Kombëtarja bekohet me fatin e kryeministrit para ndeshjes me Islandën
Kryeministri Edi Rama është fotografuar, ose ka lënë veten të fotografohet në një takim me lojtarët e kombëtares së futbollit në Durrës. Për këtë takim kaq serioz raportohet me burime, ndoshta sepse taktika e skuadrës në ndeshjen me Islandën është tanimë çështje shtetërore.
Bëhet gati qelia për "kalorësin" Tahiri
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i përkufizuar dikur si kalorësi i sukseseve të qeverisë socialiste "Rama 1" është njohur me kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për dënimin e tij me 12 vite burg si bashkëpunëtor i grupit të Habilajve në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Tahiri akuzohet se ka kryer veprat penale të ‘Trafikimit të narkotikëve’, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Denoncohet një tjetër shok socialist për të kaluar kriminale
Partia Demokratike i kërkoi Prokurorisë verifikimin e kryebashkiakut të Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani, pasi dyshohet se ai ka fshehur ndalime, denime dhe dëbime nga Italia dhe Maqedonia e Veriut.
Në shkresën e Partisë e Sekretarit të Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi drejtuar organit të akuzës thuhet se Babani dyshohet se ka qenë i arrestuar apo ndaluar në Itali gjatë periudhës 1994 -1999 dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse italiane.
Bien zgjedhjet, jep dorëheqjen "star-i" i parlamentit britanik
Parlamenti britanik i tha jo propozimit të qeverisë, për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme më 15 tetor. Ashtu në votimin e parë, javën e kaluar, edhe këtë herë shumica e deputetëve rrëzoi kërkesën e qeverisë së Boris Xhonsonit, duke i dhënë këtij të fundit goditjen e dytë brenda pak ditëve.
Publikohen audiot e bisedave të vrasësve të gazetarit Khashoggi
Gazeta turke Daily Sabah ka publikuar transkripte të bisedës mes anëtarëve të skuadrës saudite që ekzekutoi gazetarin Jamal al Khashoggi dhe të bisedës mes këtij të fundit dhe ekzekutorëve pak përpara se të vdiste. Gazeta shkruan se audiot e regjistruara janë siguruar nga shërbimi sekret turk – MIT – dhe mandej janë shpërndarë me autoritetet turke që kanë kryer hetimet.
Demokracia nuk i besohet Qeverisë - rasti i Zvicrës*
Lufta e Dytë Botërore kishte përfunduar kur qeveria zvicerane më në fund nisi të gëzsonte “regjimin e fuqive të plota” që parlamenti ia akordoi asaj gjatë kohëve të krizës. Do të duhej pritur viti 1949 kur nisma e quajtur “Rikthim në demokracinë e drejtpërdrejtë” të miratohej me një shumicë të lehtë dhe ta rivendoste demokracinë në truall të sigurtë.
Dekretet? Akte të vlefshme, por si letra bakalli
Politika shqiptare ka ofruar sot një ndër shfaqjet më bajate që sugjerojnë se pazari i radhës tashmë ashtë arritur dhe po kërkohen rrugët proceduriale për të bonifikuar fekalet e prodhuara në shkallë industriale këto muaj. Në paraqitjen e tij para Komisionit Hetimor që shqyrton argumentet për shkarkimin e tij, presidenti i Republikës u pyet nga deputeti Bashkim Fino:
Çfarë do të bëni me 13 tetorin?
Përparësitë e të qenit mëngjarash
Të qenit mëngjarash ka lidhje me gjenet. Një studim i ri ka identifikuar për herë të parë rajone të gjenomit të lidhur me dorën e majtë dhe ka asociuar efektet e tyre me arkitekturën e trurit. Studimi i lidh këto ndryshime gjenetike me lidhjet midis zonave të trurit që janë përgjegjëse për gjuhën. Dihet që gjenet kanë një rol të pjesshëm në përcaktimin e asaj se cila dorë ka përparësi - studimet e binjakëve kanë vlerësuar se 25% e variacionit të mëngjarashëve mund t'u atribuohet gjeneve - por këto të fundit nuk janë studiuar me saktësi.
“Guns N’Roses” realizon kolonën zanore të serialit të ri të “Terminator”
“Guns N’ Roses” po punojnë sërish për të realizuar kolonën zanore të filmit të ri “Terminator”. Kjo nuk është hera e parë që grupi legjendar i rrokut punon për këtë film. Ata kanë realizuar më parë edhe kolonën zanore të “Terminator 2”
Skandali në maternitetin “M. Geraldinë”/Të kontaminuara sallat operatore, inkubatorët dhe maskat e bebeve
Infeksionet spitalore mund të bëhen shkak për sëmundje të rënda dhe në rastin e fëmijëve të sapolindur, alarmi bëhet akoma më i madh. Një raport i Institutit të Shëndetit Publik nxjerr në pah shkallën e ekspozimit ndaj mikroorganizmave që i shkaktojnë këto infeksione. Kërkimi shkencor i publikuar në faqen e ISHP-së është kryer në repartin e obstetrikës dhe gjinekologjisë, ku janë analizuar mjetet dhe zonat me risk të lartë infeksioni. Zonat e analizuara kanë rezultuar me nivel të konsiderueshëm kontaminimi dhe mundësi për infeksione si ai i shkaktuar nga stafilokoku ose E.Coli.
