Pallati u bë, drejtësia është rrugës (Video)

Postuar në 22 Korrik, 2019 22:53

3-vjetori i reformës në drejtësi u përkujtua me inagurimin e godinës ku do strehohen disa institucione të reja të drejtësisë. Për arsye që nuk janë bërë publike në këtë ceremoni nuk ishin të pranishëm Presidenti Meta, kryeministri Rama dhe kreu i PD-së Basha.

Në emër të qeverisë foli ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj që tha se Edi Rama ka shpenzuar tej mundësive të veta për reformën në drejtësi me shpresën se SPAKU dhe BKH-ja do ndryshojnë fatet e vendit.

Video/Metoda e re e ndërtimit të rrugëve në ShBA

Postuar në 22 Korrik, 2019 22:23

Video paraqet shpërthimin zinxhir në një aks dhe është publikuar nga Departamenti i Trnasportit në Virxhina.

Lamtumirë privatësi!

Postuar në 22 Korrik, 2019 20:55

Me shpikjen e pelenave të pajisura me sensorë që tregojnë nëse foshnja ka nevojë të ndërrohet, realizohet profecia e kontrollit të plotë mbi jetën e secilit, që nga djepi deri në varr. "Jeta private", një krijesë e mrekullueshme kulturore dhe psikologjike e qytetërimit borgjez që tani është në prag të zhdukjes, ka ardhur në fundin e saj për fat të keq. Materializohet ëndrra- makthi - totalitar dhe shtypës i transparencës absolute të çdo aspekti, madje edhe më të voglit, të ekzistencës sonë. Instalohet regjimi i mbikëqyrjes universale dhe absolute të përshkruar nga Michel Foucault.

Kundër vendimit të qeverisë për Kopshtin Botanik

Postuar në 22 Korrik, 2019 18:38

Dekanati i Fakultetit të Shkencave Natyrore  i kërko qeverisë të tërehqë vendimin e javës së kaluar për kalimin e Kopshtit Botanik në pronësi të Bashkisë së Tiranës .

Në një deklaratë për mediat në përfundim të mbledhjes së jashtëzakonshme trupa drejtuese e Fakultetit flet për cënim të rëndë të autonomisë akademike dhe prapaskena të ngjashme me përvetësimin e një hapësire të këtij Kopshti në të kaluarën në funksion të ndërtimit të Unazës së Re.

Qëndrimi i ri i Athinës/Të zbatohen të drejtat edhe për shqiptarët (Video)

Postuar në 22 Korrik, 2019 17:38

Ashtu siç pritej qeveria e re greke e Mitsotakis do të jetë më e rreptë në raport me Shqiprinë. Në raportimin në parlament të programit të politikës së jashtme, shefi i diplomacisë greke Nikos Dendias përmendi 5 prioritetet bazë, por në dallim nga qeveria paraardhëse, nuk përmendi vetëm të drejtat e minoritetit grek, por edhe ato të qytetarëve shqiptarë, pa plotësimin e të cilave qeveria e zotit Rama nuk merr dritën jeshile.

Nga Ramaformë në reformë. Mic Sokoli rehabiliton komplotin sorosian

Postuar në 22 Korrik, 2019 16:00

Sot presidenti i Republikës Ilir Meta, poston në faqen e tij në Facebook një koment të vetin mbi reformën në drejtësi. Shkruan z. Meta:

Në datën 16 korrik i njëjti njeri, ose institucion, varet si e sheh, shkruante një gjë krejt tjetër. Ai konsideronte se Reforma ishte katandisur në Ramaformë. Ja disa pasazhe në fund të të cilave z. Meta paralajmëronte me fjalën: VIJON

Ditë e re, gënjeshtra të vjetra. Ku është padia për Bjarke Ingels, z. Basha?

Postuar në 22 Korrik, 2019 15:05

Sot kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shkruan në faqen e vet në Facebook:

Projekti i teatrit kombëtar është projekt kriminal grabitqar. Ai ka vetëm një qëllim: grabitjen nga Rama të dhjetëra milionave euro. Njësoj si projekti i stadiumit, ku Edi Rama është pronari i vërtetë i gjysmës tij. Njësoj si projekti i unazës ku Edi Rama do vjedhë miliona euro. Një hajdut psiqik që nuk ngopet pa vjedhur të gjithë Shqipërinë.

Zbardhet episodi me komandot ruse natën e grushtit të shtetit në Turqi

Postuar në 22 Korrik, 2019 14:25

Para pak ditësh u publikua një formulim i gabuar i një episodi që ndodhi gjatë tentativës për grusht shteti në Turqi natën e 15 korrikut, 2016. Sipas informatave të publikuara në faqen e internetit të Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, natën e incidentit Presidenti i Rusisë Vladimir Putin i telefonoi homologut të tij turk dhe i vuri në dispozicion efektivët e forcave speciale të staciononuara në një "ishull grek".

Reeker shmang Shqipërinë, vizitë në Greqi dhe  Maqedoni

Postuar në 22 Korrik, 2019 13:58

Sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker do vizitojë këtë javë Greqinë dhe në Maqedoninë Veriore për t’u takuar me zyrtarë qeveritarë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe biznesmenë.

Siç njoftoi Departamenti i Shtetit, në Athinë Reeker do të takohet me ministrin e jashtëm Nikos Dendia dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë së re greke për të diskutuar çështjet që lidhen me tregtinë dhe investimet, bashkëpunimin për sigurinë dhe mbrojtjen, stabilitetin rajonal dhe energjinë.

250 shkencëtarë, apel gazetarëve: Shkenca nuk mban anë, përcilleni pa sensacion dhe pa shtrembërime ideologjike

Postuar në 22 Korrik, 2019 13:29

Shkenca nuk mund të jetë e anshme”. Kjo është ajo çka theksohet në një apel të përbashkët që 250 shkencëtarë dhe këshilltarë shkencorë u kanë drejtuar gazetarëve. “Njohuritë tona nuk mund të jenë një supermarket, në të cilin ne mund të zgjedhim vetëm atë që na përshtatet dhe të lëmë në raft çfarë është në kundërshtim me atë që mendojmë ne”, thuhet në shkrimin e publikuar fillimisht në francezen “L’Opinion” e më pas në “Le Soleil” në Kanada, në Zvicër nga Heidi.news dhe në Belgjikë nga “La Libre”.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS