Një kaubojs për të pastruar zgjedhjet
Ashtu siç ishte paralajmëruar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përfundoi rinumërimin e kutive për 11 qendra zgjedhore në Lezhë, bazuar në kërkesën e Partisë Konservatore Albania, të ish-deputetit Eduard Ndocaj, i njohur ndyshe si kaubojsi, i cili garoi përballë Pjerin Ndreut.
Në përfundim numri i votave doli i njëjtë me ato që të shkruara në procesverbal nga numëruesit e 30 qershorit, ku sipas verifikimit i vetmi gabim i evidentuar ishin 4 vota të hedhura në kutinë e gabuar. Nga ana tjetër kutitë e materialeve Zgjedhore nuk u hapën p[ër të verifikuar numrin e zgjedhësve.
Presidenti i Republikës refuzon dekretimin e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka refuzuar sot dekretimin e Skënder Gjinushin në detyrën e kryetarit të Akademisë së Shkencave. Në faqen e Presidencës është publikuar dekreti i refuzimi bashkë me arsyetimin përkatës juridiko-kushtetues që nis me një parashtim të prcedurës së njoftimit nga Akademia për zgjedhjen e Gjinushit si kryetar dhe përshkrimin e saj.
Fotolajm/Himni ulur për kancelaren gjermane
Dridhjet e Angela Merkel kanë gjetur një zgjidhje. Gjatë takimit të Merkel me kryeministren daneze, Mette Frederiksen, protokolli ka menduar të zhvillojë ceremoninë ulur.
Rezervat e sigurisë së karburanteve, kosto 500 milionë euro
Një projektligj i qeverisë, që parashikon detyrimet për krijimin dhe mbajtjen e menaxhimin e rezervave të sigurisë për naftën bruto dhe nënproduktet e saj, për të siguruar një nivel të lartë të sigurisë së furnizimit me naftë bruto në vend, ka ngjallur reagimin e aktorëve të tregut.
DASH ekspozon Shqipërinë e personalizuar të një grupi politiko-ekonomik
Departamenti Amerikan i Shtetit nuk është kursyer fare në ekspozenë që i ka bërë klimës së Investimeve në Shqipëri për Vitin 2019. Raporti i publikuar ngre si shqetësime kryesore korrupsionin, mungesën e transparencës në tendera, zbatimin e dobët të kontratave dhe shumë probleme të tjera që lidhen me hartimin e ligjeve dhe çështjet e pronësisë
Kur nisesh të kontrollosh, jo të rregullosh
Vërejtjet dhe sugjerimet e OSBE-së për projektligjin e ri për mediat elektronike janë një dëshmi – e vërtetë, objektive dhe e paanshme – e faktit se qeveria shqiptare i sheh ligjet si mënyrë kontrolli dhe jo rregullimi. Kjo për arsye se kritikat e OSBE-së kanë kapur thelbin e problemeve që sjell me vete ky draft, i cili ndonëse detyron që interpretimi i tij të mos bëhet asnjëherë në kurriz të lirisë së shprehjes, vendos sanksione dhe rregullon masa ndërhyrëse të tilla që çojnë në autocensurë.
Moro dhe Berlinguer, viktimat e një kompromisi historik*
Drafti për mediat online, OSBE paraqet vërejtje thelbësore
Misioni i OSBE-së ka publikuar së fundmi një analizë ligjore mbi draftin për ndryshimet në ligjin për mediat audiovizive në Shqipëri me autor dr. Joan Barata Mir, një ekspert i pavarur. Në këtë material njihet përmirësimi në raport me variantin e mëhershëm të propozuar nga qeveria shqiptare, por sërish, edhe në variantin e tanishëm ka probleme jo të vogla.
Eksperti ka paraqitur vërejtjet e veta për 5 pika dhe konkretisht:
Rënia e euros, Fasoneria: Mosbindje fiskale nëse s’ka reagim
Rënia e euros dhe dëmi i shkaktuar në ekonomi, mund të japë pasoja edhe më të rënda. Tashmë në mënyrë të vazhdueshme Fasoneria po paralajmëron qeverinë se do të ndërmarrë hapa për tj'u kundërpërgjigjur heshtjes. Pak ditë më parë ata pohuan se do të ketë protesta, ulje pagash dhe pushime nga puna, mirëpo mes tyre po diskutohet edhe një pikë e katërt, mosbindja fiskale.
Florian Zekja, përfaqësuesi i Unionit të Fasonistëve Shqiptarë, pohon se kjo ka të bëj me mospagesë e taksave për një kohë të gjatë.
Sakrifikohet Zaev, Thaçi: Më kërkoi falje dhe më tha se për ndarjen e Kosovës u kishte besuar thashethemeve
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut pranoi dy ditë më parë se kishte rënë pre e një mashtrimi kur duke folur me dy humorist rusë mendonte se po fliste me presidentin ukrainas Petro Poroshenko. Ai ka pranuar se biseda e kryer mes tij dhe humoristëve është e vërtetë, pra se Zaev kur pohon se ka një plan për ndarjen e Kosovës, konkretisht dhënien e 10 komunave të Kosovës Serbisë, është i vërtetë sepse mendon se po flet me Poroshenkon.