"Luftë nëse duhet. Gabimi i 1944-ës nuk duhet përsëritur kurrë më"
Një formacion i quajtur Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë, krijuar për të organizuar paralizimin e zgjedhjeve më 30 qershor ka dalë sot me një mesazh të artikuluar nga Kryetari i Patisë Demokratike në Elbasan, Aurel Bylykbashi.
Shqipëria që Duam(N) më afër se kurrë
Kur Kolegji Zgjedhor vendosi në vitin 2011 se vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet lokale në Tiranë ishin korrekte, Partia Socialiste asokohe në opozitë dilte në protestë me thirrjet kundër Sashenkës dhe Tomës, dy ndër gjykatësve.
Sot kemi një situatë të ngjashme. Kolegji Zgjedhor me gjykatës që kanë probleme ka dhënë një vendim që i shkon për shtat socialistëve në pushtet. Do të ishte çudi e kundërta dhe sikur të kishte ngjarë me siguri që do dëgjonim kryeministrin të deklaronte se është më i vendosur se kurrë për reformën në drejtësi.
Meta: Vendimi i Kolegjit asnjë pasojë juridike
Siç kishte paralajmëruar Presidenti Meta doli në një konferencë për shtyp një ditë pas vendimit te Kolegjit Zgjedhor, që rrëzoi kërkesën e Partisë së Unitetit Kombëtar, duke lënë në fuqi 30 qershorin.
Meta deklaroi se vendimi i Kolegjit Zgjedhor ishte truk procedurial i marrë në presion e shantazh dhe si i tillë nuk mund të prodhojë një efekt juridik për dekretin e zgjedhjeve.
Le t’ia paguajmë zgjedhjet Partisë Socialiste, por më 30 qershor nuk ka zgjedhje lokale
Sot ka patur dy ndërhyrje të huaja për krizën politike në Shqipëri. Njëra nga ministri i Jashtëm italian që kërkon shmangien e dhunës më 30 qershor dhe një tjetër, siç raportohet me burime nga një zyrtar i DASh që ëhtë shprehur se zgjedhjet duhet të mbahen në datën e caktuar.
Formalisht në votime me vulën e SHBA, por edhe një skenar për ribërjen e zgjedhjeve
Ilir Meta, kur mori pafajësinë për videon me Dritan Priftin, theksonte jo pa qëllim natyrën absolute të vendimit referuar votimit 5 me 0 që morën gjyqtarët e çështjes. Si për ironin edhe vendimi i Kolegjit Zgjedhor që mbajti në fuqi 30 qershorin u mor me të njëjtat numra, 5 me 0. Në të dyja rastet ka dyshime të forta se drejtësia ka qenë e ndikuar nga presioni politik.
Marrëdhënia e komplikuar e Salvinit me Papën, një betejë për shpirtin e Italisë
Pak ditë më parë, ndërsa fliste në një takim elektoral në Foligno, një qytet i vogël në Italinë qendrore, zëvendëskryeministri italian, Matteo Salvini, tha se ndihej si babai i "60 milionë italianëve". Kryebashkiaku liberal i Milanit, Giuseppe Sala, u përgjigj se ai nuk do ta donte atë si xhaxha. Por Salvini nuk po fliste si politikan: Ai po fliste si një udhëheqës fetar.
Akuza e Trump për këshilltarët: Duan të më shtyjnë në luftë me Iranin
Duan të më shtyjnë në luftë me Iranin
Kështu citojnë mediat amerikane presidentin Donald Trump, i cili i ka konfiduar një personi të afërt me të se nga brenda stafit të tij ka patur përpjekje që të provokojnë luftë me Iranin.
Këta njerëz duan të më shtyjnë në luftë dhe është kaq e neveritshme. Ne nuk kemi nevojë për luftëra të tjera
Ministri i Jashtëm grek: Ishim shumë afër marrëveshjeve me Shqipërinë, por aty u përkeqësua situata
Ministri i Jashtëm grek, Giorgios Katrougalos, ka deklaruar në një intervistë për të përditshmen “Efimerida ton Syntakton” se një marrëveshje dypalëshe em Shqipërinë për një sërë çështjeh ka qenë shumë afër realizimit por atë e bllokoi përkeqësimi i situatës politike në vendin tonë. Katrougalos është pyetur dy herë për marrëdhëniet me Shqipërinë, qoftë për marrëveshjen detare, qoftë për situatën e minoritetit dhe në të dyja rastet ai
Kush fitoi dhe çfarë?
Pushteti ka lëshuar të gjithë zëlëshuesit e vet për të dhënë sihariqin: fitore!
Fitoi 30 qershori, ra Presidenti. Do të ketë zgjedhje më 30 qershor.
Po çfarë u fitua dhe kush fitoi?
Shqiptarët, Shqipëria, e ardhmja?
Jo, padyshim që jo. Fitoi PS-ja? As kjo parti nuk ka fituar. Fitoi Edi Rama? Po. Z. Rama e rregulloi që të fitojë të drejtën për të dhënë shfaqjen teatrale “Zgjedhje më 30 qershor”. Por zgjedhje me një emër në fletë votimi nuk ka. Ka votime.
Si e ndryshuan murgeshat kursin e historisë së artit
Kush ishte Maria dhe cili është vendi i saj në histori? Maria di Ormanno e Albizzit, një murgeshë italiane e shekullit XV, ishte një nga femrat e para në Evropë që i bëri vetes një pikturë autoportret. Duke lënë mënjanë mënyrën se si i paraqisnin zonjat e rafinuara të viteve 1400 piktorët meshkuj, ky version miniaturë i Marias duket sikur t’i ngul sytë nga një sfond i artë dhe blu. Sidoqoftë, ky autoportret ishte ideuar të shihej vetëm nga motrat e saj augustiniane. Di Ormanno e shënoi këtë në në fund të një faqeje të një libri lutjesh me 490 faqe.