Erdogan çorienton Oksidentin

Postuar në 13 Tetor, 2019 20:07

Presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan i ka lënë të gjithë me gisht në gojë me ofensivën e tij në Siri. Për sa i përket, Erdogan ka nxjerrë dy justifikime bazë: së pari krijimi i një hapësire dhe situate për kthimin e refugjatëve sirianë dhe së dyti, moslejimin e krijimit të një shteti terrorist në veri të Sirisë. 

Dendias zbardh bisedën Rama-Mitsotakis në New York

Postuar në 13 Tetor, 2019 18:06

Kur kanë kaluar më shumë se dy javë nga takimi i kryeministrave Rama e Mitsotakis në New York në kuadër të Asmblesë së OKB-së, ministri i Jashtëm grek, Nikos Denidas ka dhënë detaje nga takimi mes dy kryeministrave, kërkesat e palës shqiptare dhe kushtin e panegociueshëm të Athinës.

I ftuar në televizionin publik Dendias ka thënë se për momentin marrëdhëniet janë në vend numëro, nuk ka asnjë përparim në bisedimet për delimitimin e zonave Ekskluzive Ekonomike në detin Jon, ndërsa ka zbardhur edhe një ofertë kompromisi nga pala shqiptare.

1 171 ente publike nuk paguajnë sigurimet. Borxhi 13.8 miliardë lekë, të përfshira ministri dhe Kuvendi i Shqipërisë

Postuar në 13 Tetor, 2019 16:28

Revista ekonomike “Monitor” raportonte së fundmi se 1 171 ente publike, përfshirë institucione qendrore apo edhe ndërmarrje me pronësi publike nuk paguajnë kontributet mujore të punonjësve. Revista shkruan se të dhënat i ka vjelë zyrtarisht nga Drejtoria e Tatimeve përmes një kërkese për informacion dhe në to rezultojnë se Kuvendi i Shqipërisë, ministri, tatimet vetë, bashki të ndryshme, doganat, ujësjellësi apo edhe zyrat arsimore janë debitorë.

Borxhi në total shkon në 13.8 miliardë lekë në fund të vitit të kaluar dhe bëhet fjalë për mijëra punonjës. 

Mëkatet e Borëbardhës dhe nevoja për revizionimin e përrallave!!!

Postuar në 13 Tetor, 2019 14:54

Shumëkush qeshi sot me presidentin e vendit, Ilir Meta, i cili u shfaq duke bërë sikur luan futboll në plazh. Si një personazh publik të cilit nuk i shkon asgjë, jashtë sportit të intrigave të kafenesë, Meta, tërësisht demode dhe i pamenaxhueshëm nga praktika e PR-it, nuk po arrin të kuptojë se ngjan mirë kur nuk flet. Por nëse ky i presidentit është një episod që në fund të fundit bën pjesë në kazanin e politikës shqiptare, episode të tjera, “nga bota akademike”, të bëjnë të qeshësh dhe të qash në të njëjtën kohë.

Sipas kryetarit të Shtetit, sot në Shqipëri zhvillohen zgjedhjet lokale

Postuar në 13 Tetor, 2019 10:22

Presidenti i Republikës duket se nuk e merr seriozisht Ilir Metën. Ky i dyti, sot ka publikuar një video duke u hequr sikur luan futboll në plazh, ndërkohë që sot është 13 tetori, dita e dekretuar prej tij për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. 

Kushdo që sheh këtë lloj sjelljeje dhe këto lloj veprimesh vështirë se e merr seriozisht këtë vend dhe më vështirë akoma beson se këtu ka ndonjë gjë të  ngjashme me atë që quhet shtet.

“Sulmi i të vdekurve”

Postuar në 12 Tetor, 2019 20:35

Lufta e Parë Botërore shënoi një epokë të re në historinë ushtarake të civilizimit njerëzor: Për herë të parë taktikat ushtarake u provuan të vjetruara në raport me teknologjinë e luftës, duke u shoqëruar me një numër rekord të vdekurish dhe një luftë të frikshme.

Kisha Greke njeh Autoqefalinë e Kishës së Ukrainës

Postuar në 12 Tetor, 2019 19:54

Të drejtën e Patriarkanës Ekumenike të Stambollit për t’i dhënë Autoqefalinë Kishës së Ukrainës dhe kompetencën e Kryepeshkopit të  Kishës Greke  të merret me njohjen e  këtij zhvillimi vendosi  Sinodi i Hierarkisë së Kishës Greke pas një diskutimi gjashtë-orësh dhe një prezantim nga Kryepeshkopi i Athinës dhe i Gjithë Greqisë Ieronimos

Drama e luftës siriane në foto

Postuar në 12 Tetor, 2019 19:28

Operacionet ushtarake në Siri vijojnë me një intensitet të paparë. Turqit thonë se kontrollojnë qytetin sirian të Ras Al Ain, por ushtria Siriane mohoi një gjë të tillë. Valët e njëpasnjëshme të zhvendosjes se njerëzve nuk kanë të ndalur me më shumë se 191,000 njerëz që raportohet të jenë larguar nga shtëpitë e tyre.

Të shtunën në mëngjes, Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se 415 rebelë kurdë ishin "neutralizuar" që prej fillimit të operacionit.

Mësimi i Habsburgasve që BE-ja mund të marrë në Ballkan*

Postuar në 12 Tetor, 2019 15:52

 

Akuza në media: Kryeministri udhëtoi drejt Beogradit me avion që kushton 1800 euro/ora

Postuar në 12 Tetor, 2019 14:25

Gazeta “Shqip” shkruan sot se udhëtimi i kryeministrit Edi Rama në Serbi, për në samitin e Novi Sadit është kryer me një avion privat. Avioni i përket një linje ajrore bullgare, “Aviostart” dhe ajo aplikon çmime që fillojnë  nga 1800 euro/ora.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS