nuk po trajtohen barabartë. Ajo ka përmendur zotimet e papërmbushura nga Serbia të dala nga procesi i dialogut, teksa ka theksuar se Kosova ka përmbushur të gjitha detyrat e veta.
Telegrami dhe kufiri mes lirisë dhe sigurisë
Përtej çështjes ligjore që përfshin themeluesin e Telegram, Pavel Durov, në Francë, nën sipërfaqen e këtij rasti fshihet diçka më e imët dhe në të njëjtën kohë e përbaltur që na shqetëson të gjithëve, ndoshta kontradikta e vërtetë e kohës sonë: më shumë liri apo më shumë siguri? Ne do t’i donim të dyja. Sikur të mos ishin dy polet e kundërta mbi të cilat bazohet demokracia dhe shoqëria jonë. Ky është një pretendim i deformuar kulturalisht nga paprekshmëria e dukshme e internetit dhe sigurisht që nuk është e re.
Viti 1878!
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po ndjek hapat e Sllobodan Millosheviqit, duke ndjekur një retorikë nacionaliste dhe veprime që kërcënojnë seriozisht paqen dhe stabilitetin e brisht në Ballkan.
Deklaratat e tij se “Kosova është vend i shenjtë serb” dhe refuzimi i tij për të njohur pavarësinë e Kosovës, janë të ngjashme me strategjitë propagandistike e fashiste të Millosheviçit, të cilat çuan në tragjedi dhe gjakderdhje në ish-Jugosllavi.
Afresku i Tranzicionit të cilit i mungon Ikona
Një mënyrë për të lexuar vërtetësinë e raportit të brendshëm të një subjekti me mjedisin ku ai është protagonist, është ta shohësh pa e dëgjuar. Rastisi që në një televizion informativ transmetohej aktiviteti i Pragës ku mori pjesë edhe z. Rama, fjala e të cilit po jepej. Pa zë, sepse televizori ishte në një bar.
SHBA, kritika Kurtit: Po përkeqëson partneritetin me ne
Ambasada e SHBA-së në Prishtinë e kritikoi operacionin e sotëm të policisë së Kosovës në veri të vendit, ku janë mbyllur pesë institucione paralele serbe.
Në një reagim, Ambasada Amerikane shprehet se Qeveria e SHBA-së përsërit shqetësimin dhe zhgënjimin e saj me veprimet e vazhdueshme të pakoordinuara të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës.
Në konfliktin Rusi-Ukrainë mund të përdoren armë bërthamore
Konflikti në Ukrainë mund të përshkallëzojë deri në përdorimin e armëve bërthamore. Kështu ka paralajmëruar të paktën ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, që ka mbajtur edhe detyrën e shefit të shërbimeve sekrete.
Për fat të keq lufta në zemër të Europës mes Rusisë dhe Ukrainës është në vitin e tretë. Rrezikon përshkallëzimin në një luftë me përdorim të armëve bërthamore
është shprehur ai në deklarim për mediat gjatë një vizite në Slloveni.
Kur u tha Mesdheu
Çfarë do të ndodhte nëse do ta thanim detin Mesdhe, duke e kthyer atë në një liqen të kripur gjigant? A do të mbijetonin gjallesat që jetojnë në të dhe nëse po, sa kohë do t’i duhej për t’u rikuperuar?
Këto mund të duken si pyetje të forta teorike, por jo për Herman Sörgel, arkitekt bavarez që i kushtoi shumë nga jeta e tij pikërisht këtij projekti: ndërtimit të një dige gjigante përgjatë ngushticës së Gjibraltarit, lënies së Mesdheut të thahet dhe kolonizimit të tokës së rikuperuar nga deti.
Zbulohet proteina kyçe që mban gjallë qelizat e kancerit
Ka një fjalë që përshkruan më së miri tumoret dhe shpjegon vështirësinë në trajtimin e tyre: kaos. Shumica e qelizave kancerogjene karakterizohen nga ajo që quhet paqëndrueshmëri kromozomale, që është frekuenca e lartë e gabimeve në mënyrën se si kromozomet rishpërndahen midis qelizave bija gjatë ndarjes së qelizave. Kjo bën që qelizat të fitojnë në mënyrë të rastësishme aftësi të veçanta, të tilla si replikimi i pafundëm ose mbijetesa ndaj sulmeve nga jashtë, si ato nga sistemi imunitar ose ilaçet me të cilat ne e luftojmë.
Fitimet e para nga asetet e ngrira ruse mbërrijnë në Ukrainë
BE ka bërë transferimin e parë të interesit të fituar nga aktivet e ngrira të bankës qendrore të Rusisë në Ukrainë dhe shtete të tjera që ndihmojnë Kievin, njoftoi të enjten kryediplomati i Bllokut, Josep Borrell. Transferta ka një vlerë prej 1.4 miliardë eurosh (1.5 miliardë dollarë).
Një marrëveshje e pisët paqeje
Nuk e kam idenë se kur do të përfundojë lufta në Ukrainë, por mund të hedh një supozim logjik për përfundimin e saj. Kam përshtypjen se do të jetë diçka shumë e ngjashme me shkëmbimin e të burgosurve midis Rusisë dhe Perëndimit së fundmi.