Idolatria e një Shqipërie me ndërgjegje të deformuar
Profesor Isuf Kalo, ish-doktori i Adhamudhit të Bllokut, ka shkruar një libër. Në një status timin në Facebook, i shpenguar, si në një status fb-je, unë shpreha me shkrim një përshtypje. E them prapë: përshtypje. Gazetat, rrjetet sociale atë status e shpërndanë pa ndonjë autorizim prej meje. Botuesi i librit të Doktorit të Adhamudhit të Bllokut më kthehet sot me në një goxha përgjigje.
Delegacioni i BE-së në Shqipëri organizon seancë publike joga në Liqenin e Farkës
Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë organizon një seancë meditimi dhe joga për qytetarët shqiptarë. Përmes një postimi të sponsorizuar në Facebook, delegacioni sqaron se me këtë rast është vënë në dispozicion edhe një mjet transporti.
Delegacioni i BE-së në Shqipëri ju fton për një pasdite relaksuese me joga dhe meditim. Bashkohu me ne në 18 korrik në orën 19:00 në Liqenin e Farkës tek “Te Tarracat”
thuhet në njoftim.
Basha pa kushte të panegociueshme
Lulzim Basha raportohet të ketë patur një takim këtë të martë me presidentin Ilir Meta, pas të cilit ka dhënë edhe një prononcim për mediat. Nga përmbajtja e deklaratës kuptohet një gjë, që kryetari i opozitës nuk ka më kushte të panegociueshme dhe aq më tepër largimin e Edi Ramës. Basha la të kuptohet se opozita tani po kërkon mënyrën si të futet në zgjedhje
Meta nis ping-pongun e Ligjeve
Vetëm pak orë pasi ktheu për rishqyrtim ligjin për Rezervat e materialeve shtetërore, Presidenti i Republikës refuzoi të dekretojë dy akte të tjera mazhorancës të kaluara në seancën plenare të 20 qershorit. I pari ka të bëjë me ndryshimet në ligjin “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, ku parashikohet që kalimi i pronës shtetërore në private në funksion të planeve të përgjithshme vendore, të bëhet me vendim qeverie. Për presidentin kjo është një tjetër kompetencë që kryeministri ia merr ligjit të miratuar që në vitin 2001.
Të sfidosh policinë e moralit - lufta e vjetër kundër censurës
Situata blozë e tatimeve dhe një mbledhje kuadri pa vlerë
Kryeministri iu rikthye takimeve publike me administratën, ku natyrisht ai është shembullori dhe vartësit që çalojnë, pa anashkaluar gjithmonë edhe faktorët e jashtëm për dështimet. I konceptuar si një takim prezantues me drejtoreshën e re të Tatimeve, kryeministri dha në fakt një pasqyrë aspak optimiste të administratës tatimore. Ai pranoi se situata i ka ikur nga duart (nëse e ka patur ndonjëherë) për të mos thënë që raportoi një panoramë blozë.
Ja çfarë tha kryeministri:
A ka shkelur Kushtetutën Presidenti? Parlamenti kërkon opinion nga Komisioni i Venencias
Parlamenti i Shqipërisë do të kërkojë ekspertizë të huaj për të hetuar nëse Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shkelur apo jo Kushtetutën me dekretin e anullimit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.
Ambasadori turk: Gulenistët i keni në arsim dhe shëndetësi. "Shkollat turke" financojnë terrorizmin
Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Murat Ahmet Yörük ka publikuar sot në gazetën “Panorama” një opinion që celebron sipas tij fitoren e demokracisë turke mbi grushtin e shtetit të organizuar nga Fetullah Gulen.
Ish-ministri i Bujqësisë: Analizat e shalqinit bëjini në shtëpi, mos i besoni AKU-së dhe ISUV-it
Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti shkruan në faqen e vet në Facebook për një mënyrë praktike për të testuar nëse bostanorët që blejmë(shalqini dhe pjepri) kanë apo jo sasi nitratesh mbi normë. Sipas Panaritit qyetarët nuk duhet t’i besojnë Agjencisë Kombëtare të Ushqimit për shkak të mungesës së transparencës.
Banka e Anglisë zgjedh Alan Turing si imazh të bankënotës së re 50 paund
Banka e Anglisë ka përzgjedhur imazin e Alan Turing për kartëmonedhën e re 50 paund. Njoftimin e ka dhënë guvernatori Mark Carney sipas të cilit vendimi sanksionon rehabilitimin përfundimtar dhe tërësor të figurës së Turing.
