Video/Hong-Kong, sulm mbi protestuesit antiqeveritarë nga agresorë të maskuar
Një sitiuatë e pazakontë ka ndodhur në Hong Kong, kur një grup njerëzish të maskuar kanë mësyrë në një stacion treni duke qëlluar me shkopinj mbi udhëtarë. Sipas raportimeve mediatike personat e lënduar janë në fakt protestues që kishin marrë pjesë në një protestë të madhe antiqeveritare.
Pas kësaj ngjarjeje pyetje dhe irritim ka shkakuar mungesa e policisë ndërkohë që dyshohet se një prej agresorëve të maskuar ëshë vetë punonjës policie.
Mediat e Kosovës: Presidenti Thaçi dekreton zgjedhje të parakohshme parlamentare më 8 shtator
Mediat kosovare raportojnë se presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka vendosur të dekretojë datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 8 shtator.
Dekreti pasoi dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj që u thirr nga Gjykata Speciale për krimet gjatë luftës së vitit 1999.
RTSH: Në Tiranën e Veliajt vijnë turistë trima
Teksti që vijon më poshtë është i një lajmi që Televizioni Publik Shqiptar ka transmetuar në Revistën Televizive për turizmin në Tiranë:
Në Tiranë, turistët që nuk tremben!
Erdogan kërcënon hapur Qipron
"Ushtria turke nuk do të ngurrojë të bëjë të njëjtin hap si 45 vjet më parë, nëse kjo do të jetë e nevojshme për sigurinë e qipriotëve turq". Kështu deklaroi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në mesazhin e tij për 45 vjetorin e ndërhyrjes turke në Qipro, nisur nga përshkallëzimi i tensionit i krijuar javët e fundit nga shpimet turke në Mesdheun lindor.
World Politics Review/MEK, potenciali për një krizë me qendër Shqipërinë
Para disa ditësh në Manëz, pranë Tiranës, u mbajt një aktivitet i zgjeruar ndërkombëtar me prezencë të Rydy Giulianit dhe zyrtarëve të tjerë amerikanë.
Mesazh solidariteti për Haradinajn nga Leka Zogu i II
Princ Leka i njohur ndryshe si trashëgimtari i familjes mbretërore ka përcjellë një mesazh solidariteti për Ramush Haradinajn, i cili dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Kosovës pas thirrjes nga Gjykata Speciale e Hagës.
Ai e quan Haradinajn shembull frymëzimi për çdo shqiptar dhe në veçanti politikanët shqiptarë
Garanci teorike për luftën kundër korrupsionit
Në një intervistë për agjencinë gjermane Deutsce Welle, kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, premton se Struktura e Posaçme Antikorrupsion, SPAK, ka disa garanci dhe kredenciale ligjore që të bëjnë të besosh se ajo do të godasë korrupsionin në nivele të larta.
A duhet kontrolluar SHISH për penetrimin e rusëve, apo sorosianëve?
Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski ka pranuar në një prononcim mediatik se shërbimi sekret i vendit është spastruar nga element që kanë punuar kundër NATO-s.
Publikohet video e bllokimit të tankerit britanik në Hormuz
Roja Revolucionare iraniane ka publikuar një video që tregon anijet e flotës iraniane që i afrohen dhe ndalojnë tankerin britanik Stena Impero në ngushticën e Hormuzit. Siç duket në video ushtarët iranianë kanë fytyrat e tyre të mbuluara. Të armatosur ata zbresin në kuvertën e anijes me helikopter.
Banorët bllokojnë ndërtimin e HEC-ve në Kaçinar. Në prill ministrja Balluku premtoi anullimin
Disa banorë të Kaçinait në Mirditë kanë përzënë punonjësit e kompanisë “Shperdhaza Energji” duke kërkuar që të ndalet puna për ndërtimin e një hidrocentrali aty.
Firma, me mashtrimet e saj, ka nisur të ndërtojë rrugën që më pas të bëjë HEC-et, por ne i kemi paralajmëruar që nuk do t’i lejojmë në asnjë mënyrë, uji është i yni dhe nuk do t’ia lëmë askujt. Kësaj here i kemi larguar përfaqësuesit e firmës nga zona, herën tjetër do i kemi punët ndryshe, në Kaçinar nuk do të ndërtohet HEC
