Laboratori sekret i CIA-s dhe eksperimentet rrënqethëse për kontrollin e trurit

Postuar në 23 Shtator, 2019 17:52

Ford Detrick, 70 kilometra larg Washingtonit, është sot laboratori kryesor në Shtetet e Bashkuara për hulumtimin e të gjitha llojeve të viruseve. Në vitet 1950- 1960, aty ishte qendra e eksperimenteve më të errëta të CIA-s, të udhëhequr nga një njeri që besonte se LSD ishte mjeti i fundit për të arritur kontrollin e mendjes njerëzore. 

Marrëzia që vjen nga lart

Postuar në 23 Shtator, 2019 11:15

Të dielën në mbrëmje Tirana vërtetoi se milieti që e popullon jeton me rrjetet sociale dhe askush nuk merr përsipër t’i sugjerojë të bëjë të kundërtën.

Ndaj dhe skena si ato të largimit masiv nga kryeqyteti apo daljes në rrugë për t’i shpëtuar një tërmeti hipotetik që ishte lajmëruar se do ndodhte në 23 30 do mbahen mend si pjesë e një marrëzie kolektive në një vend që nuk i shpëton dot të qënit qesharak. Edhe njëherë u bëmë gazi i botës.

 

Fotolajm/Kush nuk lexon lajmin e fundit shkon në Tiranë

Postuar në 23 Shtator, 2019 00:23

(Media)Qameti dhe rrëmeti

Postuar në 23 Shtator, 2019 00:18

Ka mjaftuar një ide, apo një thashethem i hiperbolizuar në profeci që Tirana të përjetojë çudinë e vet, e cila mund të zgjasë më shumë se zakonisht, pra më shumë sesa tri ditë pse frika është e tillë. 
Në orën  23:30 do bjerë tërmet. Kjo gjëmë u përtyp menjëherë si lakror saçi dhe bashkë me frikën e madhe si dhalla shoqëruese, kaloi poshtë te njerëzia që u lëshua rrugëve siç mund të shihet në fotot e shumta. 

Teatri duhet siguruar vetëm nga projekti i prishjes

Postuar në 22 Shtator, 2019 23:23

Tirana u godit dje nga disa tërmete, lëkundja kryesore arriti magnitudë 5.8 të shkallës Rihter dhe intensitet 7 ballë. Lëkundjet e forta kanë sjellë dëmtime të rënda në pallate dhe banesa në Tiranë e Durrës. Fakulteti i Gjeologji Minierave pothuajse është shembur.

Por ndonëse flitet për të si “një godinë e rrënuar”, Teatri Kombëtar nuk ka asnjë krisje. Kryeministri Edi Rama duke mbrojtur  me pasion të pazakontë projektin privat Fusha, ka thënë disa here që TK është në prag shembje dhe se “nuk do presim tërmetin” që sipas tij do ti zerë “aktorët brenda”.

Reformë në Drejtësi edhe në Ukrainë?

Postuar në 22 Shtator, 2019 20:04

Një debat i hapur së fundmi mbi një telefonatë të presidentit amerikan Donald Trump me  homologun ukrainas Zelenskiy ka ekspozuar në një farë mënyre edhe “humorin” me të cilin administrata amerikane trajton  parimet e së drejtës në vende që konsiderohen demokraci në zhvillim apo aleatë të tyre.

Braktiset edhe nga strategu i partisë

Postuar në 22 Shtator, 2019 15:35

Partia Laburiste britanike ka marrë së fundmi një goditje të fortë teksa strategu i saj, Andrew Fisher, ka njoftuar largimin. Fisher  që është autor i manifestit të fundit, ka deklaruar se largohet në fund të vitit me justifikimin zyrtar se do t’i dedikohet familjes dhe fëmijëve. Por mediat në Britani shkruajnë se largimi lidhet me perspektivën e zymtë që e sheh partinë dhe liderin e sa Jeremy Corbyn humbës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. 

Tërmeti, Kryeministri kërkon sigurimin e detyrueshëm të banesave nga fatkeqësitë natyrore

Postuar në 22 Shtator, 2019 12:22

Tërmetet e djeshme në Tiranë dhe Durrës kanë rihapur diskutimin për sigurimin e banesave. Kjo çështje u diskutua njëherë gjatë përmbytjeve të vitit 2010, por u ka në harresë. 
Kësaj radhe është kryeministri Edi Rama që ka kërkuar që problemi i sigurimit të objekteve të jetë kushtëzues për kompanitë duke e përqendruar pergjegjësinë të kompanitë e sigurimeve. 

Modeli i Hong Kongut për Kosovën, Vuçiç: Jap dorëheqje nëse e vini në jetë

Postuar në 22 Shtator, 2019 08:29

Ish-presidenti i Serbisë, Vojisllav Koshtunica ka dalë së fundmi me një propozim të vetin për Kosovën duke marrë si model Hong Kongun. Sipas Koshtunicës duhet ndjekur një rrugë që e sheh Kosovën në autonomi të mbikëqyrur, diçka që ngjan si tezë naive, ndonëse për ish-presidentin serb kjo zgjidhje kënaq të dyja vendet. 

Mirëpo presidenti aktual serb, Aleksandër Vuçiç ka replikuar thatë duke e konsideruar propozimin si ireal. 

Bilanci paraprak, 51 të lënduar. Katër lëkundje tërmeti që nga mëngjesi

Postuar në 21 Shtator, 2019 18:46

Instituti i Gjeoshkencave Ujit dhe Mjedisit raporton se në datën 21 shtator 2019 janë regjistruar në territorin shqiptar katër lëkundje tërmeti duke nisur me të parin në prën 09:37 në Lagunën e Patokut me magnitudë 3.2, për të vijuar me një tjetër lëkundje në orën 14:04 me magnitudë 5.8, 13 km në verilindje të Durrësit, i treti është ndjerë në orën 14:15 po në Durrës me magnitudë 5.3 dhe i fundit në orën 16:10 në Durës, me magnitudë 4.2.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS