Nga kush duhet të shqetësohemi? Nga kërcënimet e Dendias, apo miqësia "monumentale" e Turqisë?
Gazmend Kapllani ka shkruar sot diçka për qëndrimet e ministrit të Jashtëm grek Dendias që ka kërkuar nga Shqipëria të zbardhë arsyet dhe rrethanat e vrasjes së Konstandin Katsifas në Bularat.
Macron siguron Greqinë kundër Turqisë
Greqi ka marrë një garanci shtesë në përballjet e saj tradicionale me Turqinë. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka deklaruar gjatë një konference për shtyp me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis se Franca nuk do të tolerojë cenimin e zonës ekskluzive ekonomike të Qipros.
Nuk do të tregojmë asnjë shenjë dobësie
është shprehur ai.
Rasti unik i Mafies (shtetërore) Shqiptare
Faqja e njohur italiane që merret me fenomenet e krimit të organizuar “antimafiadfuemila.com” shkruante dy ditë më parë për fuqizimin e mafies shqiptare. Autori Vincenzo Musacchio thotë se krimi shqiptar paraqte një ndër kapacitetet më të mëdha në nivel ndërkombëtar që ka ngjashmëri organizative dhe integrim të mirë të paktën me Ndraghetan kalabreze.
Radhët e ndjekin shqiptarin edhe jashtë vendit
Situata në portin e Barit vazhdon të paraqitet e vështirë për udhëtarët që udhëtojnë nga Shqipëria. Qindra udhëtarë që mbajnë radhë me orë të tëra ndërkohë që sporteli i punonjësve të portit vepron në organikë të kufizuar. Pamjet e ardhura për ResPublica paraqesin situatën këtë mëngjes në Bari ku nga vetëm një traget kanë zbritur 2 200 persona.
Problemi i vazhdueshëm me emrin Polici
Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon sot në Facebook një incident të ndodhur në linjën Athinë –Korçë ku duken punonjës policie që sillen në mënyrë të papërshtatshme me shoferin. Sipas denoncimit të përcjellë nga Berisha, pasagjerët reagojnë ndaj sjelljes së policëve që duhet thënë se janë problem i përhershëm në qarkullimin rrugor. Më poshtë denoncimi dhe video:
Hesapet e akullta të Trumpit
Presidenti i SHBA, është i njohur për skepticizmin e tij kur bëhet fjalë për ndikimin e njeriut në ndryshimin e klimës. Megjithatë, akujt që janë duke u shkrirë në Groenlandë, duket se ia kanë zbutur zemrën. Kjo sepse mbas Groenlandës ndodhet Arktiku, një nga rajonet më pak të zhvilluara të botës, që ka potenacial të madh zhvillimi.
Marrëdhëniet SHBA-Gjermani, në krizë
Revista e njohur gjermane “Spiegel” shkruan së fundmi për marrëdhëniet e vështira mes SHBA-ve dhe Gjermanisë. Të konsideruara si shtyllë e stabilitetit transatlantik, raportet mes dy vendeve më të fuqishme perëndimore, tanimë përshkruhen si raporte krize.
Ka një krizë në marrëdhënien gjermano-amerikane të një lloji që nuk e kam pritur ndonjëherë të ndodhë në kohën tonë
Shënime mbi (arke)tipin e skraparlliut
“Unë jam i pari, sepse jam nga Skrapari”
Ylli POLOVINA
Vjen në shqip Bibla e përkthyer nga origjinali hebraisht
Një përkthim i plotë i Biblës nga gjuhët origjinale, në një libër ku do të përfshihen së bashku Dhjata e Vjetër dhe Dhjata e Re do të vijë gjatë 2020 për lexuesin shqiptar. Projekti, një nismë e Shoqërisë Biblike Ndërkonfesionale Shqiptare është një punë e filluar që në vitin 2000 dhe që tashmë është në hapat e fundit.
Ekuacioni që ndau internetin
Ushtrime matematikore, të thjeshta në dukje, mund të kthehen shpesh në një sfidë të vërtetë në rrjetet sociale. I tillë është rasti i një ushtrimi që u publikua në Tuiter më 28 korrik.
8:2(2+2)=
Shumë përdorues të rrjetit social ishin të bindur se përgjigjja e saktë është 16. Ndërsa të tjerë ngulën këmbë për 1. Madje, edhe përllogaritja me makinë llogaritëse nxori dy rezultate të ndryshme.
Pavarësisht se matematika është një botë e sigurt, ku ekziston vetëm e sakta dhe e gabuara, dhe duhet të mbizotërojë logjika, shumë u vunë në dilemë.
