Për herë të parë/Komisioni Europian me një Presidente femër

Postuar në 16 Korrik, 2019 20:32

Me 383 vota pro dhe 327 kundër Parlamenti Evropian miratoi emërimin e gjermanes, Ursula von der Leyen në postin e presidentes së Komisionit Evropian. Politikani gjerman nevojshme 374 vota për të siguruar shumicën e trupit, me 22 deputetët të abstenojë nga votimi dhe gjeti dhe një fletë votimi të pavlefshme.

Versioni presidencial për reformën në drejtësi/Pse u bllokua krijimi i Gjykatës Kushtetuese?

Postuar në 16 Korrik, 2019 16:02

Ndryshimet kushtetuese të Reformës në Drejtësi u miratuan në 21-22 Korrik 2016, me 140 vota unanime të Kuvendit të Shqipërisë. Sipas Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë që përzgjidhen nga kandidatët e verifikuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) dhe të renditur në tri vendet e para të listës nga ky organ sipas ligjit. Pasi Këshilli Emërimeve në Drejtësi (KED), bën vlerësimin, renditjen dhe listimin e kandidatëve, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, zgjidhen apo emërohen nga lista e hartuar nga KED, ku:

Idolatria e një Shqipërie me ndërgjegje të deformuar

Postuar në 16 Korrik, 2019 15:18

 

Profesor Isuf Kalo, ish-doktori i Adhamudhit të Bllokut, ka shkruar një libër. Në një status timin në Facebook, i shpenguar, si në një status fb-je, unë shpreha me shkrim një përshtypje. E them prapë: përshtypje. Gazetat, rrjetet sociale atë status e shpërndanë pa ndonjë autorizim prej meje. Botuesi i librit të Doktorit të Adhamudhit të Bllokut më kthehet sot me në një goxha përgjigje.

Delegacioni i BE-së në Shqipëri organizon seancë publike joga në Liqenin e Farkës

Postuar në 16 Korrik, 2019 14:39

 Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë organizon një seancë meditimi dhe joga për qytetarët shqiptarë. Përmes një postimi të sponsorizuar në Facebook, delegacioni sqaron se me këtë rast është vënë në dispozicion edhe një mjet transporti.

Delegacioni i BE-së në Shqipëri ju fton për një pasdite relaksuese me joga dhe meditim. Bashkohu me ne në 18 korrik në orën 19:00 në Liqenin e Farkës tek “Te Tarracat”

thuhet në njoftim.

Basha pa kushte të panegociueshme

Postuar në 16 Korrik, 2019 13:19

Lulzim Basha raportohet të ketë patur një takim këtë të martë me presidentin Ilir Meta, pas të cilit ka dhënë edhe një prononcim për mediat.  Nga përmbajtja e deklaratës kuptohet një gjë, që kryetari i opozitës nuk ka më kushte të panegociueshme dhe aq më tepër largimin e Edi Ramës. Basha la të kuptohet se opozita tani po kërkon mënyrën si të futet në zgjedhje

Meta nis ping-pongun e Ligjeve

Postuar në 16 Korrik, 2019 11:02

Vetëm pak orë pasi ktheu për rishqyrtim ligjin për Rezervat e materialeve shtetërore, Presidenti i Republikës refuzoi të dekretojë dy akte të tjera mazhorancës të kaluara në seancën plenare të 20 qershorit. I pari ka të bëjë me ndryshimet në ligjin “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, ku parashikohet që kalimi i pronës shtetërore në private në funksion të planeve të përgjithshme vendore, të bëhet me vendim qeverie. Për presidentin kjo është një tjetër kompetencë që kryeministri ia merr ligjit të miratuar që në vitin 2001.

Të sfidosh policinë e moralit - lufta e vjetër kundër censurës

Postuar në 15 Korrik, 2019 21:23

 

Situata blozë e tatimeve dhe një mbledhje kuadri pa vlerë

Postuar në 15 Korrik, 2019 21:16

Kryeministri iu rikthye takimeve publike me administratën, ku natyrisht ai është shembullori dhe vartësit që çalojnë, pa anashkaluar gjithmonë edhe faktorët e jashtëm për dështimet. I konceptuar si një takim prezantues me drejtoreshën e re të Tatimeve, kryeministri dha në fakt një pasqyrë aspak optimiste të administratës tatimore.  Ai pranoi se situata i ka ikur nga duart (nëse e ka patur ndonjëherë) për të mos thënë që raportoi një panoramë blozë.

Ja çfarë tha kryeministri:

A ka shkelur Kushtetutën Presidenti? Parlamenti kërkon opinion nga Komisioni i Venencias

Postuar në 15 Korrik, 2019 16:24

Parlamenti i Shqipërisë do të kërkojë ekspertizë të huaj për të hetuar nëse Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shkelur apo jo Kushtetutën me dekretin e anullimit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Ambasadori turk: Gulenistët i keni në arsim dhe shëndetësi. "Shkollat turke" financojnë terrorizmin

Postuar në 15 Korrik, 2019 13:36

Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Murat Ahmet Yörük ka publikuar sot në gazetën “Panorama” një opinion që celebron sipas tij fitoren e demokracisë turke mbi grushtin e shtetit të organizuar nga Fetullah Gulen.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS