Maqedonia e Veriut heq Diellin e Verginës

Postuar në 12 Gusht, 2019 15:25

Në Maqedoninë e Veriut ndalohet nga sot përdorimi i Diellit të Verginës. Kjo gjë  parashikohet në Marrëveshjen e Prespës të nënshkruar midis Greqisë dhe vendit fqinj.

Karikatura e një liridashësi!

Postuar në 12 Gusht, 2019 11:26

Një nga personazhet që ishte i pranishëm në ceremoninë e vendosjes së memorialit në Kodrat e Liqenit për të rënët e grushtit të shtetit në Turqi në mbrojtje te presidentit Erdogan, Bujar Kapexhiu ka dhënë shpjegimin e tij pse mori pjesë në ceremoni. Zoti Kapexhiu, karikaturist i njohur pranë PD-së, ashtu si Erion Veliaj ka shpjeguar për Panorama se nderoi të rënët për liri. Madje Kapexhiu shkon më tej duke folur për komplot ndaj zotit Erdogan.

Prapë e shtyve aeroportin e Vlorës?

Postuar në 12 Gusht, 2019 10:58

Disa projekte që mund të quhen edhe “pazare” personale të kryeministrit kanë ngecur. Një ndër to siç konfirmon zoti Rama është aeroporti i Vlorës. U tha se punimet do nisnin që në qershor të 2018, por asgjë nuk ka lëvizur edhe pse kryeministri ka postuar në të shkuarën foto nga negociatat e tij personale në Turqi për këtë çështje.

Mirënjohje për arvanitasin që shpëtoi 70 njerëz

Postuar në 11 Gusht, 2019 18:21

Me shpenzime publike do të bëhet funerali i Kostas Arvanitis, peshkatarit që shpëtoi dhjetëra njerëz me varkën e tij ditën e tragjedisë së zjarreve në Mati verën e kaluar.

"Kostas Arvanitis, i cili u nda nga jeta, ishte njeriu që mallëngjeu të gjithë Greqinë, kur ai dhe gruaja e tij Chryssa, djali i tij Dimitris dhe ndihmësi egjiptian Mahmoud Messafer, shpëtuan 70 njerëz me varkë natën e tragjedisë. në Mati. Humbja e tij na mbush me trishtim ”-thuhet në një deklaratë  për shtyp të Zyrës së Kryeministrit grek.

Fshati digjet Hahn-i krihet

Postuar në 11 Gusht, 2019 18:06

Kredibiliteti i BE-së ka kapur fundin në Maqedoni pas skandalin me kryeprokuroren Speciale Katica Janeva, e cila përflitet në përgjime se ka marrë mbi 1 milionë euro për lirimin e një biznesmeni. Mirëpo Brukseli ka tjetër hall, të dënohen ata që kanë  bërë apo publikuar përgjimet e jashtëligjshme. Të paktën këtë thotë eurokomisioneri në largim Johanes Hahn në një reagim mbi skandalin e kryeprokurores Janeva, një investim i drejtëpërsdrejtë i BE-së.

"Myftiu" politik i Tiranës dhe tufa e PD-istëve që nderuan Erdoganin

Postuar në 11 Gusht, 2019 16:15

Erion Veliaj, mund të quhet pa frikë edhe“Myftiu politik” i Tiranës. Të paktën nisur nga komenti për  memorialin e vendosur në parkun e Liqenit Artificial të Tiranës në nderim të ushtarakëve turq që mbetën të vrarë në grushtin e shtetit në Turqi.

Ndonëse u mundua të heqë çdo përgjegjësi nga vetja duke thënë se personalisht nuk ishte i pranishëm në ceremoninë që u ndoq nga mëkëmbësi i tij Mazniku, Veliaj iu referua një lloj konsensusi që i bëri bashkë drejtuesit e bashkisë dhe një tufë PD-istësh të vetëquajtur shoqëri civile

Xhonson e nis me zgjerimin e burgjeve

Postuar në 11 Gusht, 2019 12:04

Kryeministri britanik Boris Xhonson ka dalë në mbështetje të policisë në mënyrë që kjo e fundit të ushtrojë të gjitha kompetencat e saj për verifikime dhe kontrolle fizike të personave të dyshuar pa qenë nevoja për mandat gjykate. Ky udhëzim u ka shkuar 43 stacioneve policore në Angli dhe Uells.  Kjo masë sipas tij është e nevojshme  për të luftuar krimin.  Xhonson premtoi se do të rrisë kapacitetin e burgjeve britanike për 10,000 të dënuar.

Tre hapa para si ushtar

Postuar në 10 Gusht, 2019 23:58

Edi Rama duket se është vërtet ndonjë hap para politikanëve që duan t’i marrin pushtetin. 

Amerikanët donin të bënin diçka që më e pas e quajtën reforma në drejtësi dhe z. Rama vrapoi për t’u bërë zëdhënës kryesor i kësaj politike. Aq sa e ktheu reformën në gogolin ideal ndaj Berishës dhe Ilir Metës. 

Trump shpërthen kundër “elitave raciste të Hollivudit”

Postuar në 10 Gusht, 2019 19:04

Shigjetat e presidentit republikan Donald Trump këtë radhë janë drejtuar kundër "elitës raciste" të Hollivudit dhe në veçanti ndaj një filmi të diskutueshëm, në të cilin "liberalët" e pasur po organizojnë një gjueti për "vrasjen e njerëzve".

Filmi, i titulluar "The Hunt" pritet të dalë në kinema fund të shtatorit dhe përshkruhet si një film që satirizon ndarjet e thella politike midis republikanëve dhe demokratëve.

Gjylameti i radhës!

Postuar në 10 Gusht, 2019 14:58

Ishte e pritshme që dokumentari i RAI 3 mbi aktivitetin e grupeve të trafikut në Shqipëri dhe situatën e kultivimit të kanabisit do prishte humorin e qeverisë, e aq më tepër të ministrit të Brendshëm që e ka çuar policinë në plazhe për të hequr shezlongë e çadra, të cilat vetë ky shtet i la për 6 vjet të zinin plazhet publike.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS