Kryebashkiaku i Tiranës konfirmon se është nën hetim pasuror dhe kontrollin e banesës
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ka konfirmuar sot në mbrëmje hetimin pasuror që ka nisur ndaj tij dhe kontrollin e banesës në kuadër të këtij hetimi.
Duke marrë shkas nga zhvillimet e ditës së sotme, hapat procedurale të kryera nga prokuroria e posaçme në lidhje me hetimin pasuror që po kryhet ndaj meje dhe familjarëve të mi, jo vetëm janë të mirëpritura, por edhe i mbështes në çdo hap
shkruan ai në një status në "X".
Rusia po ecën shpejt por me kosto të larta: 230 mijë të vrarë nga të dyja palët në Ukrainë që nga 2022
BBC-ja raporton sot të dhënat e përafërta të viktimave të luftës në Ukrainë.
Gjykata Kushtetuese anullon zgjedhjet presidenciale në Rumani
Gjykata Kushtetuese e Rumanisë ka vendosur përsëritjen e zgjedhjeve presidenciale duke marrë për bazë gjykimi njoftimet e shërbimeve sekrete se në fushatën e fundit vota e deofrmua nën ndikimin rus. Călin Georgescu, fituesi i zgjedhjeve të fundit, cilësohet si ultranacionalist dhe sipas raportimeve të mediave perëndimore ai përfitoi nga fushata në TikTok që ngjan me fushatat e zbatuara në Ukrainë dhe Moldavi.
Sky ECC dhe EncroChat çon në arrestime edhe në Greqi
Deshifrimi i komunikimeve të Sky ECC dhe EncroChat ka sjellë arrestime edhe në Greqi. Mediat greke raportojnë se pjesa më e madhe e 20 të arresuarve janë tifozë të grupit të futbollit, AEK.
Vuçiç rrezikon burgun ndaj rotacioni do vijë nga rruga. Serbia është në luftë
Protestat kundër Aleksander Vuçiç në Serbi nuk po ndalen. Dhe duket ee fati ushqen vazhdimisht me arsye për të protestuar.
Vrasjet në seri vitin e kaluar, manipulimi zgjedhjeve, Jadari dhe tani incidenti i Novi Sadit. Çfarë është e rëndësishme është pjesëmarrja në protësta apo si opozitarë e njerëzve të botës akademike në to, një shembull ky domethënës krahasuar me heshtjen servile të të ashtuquajturve intelektualë në Shqipëri.
Fundi i Perëndimit do të vijë
Përveç Rusisë që flet për “Perëndimin Kolektiv” dhe rënien e tij, tashmë ka nisur të flasë edhe presidenti turk, Erdogan. Në një fjalim të mbajtur në Këshillin e Shtatë Fetar në Ankara, më 26 nëntor, Erdogan citohet të jetë shprehur se:
Progresi i Perëndimit, i ndërtuar mbi gjak, lotë, masakra, genocid dhe shfrytëzim – dhe e theksoj – ka arritur përkohësisht të dominojë qytetërimin hyjnor të Lindjes që ka në bazë njeriun
Pse pompohet në mediat e huaja krimi shqiptar?
Raportimi për zbulimin e rrjetit të pastrimit të parave me origjinë nga Rusia, shtron për diskutim teoriko-praktik(në fakt në Shqipëri nuk ka diskutime për asgjë) një çështje që na prek si vend: si shpjegohet që për ngjarje të këtij niveli që përfaqësojnë aktivitete me kapacitet subversiv të ketë kaq pak jehonë mediatike në Europë dhe në Britaninë e Madhe, ndërkohë që për kalimin e 12 mijë shqiptarëve me gomone dhe për 660 shqiptarë të deklaruar se janë angazhuar në aktivitetin e trafikut të drogës në këtë vend, të pompohet një rrezik gati ekzistencial?
Operacioni "Destabilise"/Zbulohet rrjet global pastrimi parash nga Rusia në Britaninë e Madhe
Agjencia Kombëtare kundër Krimit në Mbretërinë e Bashkuar, ka publikuar goditjen e një rrejti ndërkombëtar të pastrimit të parave. Në qendër janë dy kompani me shtrirje globale, Smart dhe TGR, të dyja ruse përmes të cilave elita ruse ka evaduar ndaj sanksioneve perëndimore. Ekaterina Zhdanova dhe George Rossi janë dy personat kyçë të operacionit të koduar “Destabilise” në kuadër të të cilit është zgjeruar edhe lista e personave nën sanksione.
Amnesty International: Izraeli po kryen genocid. Duhet të ndalet tani!
Përmes një raporti prej 296 faqesh, titulluar: A ndjehesh si nënnjeri: Genocidi i Izraelit kundër palestinezëve në Gaza, Amnesty International, i është bashkuar kështu zërave akuzues ndaj TelAvivit zyrtar që vijon luftën që nga 7 tetori 2023.
Bie qeveria franceze
Kryeministri i Francës, Michel Barnier është rrëzuar pasi partitë e majta dhe të djathta ekstreme bashkuan votuat në mbështetje të një mocioni mosbesimi.
Kjo shënon herën e parë që qeveria franceze rrëzohet në një votë mosbesimi që nga viti 1962. Vota e mosbesimit kaloi me 331 vota dhe deputetët nuk mundën ta votonin kundër, por mund të votonin vetëm pro ose abstenim.
