Irlandezi i Scorceses/Rinimi me VFX i De Niros dhe Pacinos

Postuar në 31 Korrik, 2019 17:33

Filmi i ri biografik i Martin Scorceses, “Irlandezi” ofron një mundësi për të vlerësuar përdorimin e teknikës VFX, që zgjidh problemin e rinimit. Pra në një film ku aktori detyrohet të luajë rolin e personazhit në faza të caktuara të jetës, duhet të kalojë nga i plakur në të ri. Në rastin e aktorëve të rinj që luajnë rolin e plakut, kjo zgjidhet me make up, kurse e anasjellta, pra kur kemi aktorë të vjetër që duhet të luajnë personazhin në të ri, vjen në ndihmë teknologjia VFX, e njohur edhe si teknologjia e ç’plakjes.

Interpol refuzon kërkesën e Turqisë për gulenistët. Si do ta ndihmojë Shqipëria Ankaranë?

Postuar në 31 Korrik, 2019 14:35

Interpoli ka refuzuar kërkesën e Turqisë për të lëshuar mandate arresti ndërombëtar për pjesëtarët e organiztës FETO.

Heqja e disa terroristëve, përfshirë të ashtuquajturit zyrtarë të YPG  që është një degë e organizatës terroriste Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, në Siri nga njoftimi i kuq dhe mos lëshimi i një njoftimi të kuq për disa terroristë të FETO-s do të dëmtojë rëndë luftën kundër terrorit në nivel global sikurse qëllimin e themelimit të Interpol

Videolajm/Inspektorët e tallashit dalin në terren

Postuar në 31 Korrik, 2019 13:40

Një ditë pas konstituimit të këshillit Bashkiak të Tiranës, mediave dhe publikut u serviret “teatri” i radhës, ku vartës të Veliajt inspektojnë zonën pas teatrit dhe flasin për cilësinë e tallashit. Nuk kishte asnjë dilemë se administrata e re Bashkisë ku PS ka shumicën absolute nuk do përdorej në funksion të propagandës së zotit Veliaj.

Pasoja e normalizimit të së keqes

Postuar në 31 Korrik, 2019 13:24

Normalizimi i së keqes ka qenë gjithnjë një përpjekje djallëzore në çdo shoqëri. Raskolnikovi personazh i romanit “Krim e ndëshkim” i Dostojevskit, rrëfen fillimisht se e ka kryer krimin e vrasjes, duke besuar se ashtu do ndihmonte nënën e tij që të mos i mbetej borxh fajdexhesës për pagesën e studimeve, ndërkohë që në vetvete e di mirë se këtë hap e kishte hedhur për të treguar se ai nuk i përkiste turmës, se nuk mund të mbetej anonim.

Policia argëton djalin e Salvinit, zien Italia (Video)

Postuar në 31 Korrik, 2019 10:38

Italia po zien nga një tjetër skandal me protagonist ministrin e Brendshëm, Mateo Salvini. Numri dy i qeverisë italiane kërkoi falje pas fotografive dhe videove të djalit të tij ku shfaqet duke përdorur një jet ski policie për t’u argëtuar në det.

“Zoti ka vdekur. E vramë Ne dhe tashmë kemi mbetur jetim!”

Postuar në 30 Korrik, 2019 22:25

 

Zoti ka vdekur. E vramë ne dhe tashmë kemi mbetur jetim!

Me këto fjalë surprizuese që trondisin, kleriku 78-vjeçar (sot 89 vjeç), At Filotheos Faros, analizon marrëdhënien e sotme të besimtarëve me të Shenjtën. Një marrëdhënie ‘konsumi’, të cilën, siç thotë, e forcojnë me qëndrimin e tyre publik dhe mënyrën e jetesës pjesa më e madhe e klerikëve.

Opozitë me orar zyrtar (Video)

Postuar në 30 Korrik, 2019 17:55

Prej dy ditësh në bashkitë e vendit ka nisur konstituimi i këshillave bashkiakë dhe hyrja në zyra e kryebashkiëkëve të rinj. PD duket sikur po bën një lloj rezistence duke folur për paligjshmëri, por në fund të ditës u ka hapur rrugën kryebashkiakëve të rinj.

Përmende një herë fjalën LIGJ zoti Kryebashkiak!

Postuar në 30 Korrik, 2019 16:26

Thotë sot kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Veliaj:

Zëri i Amerikës: SHBA i ndalon hyrjen Vangjush Dakos dhe familjarëve të vet

Postuar në 30 Korrik, 2019 14:36

Zëri i Amerikës njofton se ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, i është ndaluar hyrja në Shtetet të Bashkuara të Amerikës bashkë me familjarëve e vet.

Vendimi, i marrë nga Sekretari i Shtetit, thekson se kryetari i bashkisë Dako është përfshirë në raste madhore korrupsioni.

Kontratat e ndërtimit, trashëgimia historike e Rilindjes për Shqipërinë

Postuar në 30 Korrik, 2019 12:55

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në konferencën e sotme për mediat se modeli i ndjekur me Teatrin Kombëtar, do të ndiqet edhe për ndërtimin e Bibliotekës Kombëtare dhe Kampusit të ri Universitar.

Nuk kemi lekë për t’i ndërtuar vetë. Si mendoni ju se do t’i ndërtojmë? Do ftojmë investitorët. Nuk mund të presim edhe një gjeneratë sa të mbledhim ne lekët

tha Rama.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS