900 mijë kërkesa për azil mbeten pezull në BE

Postuar në 26 Gusht, 2019 13:48

Zyra europiane e statistikave deklaron se rreth 900 mijë kërkesa azili janë në pritje të shqyrtimit nga autoritetet e vendeve anëtare. Numri më i madh i azilkërkuesve janë në Gjermani me 44% të totalit, pasuar nga Italia me 12%, ndërkohë që shkalla e refuzimit nga vendet pritëse në Europë është thuajse dyfishuar në tre vitet e fundit. Nga 37% që ishte në vitin 2016 ajo ka shkuar në 64% në vitin 2019 me Italinë që udhëheq me 80% të kërkesave të refuzuara.

Dekriminalizimi që po shndërrohet në Legalizim

Postuar në 26 Gusht, 2019 13:00

Partia Demokratike ka publikuar sot një dokument sipas të cilit rezulton se Agim Kajmaku, kryetar i zgjedhur i Bashkisë Vorë është në kërkim nga Greqia. Në një dalje për mediat, sekretari I Përgjithshëm i kësaj partie, Gazmend Bardhi ndër të tjera tha:

Ministrja e Drejtësisë që flet pas avokatëve mediatikë

Postuar në 25 Gusht, 2019 22:14

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka dalë sot me një postim në rrjetet sociale për të sqaruar akuzat që i janë bërë për shpenzimet e udhëtimeve jashtë vendit. Zonja Gjonaj nuk mohon faturat e publikuara në mediat e ndryshme online, por bën një interpretim të vetin, ndërkohë që ka bërë të ditur se ka nisur një proces verifikimi për të gjithë prokurimet e kryera për udhëtimet përkatëse. Thotë ndër të tjera ministrja Gjonaj: 

Kryeministri si korsi e emergjencës në një shtet që nuk funksionon

Postuar në 25 Gusht, 2019 19:10

Agjencia Telegrafike Shqiptare publikon sot në formën e një lajmi me interes publik një mesazh që zoti Rama, pra kryeministri, e ka postuar në Facebook. Fjala është për një rast pensioni që siç ndodh zakonisht në Shqipëri keqllogaritet.

Rizbulimi i filmit partizan në Festivalin e Vjenës. "Nusja dhe shtetrrethimi" ilustron kategorinë "Retrospective"

Postuar në 25 Gusht, 2019 15:02

Nusja dhe shtetrrethimi” është përzgjedhur si ilustrim për kategorinë e filmit “O Partigiano”, në kuadër të filmit paneuropian për partizanët në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Austri. që zhvillohet në dhjetor të këtij viti. Në faqen e festivalit bëhet një përshkrim për zhanrin në fjalë që mori hov në vendet e Europës Lindore pas Luftës së Dytë Botërore. Por edhe vende si Franca dhe Italia prodhuan filma me temë nga rezistenca antifashiste, madje disa prej tyre konsiderohen si kryevepra të neorealizmit.

Turqia e Erdogan depërton në industrinë e çelikut në Britaninë e Madhe

Postuar në 25 Gusht, 2019 13:22

Turqia e Reccep Erdoganit ka arritur të depërtojë në industrinë britanike me një blerje që po analizohet si pjesë e axhendës personale të presidentit turk.

Rrëmujë në samitin e G7-ës në Biarritz

Postuar në 25 Gusht, 2019 12:51

Samiti i G7-ës që po zhvillhet në Biarritz të Francës do të mbyllet pa një komunikatë finale. Por siç raporton Euractiv çështja kryesore që shqetëson vendet më të zhvilluara është potenciali i një reçensioni të ri dhe pasojat e thella strukturore që ai mund të sjellë. Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire i tha Euractiv se bota po përjeton një krizë të thellë demokracie dhe mbi këtë vlerësim ai ka kërkuar nga kolegët që të rithemelojnë multilaterizmin dhe të rimentojnë kapitalizmin.

Irani gjen audiencë në Europë: ShBA duhet të presohet ndërkombëtarisht

Postuar në 25 Gusht, 2019 12:02

Përpjekjet për të parandaluar një luftë kundër Iranit kanë prodhuar së fundmi një ofertë nga Teherani zyrtar që po bën çmos që të neutralizojë alibitë e Uashingtonit. Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, deklaroi për France24 se Irani është i gatshëm të anullojë programim bërthamor nëse ShBA bindet që të heqë dorë nga lufta ekonomike që ka nisur. 

Vullkani i Ilopangos mendohet se qëndron pas apokalipsit të shekullit VI e.s

Postuar në 25 Gusht, 2019 01:20

Një ekip kërkuesish nga universiteti Luteran i Kalifornisë pretendon se ka zbuluar burimin e ngjarjeve apokaliptike të shekullit VI të erës sonë: një megashpërthim vullkanik në Ilopango të El Salvadorit. Vlerësohet se ai ka qenë një ndër më të mëdhenjtë në 7000 vitet e fundit duke hedhur në atmosferë 10.5 milje kub shkëmb, e që është 100 herë më i fuqishëm se shpërthimi i famshëm i malit të Shën Helenës në vitin 1980 dhe disa herë më i fuqishëm sesa ai i malit Pinatubo në vitin 1991.

Tekstilet e Andeve, si gjurmë të një kulture të lashtë dhe komplekse

Postuar në 24 Gusht, 2019 20:34

 

Në një rajon që përfshin shkretëtirën deri në malësitë e asaj që sot quhet Peru dhe Bolivia veriore, tekstilet kanë luajtur - dhe vazhdojnë të luajnë - një rol të rëndësishëm, si në jetë edhe në vdekje. Tekstilet janë bërë një mjet thelbësor komunikimi në qytetërimin e lashtë të Amerikës së Jugut, një gjuhë vizuale që përshkruan konceptet themelore të jetës së përditshme, botët e natyrshme dhe ato të mbinatyrshme dhe jetën e përtejme. Ata zbukuronin muret e shtëpive dhe tempujve, visheshin si rroba dhe përdoren edhe sot në rite fetare, përfshirë edhe ceremonitë e varrimit.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS