I çliruar nga "kompleksi Tsipras", Rama viziton Athinën pas gjashtë vjetësh në detyrë

Postuar në 29 Tetor, 2019 15:22

Kryeministri Edi Rama ka vizituar më në fund Athinën në kuadër të një takimi dypalësh me kryeministrin grek, konservatorin Kyriakos Mitsotakis. Në vizitë atë e shoqëron, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila bashkë me z. Rama e njeh greqishten përderisa në media është raportuar se ajo ka jetuar për një kohë në Greqi.

Vizita e z. Rama ka ende axhendë të panjohur siç ndodh rëndom, por në krye të prioriteteve qëndron marrëveshja për kufirin. 

Mediat: Franca dhe Gjermania bien dakord për ndalimin e mëtejshëm të zgjerimit të BE-së

Postuar në 29 Tetor, 2019 13:49

Bashkimi Europian do të ndryshojë rregullat e negociatave për anëtarësim duke nisur edhe me Serbinë, një vend që është një hap përpara vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Gazeta “Novosti” shkruan se në samitin e majit 2020, BE-ja do të prezantojë dokumentin ku parashikohen disa modele që sërish përqendrohen te partneriteti i privilegjuar në vend të zgjerimit të mëtejshëm të bllokut.

Po tani për Ballkanin?

Postuar në 29 Tetor, 2019 12:18

 

Hyrja e bllokuar për shtetet që vazhdojnë të luftojnë me reformat do të dërgojë një mesazh të braktisjes pikërisht në një kohë kur ata kanë nevojë për inkurajim dhe përfshirje më të fortë në BE. Aderimi në Bashkimin Evropian mbetet një ambicie thelbësore në të gjithë Evropën Juglindore.

Gënjeshtër veresie e Kajmakut, “digjet” një tjetër çun problematik i Rilindjes

Postuar në 28 Tetor, 2019 21:41

Pas Valdrin Pjetrit, socialistëve u digjet një tjetër investim politik i zgjedhjeve të 30 Qershorit. Bëhet fjalë për kryebashkun e Vorës, Agim Kajmaku për të cilin Prokuroria e Përgjithshme ka konstatuar papajtueshmëri të mandatit pas verifikimeve mbi të dhënat e deklaruara prej tij në formularin e dekriminalizimit.  

NATO fut në sirtar Pashalimanin

Postuar në 28 Tetor, 2019 18:56

Kërkesa e ministres shqiptare të Mbrojtjes, Olta Xhaçka për t’i vënë në dispozicion NATO-s bazën e Pashalimanit është futur në sirtar nga zyrtarët e Aleancës. Këtë la të kuptohet kreu i saj, Jens Stolltenberg në konferencën e përbashkët me Presidentin, Ilir Meta. I pyetur për ofertën nga Shqipëria, Stoltenberg theksoi se NATO aktualisht po investon në bazën ajrore të Kuçovës dhe nuk ka ende një vendimarrje për propozimet e tjera.

A u përdor Albin Kurti në Tiranë?

Postuar në 28 Tetor, 2019 18:09

5 orët e takimit informal të Albin Kurtit me Edi Ramën mbrëmjen e së premtes prodhuan më së shumti lajmin se Edi Rama është kundër shkëmbimit të territoreve. Të paktën këtë fragment veçuan mediat në Shqipëri nga deklaratat e kreut të Vetëvendosjes mbi përmbajtjen e takimit mes tyre në kryeministri.

Deklarata nuk duket dhe aq naive, por është hedhur në publik me premisën e garancive që përcjell figura e zotit Kurti si një lider radikal dhe i besueshëm kur bëhet fjalë për integritetin e Kosovës.

Otomanët kozmopolitanë

Postuar në 28 Tetor, 2019 16:42

 

Edi Rama bëhet gomar!

Postuar në 28 Tetor, 2019 12:18

 

SHBA zbulon se Shqipëria ka refuzuar një ofertë kineze

Postuar në 28 Tetor, 2019 11:50

E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones ka përcjellë sot disa mesazhe për Rusinë dhe Kinë teksa ka folur në konferencën ‘Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor’. Duke mos sqaruar se për çfarë bëhet fjalë konkretisht, diplomatja amerikane ka theksuar se “disa gjëra nuk janë në shitje në Shqipëri”.  

Situata e vështirë e buxhetit, pezullohen disa investime publike

Postuar në 27 Tetor, 2019 21:15

Situata e vështirësitë financiare me të cilën po përballet buxheti i shtetit po imponon pezullimin e një pjese të investimeve publike që ishin parashikuar për këtë vit.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS