Elton John: I neveritur me Brexit, jam europian

Postuar në 04 Qershor, 2019 13:26

Elton John ka folur hapur rreth krizës britanike të Brexit, duke thënë se ndihet i "turpëruar" për vendin e tij dhe manipulimit me çështjen e divorcit të Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Gjatë një koncerti në Verona të Italisë në kuadër të një turneu botëror ai shprehu kundërshtinë e tij për largimin e Britanisë nga Bashkimi Europian.

Aleanca për Teatrin: Koha për t’u përballur fizikisht me qeverinë

Postuar në 04 Qershor, 2019 13:14

Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit, paralajmëron përballje fizike me qeverinë pas botimit në fletoren zyrtare të  vendimit per shembjen e godinës së Teatrit.

Në një reagim të saj thuhet se çështja e Teatrit po vërtetohet si një histori grabitjeje nga dyshja Rama-Veliaj kundër interesit të publikut dhe në favor të klientëve të qeverisë.

Deklarata e plotë:

BE është e paqartë se çfarë duhet bërë në Shqipëri

Postuar në 04 Qershor, 2019 11:20

Ambasadori i Italisë në Shqipërisë, Alberto Cutilio, ka deklaruar nga qyteti i Shkodrës se Bashkimi Europian është në dilemë për atë që duhet bërë në Shqipëri me krizën e tanishme politike. 

Pse "Madame X" skandalizoi botën e artit (FOTO)

Postuar në 04 Qershor, 2019 00:01

Në kohët e sotme, në vitin 2019, është e vështirë të kuptohet pse piktura e John Singer Sargent “Madame X”, 1883-1884 skandalizoi Parisin.

Nëse vizitoni Muzeun Metropolitan të Artit dhe shihni të varur një kornizë ari të zbukuruar, do të shihni një kompozim të thjeshtë: një grua me lëkurë si prej porcelani, që qëndron drejt në këmbë në një sfond të kafenjtë.

Zbardhet marrëveshja e Stalinit me Hitlerin (dokumentat)

Postuar në 03 Qershor, 2019 23:49

Një fondacion jo-fitimprurës i Kujtesës Historike të Rusisë, në bashkëpunim me arkivin historik të ministrisë së jashtme të këtij vendi bëri publike për herë të parë dokumentet e marrëveshjes gjermano-sovjetike të 23 gushtit 1939 që dy vendet të mos sulmonin njëri-tjetrin.

Kandido pa siglën e PS-së meqë ke shumicën

Postuar në 03 Qershor, 2019 19:26

Erjon Veliaj ka folur sërish sot. Në emër të Tiranës, qytetarëve, tëndit, timit, të tyret. Zoti Veliaj preferon përherë të shfaqet si zëdhënës i një shumice absolute pas së cilës qëndron një vullnet ekzekutues i të cilit është Ai. 

Ky qytet nuk e pranon bullizmin. Një nga gjërat që kemi bërë mirë në këtë qytet, është se pavarësisht se kemi tolerancë të madhe ne huk lejojmë kurrë që dhuna, prishja, dhe ndotja të kthehen në himnin e qytetin tonë. Himni i qytetit tonë është puna, puna, puna

Prodhuesit e Kosovës kërcënojnë me bllokim të kufirit me Shqipërinë

Postuar në 03 Qershor, 2019 19:24

Mbyllje të kufirit për një ditë ka paralajmëruar klubi i prodhuesve të Kosovës në rast se Shqipëria nuk i heq barrierat tregtare ndaj Kosovës.

Në diskutimin që patën përfaqësues të Klubit të prodhuesve të Kosovës me udhëheqës të Odës Ekonimike u tha se Shqipëria është e dyta pas Serbisë që vendos barreiera ndaj Kosovës.

Abuzime të mëdha në buxhetin e Bashkisë së Stambollit

Postuar në 03 Qershor, 2019 17:40

Ekrem Imamoglou, kandidat i Partisë Republikane të opozitës për bashkinë e Stambollit, mban rekordin për qëndrimin më të shkurtër në detyrën e kryetarit të kësaj bashkie.  Qëndroi vetëm për 17 ditë në këtë post para se Presidenti Erdogan të urdhëronte ripërsëritjen e zgjedhjeve më 23 qershor.

Bosnja në buzë të greminës

Postuar në 03 Qershor, 2019 13:32

Në skenat e para të filmit të Danis Tanović, "Toka e askujt", (film që ka fituar Oscar), i cili i vendos ngjarjet në Bosnje gjatë luftës së viteve 1992-1995, një ushtar boshnjak lexon gazetën në një llogore. Me keqardhje, ai thërret: "Shikoni ç’ndodh në Ruandë". Kjo skenë, e cila thuhet se është bazuar në një anekdotë të vërtetë, rezultoi një test lakmusi për shikuesit.

Tsipras dështon edhe në zgjedhjet lokale

Postuar në 03 Qershor, 2019 11:34

Fitore në 6 nga 7 rajonet ku u zhvillua raundi i dytë i zgjedhjeve lokale siguruan kandidatët e Demokracisë së Re në Greqi. Konservatorët korrën sukses në Athinë, ku kryebashkiak i ri do jetë djali i ish-kryetares së Demokracisë së Re, Dora Bakojanis.

Gjithsesi ajo që u vu re në raundin e dytë ishte pjesëmarrja e ulët.

Duke uruar kryetarët e bashkive dhe prefektët  që fituan në raundin e dytë, kryeministri Aleksis Tsipras u bëri thirrje të gjithë fituesive  pëvarësisht nëse vinin nga radhët e Syriza-s që  për katër vitet e ardhshme të punojnë për qytetet më të mira.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS